Ky apartament i mrekullueshëm në qendër të Geteborgut, në Suedi paraqet një dizajn frymëzues dhe pamje të gjallë. Me sipërfaqe prej 73 metra katrorë ko nënçati shtrihet në dy nivelet e sipërme të një shtëpie të vjetër që daton nga viti 1873. Lartësia e plafonit prej 9,85 m në во dhomën e ditës, muri rustik prej tjegullave në dhomën e fjetjes dhe trarët e drurit të ekspozuar janë vetëm disa nga elementet që i adhurojmë në këtë hapësirë.
Duke filluar prej korridorit, skema zi-bardh me detajet prej druri e bëjnë hapësirën transparente dhe tërheqëse. Kuzhina ka një ambient të butë rustik, me tryezë të madhe prej druri që është qendra e kësaj dhome.
Shikoni galerinë me fotografi dhe na tregoni nëse ju pëlqen një nënçati e këtillë dhe çka do të kishit bë ndryshe.
Dhoma e ditës ka një pamje qetësuese në oborrin e brendshëm. Dy karrige, divani dhe jastëkët e ndryshëm dekorativ e bëjnë këtë hapësirë moderne të përsosur për të pirë çaj me shoqërinë.
Kuzhina dhe dhoma e ngrënies janë vazhdimësi e dhomës së ditës, duke e mbajtur pamjen në kopsht. Karakterizohet me thjeshtësi ti elementeve themelore, siç është tryeza e drurit, që hapësirës i japin ndjenjën e natyrës dhe relaksimit. Vetë kuzhina është e hapur dhe e bardhë, minimaliste, me distancë të madhe që përfshin pak ngjyrë.
Rreth shkallëve gjendet një hapësirë universale, ku tavolina e vogël nën pjesën e pjerrët e përbën zonën e improvizuar për punë, me shikim në drejtim të ngjarjeve në kuzhinë. Prapa shkallëve gjendet dhoma e fjetjes, mbase dhoma më e mrekullueshme e kësaj banese. Ka hapësirë të mjaftueshme për krevatin bashkëshortor, hapësirë për t’u veshur dhe kënd i rehatshëm për lexim. Dritarja e çatisë lejon depërtim të dritës në muret e lyera me ngjyrë të bardhë dhe parketin prej dushku. Muri prej tjegullave vetëm ia përforcon karakterin më tepër dhomës.
Burimi: www.freshome.com