Sa është i rëndësishëm izolimi akustik tek muret ndarës, të cilët në mënyrë funksionale ndajnë hapësirat dhe na mundësojnë qetësi nga aktivitetet në hapësirën tjetër, po aq i rëndësishëm është edhe tek mbështjellësit (mbulojat) e nënçative. Sot, ekziston një gamë e madhe e materialeve që përdoren për mbulimin e çatisë: tashmë tjegullat tradicionale, llamarina e plastifikuar ose sandviç-panelet modern me PUR (poliuretan), ose lesh mineral, pastaj zgjidhjet sistemike me mënyrën e tyre të mbështetjes, përmbushjes, mbylljes dhe mirëmbajtjes.
Assesi nuk guxojmë ta harrojmë izolimin akustik të cilën mbuloja e nënçatisë duhet ta siguron. Propozimi i Knauf: Pllakë diamanti! Mbuloja njështresore apo dy shtresore e nënçatisë, përveç mbrojtjes 30 minutëshe kundër zjarrit të cilën i njëjti sistem do t’ia mundësojë nënçatisë,do të na sjellë rehati më të madhe dhe pushim në hapësirën e nënçatisë.
Zakonisht, çdo sistem i nënçatisë ka zgjidhje që është optimale dhe e përshtatshme për izolimin akustik ekzistues. Për informacione plotësues drejtohuni tek shërbimi teknik i Knauf ose në http://www.knauf.com.al.