Përse gjipsi është ideal për nënçati të shëndoshë?

Edhe para 5.000 vjetëve, Egjiptianët e vjetër, kanë qenë në kërkim të një materiali, që do të ishte natyror, lehtë për tu përpunuar dhe pas përpunimit përgjithmonë do ta ruante formën e dhënë. Shpejtë e kanë gjetur zgjidhjen – gjipsi!

Në 5000 vitet e ardhshme në vazhdimësi është përdorur në fushën e ndërtimtarisë në të gjitha civilizimet, që sot, përmes teknologjisë moderne përmes sistemeve për ndërtim të thatë, ai të bëhet sinonim për ndërtim të shpejtë dhe cilësor, që i lehtëson objektet dhe pozitivisht ndikon ndaj izolimit termik dhe akustik.

Edhe pse tashmë edhe po mos të ketë ndërtim në të cilin nuk është përdorur gjipsi, sa për fillim zgjodhëm që përmes një shembulli të tillë të ndërtimit të banesave t’iu prezantojmë cilësitë e këtyre sistemeve.

Trashësitë e vogla të mureve ndarëse Knauf mundësojnë montim dhe përpunim të shpejtë dhe të lehtë. Në këtë proces nuk ka formësim të mureve (e njohur si “shembje”) për të përçuar e instalimet, për arsye se të gjitha instalimet, elektrike, kompjuterike, të ujësjellësit, kullimit të ujit etj. vendosen në zgavrën e murit, me çka bëhen të padukshëm.

Me këtë sigurohet një proces i pastër i punës, pa mbeturina problematike të ndërtimit. Për shkak të procedurës së thatë të instalimit, të gjitha sipërfaqet përpunohen pa pritur, madje nuk ka hyrje të panevojshme të tepricës së lagështisë në hapësirë.

Për të arritur këtë, të nevojshme janë vegla të përshtatshme, mjeshtër gjipsi i aftë dhe i kualifikuar, si dhe materiale sistemike për punë.

Sistemet e mbuluar nga ndërtimi i thatë janë për përdorim nga bodrumi deri në çati dhe nga dyshemeja deri në tavan, të përdorur në hapësirë të sapo ndërtuar, dhe për shkak të modalitetit dhe lehtësisë gjatë përdorimit, veçanërisht i përshtatshëm edhe për adaptime dhe sanime të hapësirës ekzistuese.

Muret me forma unike dhe sipërfaqet e përpunuara të tavanit janë vetëm pjesa e dukshme e sistemit. Ajo që nuk duket, por që është edhe më e rëndësishme për përdoruesin e hapësirës është vendosja e profesionale dhe sistemike e produkteve, ngarkesa statike minimale, mbrojtje e kontrolluar nga zhurma, mbrojtje kundër zjarrit e testuar dhe certifikuar dhe mbrojtja termike e planifikuar dhe e kryer me saktësi. Për këtë do të flasim në ndonjë rast tjetër.

E gjithë kjo e vendosur së bashku duke ju falënderuar Knauf sistemeve të ekzaminuar për ndërtim të thatë .

Duke marrë parasysh faktin që rikonstruktimi dhe adaptimi i hapësirave është një temë gjithnjë e më e shpeshtë me të cilën hasim në zinxhirin prodhues-distributor-përdorues, lirisht mund të konfirmojmë se nuk ka material më përshtatshëm se pllakat knauf, për të gjitha llojet e pjerrtësive, dhe as sisteme më të zhvilluara dhe më moderne për ndërtim të thatë, që përdoren në hapësira të nënçative më të vogla apo më të mëdha të cilat duhet në tërësi të përdoren për jetë, punë dhe rekreacion.

Edhe disa të dhëna interesante për gjipsin

Lëkura e mureve

Ajo që e bën gjipsin të përdoret në mjekësi është shpejtësie e njëjtë e përkueshmërisë së avullit dhe pH vlera e njëjtë sikurse tek lëkura e njeriut. Kjo e bën material ideal për sipërfaqet të cilat duhet të na rrethojnë. Gjipsi është 100% material mineral, i dëshmuar pa ndonjë substanca toksike të cilat do ta prishnin rehatinë e hapësirës. Pa asnjë kufizim mund të jetë dhe të mbetet në kontakt në kohë të pakufizuar me lëkurën e njeriut.

Ndjeni ngrohtësinë

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Lejoni asaj që të gëzojë rehatinë më të lartë. Gjipsi si material ka cilësi të depërtueshmërisë termike të ulët. Sipërfaqet e gjipsit gjithmonë kanë temperaturë të rehatshme për të prekur.

Muret e klimatizuar

Në ekuilibrin e brendshëm qëndron arti i jetës, ndërsa sekreti i klimës së njëtrajtshme në hapësirë qëndron në lagështinë mesatare. Natyra përmes gjipsit na ka dhuruar një rregullator të fuqishëm të lagështisë. Me poret e tij ë gjera, ai lehtë e pranon tepricën e lagështisë në një hapësirë, ndërsa me rastin e rënies së lagështisë e kthen prap sasinë e absorbuar, gjithmonë duke ruajtur lagështinë optimale, na 40% deri në 60% në ajër. E gjithë kjo pa ndonjë energjie shtesë, krejt natyrshëm.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj