Është e vërtetë se bimët e zbukurojnë shtëpinë, por kultvimi i bimëve në shtëpi nuk është çështje estetike. Nuk duam të sugjerojmë se bukuria nuk është e rëndësishme, por pasi që ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bimët sjellin bukuri dhe freski në hapësirë, në këtë bllog do t’ju sqarojmë edhe dobitë plotësuese nga kultivimi i bimëve në shtëpi.Nëse mbitraza është e vogël dhe besoni se nuk keni hapësirë të mjaftueshme për kultivim të bimëve, ju kujtojmë se ekzistojnë edhe lloje ose tipe të bimëve që kultivohen në mure, afër dritareve ose në dritare, në rafte ose në elementet e kuzhinës, gjithçka që duhet të bëni është të krijoni dhe shpikni një hapësirë të volitshme për të. Drita e cila është e nevojshme për shtëpinë tuaj, jemi të sigurtë se nuk do t’ju mungoj.
Ejani fillimisht ta thyejmë mitin për shterrjen e oksigjenit
Edhepse pse ky besim thellësisht është i rrënjosur, me përpikmëri është vërtetuar se nuk ka një rrezik se bimët na e ”vjedhin” oksigjenin gjatë natës dhe prandaj ne nuk duhet të ruajmë dhe të kultivojmë bimë në hapësirën ku flejmë.Është e vërtet se ata nuk krijojnë fotosintezë gjatë natës dhe marrin oksigjen pastaj lirojnë dioksid karbon, por sasia e oksigjenit të cilën e shfrytëzojnë gjatë natës është e pa rëndësishme. Prandaj, mos u frikësoni në hapësirën ku fleni.
Pasi tani e vërtetuam këtë, koha është është që t’i paraqesim disa dobi të rëndësishme që këto bimë na i mundësojnë.
1. Bimët kontribojnë në mjedisin më të shëndetshëm për jetesë
Ashtu siç edhe e dimë, me anë të procesit të fotosintezës, bimët absorbojnë dioksid karboni nga mjdisi dhe e shëndrojnë në oksigjen, të cilin më tej njerëzit e shfrytëzojnë në procesin jetësor të frymëmarrjes. Ky është kontributi i parë i mikut tonë të gjelbërt në përmirësimin e cilësis së ajërit në shtëpnë tuaj.
Kontributi tjetër është se bimët sipas natyrës së tyre kanë karakteristika që të sigurojnë lagështi në mjedis ku janë, kurse kjo është shumë e rëndësishme për reduktimin e nivelit të grimcave të thata dhe të grimcave të pluhurit në shtëpinë tuaj. Dmth., bimët mund të na ndihmojmë që ti’i parandalojmë problemet respiratore që burojnë nga ajëri i thatë, një nga ata është kollitja. Aftësia e njejtë – aftësia për të krijuar lagështi në mjedisin jetësor – i jep bimës superfuqi që ta redutoj elektricitetin statik që është më i theksuar në mjediset e thata. Me reduktimin e kësaj gjendje statike, evitohen efektet e mërzitshme që paraqiten në mjedise ku rrymat nuk zhvillohen si duhet.
2.Ndihmon në reduktimin e nivelit të stresit
Në procesin e evolucioinit të qenieve njerzore, ne zhvillohemi në mjedis natyrore, të rrethuar me bimë të begatshme. Jeta bashkëkohore shpesh na kufizon dhe na izolon nga vegejtacioni, i cili ndonjëherë e ndryshon dhe e dëmtoin mënyrën tonë të barazpeshës natyrore. Prania e bimës rreth nesh ndihmon në atmosferën relaksuese, sidomos nëse i mbikëqyrim se si zhvillohen, rriten dhe lulëzojnë.
Arsyeja tjetër që bimët arrijnë të na relaksojnë janë ngjyrat e tyre, bukuria natyrore, pikërisht për shkak të këtyre ata na çlodhin. Arsyeja e tretë, por jo më pak e rëndësishme, është se bima a ndihmon të ndjehemi më mirë kur kujdesmi për të, dhe pastaj i ndjekim efektet e kujdesit tonë ndaj tyre. Disa tjerë pohojnë se kultivimi i bimëve ka ndikim të lehtë terapeutik, ju rekomandohet njerzve që kanë nevojë për ndonjë aktivitete për të gjetur qetësi dhe paqë.
3.Kujdes për shëndetin dhe bukurinë e trupi tonë
Gjithsesi se nuk kujkdesen për ne ashtu si dikur kujdesehin gjyshet kur ishim të vegjël, por në mënyrë diskrete na ndihmojnë ta ruajmë shëndetin tonë. Për shmebull, duke pasur parasyshë se ata shërbejnë si mjet për pastrim dhe freskim të ajërit dhe me këtë e bëjnë hapësirën mjaftë të pasur me lagështi, bimët ndikojnë mbi elasticitetin dhe lagështinë e lëkurs sonë. Pastaj, ekzistojnë bimë të veçanta të cilët me aromat e tyre të lehta, ndihmojnë që sistemi ynë respirator me lehtë ta kryes funksionin e tij, dhe të njejtat ata bimë, kur gjenden në pjatën për ngrënie, kontribojnë në cilësinë dhe shijen e ushqimit.
4.Ndikojnë në përmirësimin e të menduarit dhe na ndihmojnë që të punojmë më mirë
Shumë studime treguan se prania e bimëve në vendin e punës i rrisin performansat dhe efiksaitetin e njerëzve. Arsyeja për këtë është e thjeshtë: bimët ju ndihmojnë njerëzve që të çlodhen. Andaj, mjedisi çlodhës e rrit nivelin e koncentrimit dhe me këtë rritet kreativitetin dhe efikasitetin.
Për të njejtën arsye, është mirë të keni ndonjë bimë në dhomën e punës dhe në dhomën e fëmijëve për punë, në hapësirën ku studenti përgatitet për provim. Ju rikujrtojmë se përbërja arkitektonike dhe karakteristikat e mbitrazës, çatitë e pjerrëta dhe drita e pa ndërprerë kanë ndikime pozitive mbi proceset kognitive, kurse këtu bima kanë ndikim pozitive plotësues.
Nëse në mbitrazën tuaj keni bimë me të cilën krenoheni, na dërgoni fotografi. Nëse dëshironi të shtoni ndonjë koment ose këshillë në këtë bllog, lirshëm na shkruani. U gëzohemi komenteve tuaja!





