Plani për vendosje të dritareve të çatisë
Drita natyrale është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo shtëpi, prandaj sa më shumë që ka dritë të tillë, aq më mirë do të ndiheni. Merrni parasysh pjerrësinë e çatisë, materialit të çatisë dhe formën e tavanit. Pastaj vendosni se cila pjesë e objektit duhet të ndriçohet më së miri – ndoshta biroja, hapësira e kuzhinës ose këndi i fëmijëve? Kjo do t’ju ndihmojë të vendosni se sa dritare ju nevojiten dhe ku duhet t’i vendosni. Asnjëherë nuk mund të vendosni tepër dritare.
Pozita është e rëndësishme
Dritarja jugore pranon dritë të diellit direkt dhe e ngrohë shtëpinë Tuaj, gjegjësisht është burim shtesë i nxehtësisë gjatë muajve të ftohtë. Gjatë verës mund ta rregulloni rrjedhën e nxehtësisë me anë të roleteve dhe tendave të jashtme. Dritarja në pjesën veriore është më pak e ekspozuar ndaj diellit dhe e mbush dhomën me dritë natyrale jo të drejtpërdrejt.
Hapësira e tavanit
Tavanin e vjetër dhe të errët mund të ndryshoni dhe ta bëni ashtu që edhe vetë nuk do ta njihni dhe të shndërrohet në hapësirën e preferuar për të gjithë në shtëpi. Sasia e dritës ditore është shumë e rëndësishme. Vendosni dritare-ballkon GDL Cabrio dhe do t’i keni të gjitha komoditetet.
Tavan i hapur
Kjo hapësirë e bollshme e hapur në këtë loj të nënçatisë Ju mundëson sasi të mjaftueshme të dritës ditore dhe ajrit të freskët. Dritaret e vendosura në lartësi i ndriçojnë edhe këndet më të largëta të hapësirës, ndërsa dritaret me dy nivele e krijojnë efektin e ashtuquajtur efekt i oxhakut për ventilim më të mirë natyral.
Shtoni dritën
Nëse nën katin e fundit keni hapësirë të tavanit, ë nuk është e shfrytëzuar, mund të ndërtoni konstruksion mbi të dhe nëpër të lëshoni depërtimin e dritës ditore në dhomat nën tavan. Kështu do të krijoni ndjenjë të komoditetit të jashtëzakonshëm gjatë tërë ditës.
Çati e rrafshët
Në katin e fundit vendosni dritare për çati të rrafshët! Thyeni shabllonin dhe shfrytëzoni diellin për ngrohje dhe ventilim. Për këtë ekziston edhe model elektrik dhe krejt këtë mund ta bëni vetëm me një shtypje të butonit.
Kombinim me dritare vertikale
Kombinimi i dritares së çatisë VELUX me element origjinal VELUX vertikal do ta ndryshojë dhomën – pamja panoramike përpara dhe drita shtesë e krijojnë ndjenjën e një lidhjeje më të fortë me botën e jashtme.
Tuneli i dritës
Ja një ide si mund të fitoni dritë natyrale edhe në këndet më të errëta të shtëpisë suaj siç janë korridoret, hapësirat e brendshme dhe banjat madje edhe në ditët e errëta të dimrit. Është në dispozicion për çati të rrafshët dhe mund të jetë deri në 6 м.