
… por nuk keni patur kë të pyesni. Ja, tani ne keni neve.
Për raftet e dimë se ata janë element i domosdoshëm për çdo shtëpi me mbitrazë dhe arsyet për domosdoshmërinë e tyre janë të shumfishta. E para mes të gjthë rafteve me vlerë njëllojtë rëndësishme është mundësia e tyre për shfrytëzim optimal të hapësirës, ndërsa mundësitë tjera gjithmonë janë në përputhje me shtëpinë.
Do t’ju cekim disa fakte të pabesueshme për raftet, do të kuptoni edhe ndonjë këshillë që mund ta merrni parasyshë gjatë rregullimit të mbitrazës tuaj.
Pragmaciteti gjithmonë është në modë
Duke patur parasyshë se organizimi i brendshëm i shtëpisë gjithmonë është prioritet i cili duhe të na udhëheq të gjithëve, sidomos në hapësirat më të vogla, raftet gjithmonë na ndihmojnë që të bëjmë aq sa është e mundur hapësirë, ata poashtu mund të na shërbejnë edhe për ndarjen e hapësirave në mënyrë dekorative dhe origjinale.
Poashtu, shfrytëzimi i rafeteve mund t’i shfrytëzoj edhe hapësirën vertikale. Ata na mundësojnë që të kemi hapësirë deri në maje të murit, te dera dhe te pjesa e shtëpisë që ka qasje më të vështirë, por e cila poashtu mund të jetë e dobishme dhe praktike për vendosje të gjërave që nuk i shfrytëzojmë shpesh.
Nëse raftet ju duhen shumë për arsyet e lartëpërmendura, dhe nëse e keni me rëndësi të jetoni në shtëpi me pajijse bashkëkohore, lajmi mirë është që viti 2018 është viti i shfrytëzimit të rafteve. Në të gjitha format, madhësitë, dizajnet dhe materialet, raftet origjinale bëhen qendër e hapësirave dhe vendosen në ”skenën qendrore” të mureve.
Ky trend na pëlqen, edhe ne besojmë se do t’i njihni idetë që ua ofrojmë më poshtë, si mënyrë praktike dhe shembull për shfrytëzimin e hapësirës në mbitrazën tuaj.
Raftet origjinale metalike
Pikërisht kur keni menduar se koha e tij ka kaluar, ndodh ndryshim në trend dhe metali sërish bëhet modern. Një nga mënyrat më të mira për përfshirjen e elementeve metalike në shtëpinë tuaj janë pikërisht raftet metalike. Përveç kësaj të njejtit janë edhe dekorativ, për shkak të qëndrueshmërisë së tyre dhe janë mjaftë praktike dhe mund të mbajnë libra, revista dhe objekte të rënda të cilët planifikoni t’i vendosni mbi të.
Pra, raftet origjinale metalike madje mund të bëhen edhe protagonist dhe të shëndrohen në element më të bukur dekorativ, sidpmos nëse i ngjyrosni, gjë që do t’i jep karakter.
Pra, nëse keni nevojë për rafte, mendoni për metal, sepse këto vizualisht janë më “të lehtë”, nuk zën shumë hapësirë dhe janë shumë të qëndrueshme për peshën e librave dhe objektet më të rënda.
Opsioni tjetër shumë bashkëkohor janë raftet që kombinojnë dru dhe mental. Ky kombinim do t’ju mundësoj në të njejtën kohë të fitoni edhe hapësirë edhe ngrohtësi të mjedisit.
Raftet e varura
Këto rafte ngadal dhe pa u vërejtur luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shtëpitë e atyre që dëshirojnë t’i shfrytëzojnë por në të njejtën kohë ata edhe i zbukurojnë muret. Në formë të diamanteve, trekëndsheve… përveç standardeve të kënaqshme estetike, këto rafte përshtaten sipas nevojave të veçanta të murit. Por kush është më i informuar më shumë se pronari i një mbitrazë me këto specifikime !?
Provoni egoizmin
Edhe një ide që është detal i preferuar që duhet të gjendet në murin tuaj janë raftet secifike. Njerëzit e guximshëm ju këshillojnë që t’i mbyllni sytë dhe ta përfytyroni raftin që e dëshironi, dhe se ndihma nga miqt tuaj gjithmonë është e mirë se ardhur, do ta ndajmë me ju idenë të cilën neve na mahniste.
Raftet e recikluara
Këto rafte janë të mirë se ardhura në të gjithë mbitrazat ekologjike. Përveç kësaj, raftet e recikluara preferohen sepse janë në dispozicion, bashkëkohore, brikolazhi trashmë nuk është në modë, kjo gjendje do të vazhdoj edhe për një kohë.
Pavarsisht nëse i bëni prej paletave, ose nga dërrasat e vjetra, muri në të cilin i vendosni raftet do të bëhet element qëndror në dhomë. Ekzistojnë shumë ide të cilat mund t’i konvertoni në rafte të recikluara origjinale, ne ua rekomandojmë këto:
Raftet me të cilat do ta ndani hapësirën
Deshtëm që këtyre rafteve t’ju japim vend të posaçëm në këtë bllog, sepse, para se gjithash, roli i tyre është të krijojnë hapësira të veçanta.
Shfrytëzoni bibliotekën për të krijuar hapësirë më intime në dhomën e ndejes ose të bëni një studio të vogël në dhomën e ngrënies. Nëse vendosni ta ndërmerrni këtë hap, përveç hapësirave të veçanta, do të mund të llogarisni edhe në hapësirën për deponim ose magazinim.
Raftet për të shfrytëzuar këndet në hapësirë
Raftet përshtaten sipas hapësirës me qëllim që ta rrisin hapësirën deri në maksimum dhe të mos e mbingarkoni atë. Kur t’i shfrytëzoni dhe t’i plotësoni tërë këndet e zbrazura, kjo hapësirë boshe ka filluar të bëhet e shfrytëzueshme dhe interesante.
Gjetëm disa ide për këtë tip të rafteve, dhe nuk besoj se imagjinata juaj do ta plotësoj gjithë atë që mungon.
Përfudimi, mbitraza dhe raftet janë tandem që funksionon në mënyrë të përkryer. Nëse, pavarsisht nga këto ide që bashkëndamë me ju, keni ndonjë shembull, na shkruani! Ne gjithmonë u gëzohemi komenteve tua!
Burimi : https://www.dicoro.com
