• Krijimi i ambientit tuaj të preferuar, pikërisht në nënçatinë

Të gjithë dëshirojmë të jetojmë në një shtëpi që na përshtatet në mënyrë të përkryer. Një vend që kur të hyjmë brenda të ndihemi sikur kemi mbërritur në ishullin tonë të shkretë. Tani mbyllni sytë dhe dëgjoni. Lëreni imagjinatën tuaj të bredhë e lirë. Çfarë mund të shikosh? Çfarë fotografi, ngjyra, figura, stili ju vijnë ndërmend? Ideja e parë është zakonisht ideja më e mirë. Bëhu vetvetja.

Zgjedhja e ngjyrës së mureve

Ideja e parë që ju vjen ndërmend për ambientin më të preferuar është ngjyra bazë. Zgjedhja e një palete ngjyrash varësisht nga atmosfera që ju pëlqen është një ide e shkëlqyer sepse në këtë mënyrë nuk do të përfundoni me mure tepër të dekoruara me ngjyra të ndryshme. Për këtë arsye ju rekomandojmë që si bazë të zgjidhni ngjyrat natyrale, sepse ato përshtatet shkëlqyeshëm pothuajse me gjithçka, për shembull, e bardha ka efekt të bëjë çdo gjë të duket shumë më e madhe se sa që është në të vërtetë. Megjithatë, nëse preferoni një ngjyrë tjetër, e preferuara juaj, për shembull, është mirë të shkoni me të dhe të zgjidhni ngjyra të tjera sipas bazës. Mundohuni të fokusoheni te ngjyrat e ngrohta sepse ato sjellin energji dhe e ngrohin ambientin.

Fotografitë e preferuara në mur

Varja e fotografive në mur është një ide e shkëlqyeshme, sepse shikimi i fotografive, për shembull të natyrës, mund të zvogëlojë pakënaqësinë dhe stresin duke rritur njëkohësisht ndjenjat e këndshme. Është fantastike që fotografia do t’ju ngjall një kujtim të mirë – buzëqeshja e fytyrës tuaj është e garantuar. A ka ndonjë gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë sesa të shihni kujtimet tuaja më të mira në mur? Propozim… hulumtimet tregojnë se njerëzit kalojnë 90% të jetës së tyre në ambiente të mbyllura. Pse të mos e shpenzoni këtë kohë me kujtimet tuaja?

Si të fusni më shumë gjallëri në shtëpinë tuaj

Nënçatia gjithmonë ka nevojë për dritë shtesë. Sigurisht, ne rekomandojmë dritë natyrale. Do të ndiheni më të qetë sesa kur përdorni dritë artificiale. Natyralja është gjithmonë më e mirë – Ju mban të freskët.

Depërtimi i dritës së diellit në ambientin do të krijojë një ndjenjë gjallërie. Nëse dëshironi ta arrini këtë, instaloni dritaret e çatisë para dimrit dhe ndieni qiellin më afër se kurrë. Dritaret e çatisë VELUX ndihmojnë që drita natyrale ta ndriçojë shtëpinë tuaj dhe ta bëjë ambientin më tërheqës për ju dhe të afërmit tuaj.

A e keni ditur se përveç asortimentit të gjerë të dritareve të çatisë, dritarja e sheshtë e çatisë VELUX ju ofron dritë dhe rehati maksimale gjatë ditës? Falë izolimit të shkëlqyeshëm termik, siguron vlera U jashtëzakonisht të ulëta dhe konsum të reduktuar të energjisë.

Mos harroni të zgjidhni grila të brendshme për të ruajtur rehatinë e brendësisë së shtëpisë.

Grilat e jashtme dhe të brendshme mund të ndihmojnë në mbajtjen e ajrit të ftohtë jashtë, por gjithashtu edhe të sigurohet një sasi e mjaftueshme e dritës në ambientet.

Me vendosjen e dritareve dhe perdeve, ju mund ta bëni jetën tuaj më të rehatshme, të shfrytëzuar më mirë dhe të dizajnuar për të lënë gjurmën tuaj personale.

Dizajni i brendshëm

Pajisni nënçatinë tuaj në mënyrë që i përshtatet stilit tuaj. Sigurohuni që të zgjidhni mobile, dekor, ngjyra dhe materiale që plotësohen dhe nxjerrin në pah më të mirën e njëra-tjetrës, kini kujdes që të mos krijoni efektin e kundërt të atij që keni dashur fillimisht të arrini. Mendoni se sa mobile ju nevojiten – shumë nuk është mirë. Në vend të kësaj, shtoni një qilim ose shtrojë që mund të ndriçojë ambientin dhe të mbajë dyshemetë të ngrohta. Kujdesuni për nënçatinë tuaj, kujdesuni për veten tuaj!


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose