5 aktivitete ekologjike të vetëdijshme dhe ndërgjegjëshme shtëpiake që do t’ju kursejnë të holla

Shpesh herë jemi në dilemë se si mund të ndikojmë pozitivisht mbi zhvillimin e qëndrueshëm.Këto probleme konkretisht mund t’i drejtojmë ka kompanitë, dhe në këtë ose atë mënyrë të gjithë kemi kontributin tonë këtu, por si duket për këto tema akoma nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm.
Edhepse për ne mund të duken si të pa rëndësishme, sërish aktivitet tona individuale mund pozitivisht të ndikojnë qëndrueshmërinë, kurse për këtë gjithçka që na duhet është vetëm përkushtim dhe vetëdije për ruatjen e ambientit. Prandaj këtë blog do t’ia kushtojmë temës për të cilën flitet më pak se sa është e nevojshme, dhe do të ju ofrojmë pesë mënyra se si të ndihmoni pozitivitetin, edhe atë vetëm me anë të aktiviteteve të vogla. Besojmë që së paku një sugjerim do të mund të zbatohet me stillin dhe hapësirën tuaj jetësore.

1. Mbusheni shtëpinë me bimë

Është e vërtetë se mund të ndërtoni fabrikë oksigjeni në shtëpinë tuaj, por nëse mendoni se bimët në shtëpinë tuaj kanë më pak kontribut për krijimin e oksigjenit, duhet ta dini se ai kontribut i vogël është shumë i rëndësishëm. Me bimët do të fitoni ajër më të freskët dhe më të pastër, por edhe dekorim plotësues të brendshëm.Nëse ju pëlqen shija e erëzave të freskëta në ushqime, shfrytëzoni pjesët e ndriçuara të dhomës suaj dhe vendosni bimët tuaja të preferuara.Në këtë mënyrë, edhe stomaku juaj do të ketë dobi nga sjellja juaj eko-përgjegjëse.

2. Ndryshoni dhe përshtatni dritën

Nëse ende nuk i shfrytëzoni poçat me energji të ulët, radhën tjetër kur do të vij radha për zëvendësim, zgjedhni poça LED, ose mund t’i përdorni poçat që kursejnë energji dhe janë shumë të qendrueshme. Nëse na pyesni sa gjatë qëndrojnë këto poça kursyese, do t’ju përgjigjemi se thjeshtë një poçë prej 60W ka jetëgjatësi mesatare prej 1500 orë,kurse poçat LED me fuqi të njejtë mund të zgjasin deri në 25.000 orë.
Kur e kemi fjalën për dritë natyrore, të gjithë ne që jetojmë në nënkulme e dimë çka don të thotë ajo:

1) Në ditët e vjeshtës dhe të dimërit –dritë e shtrenjtë, e shkëlqyer dhe e pazëvendsueshme.
2) Në periudhat e verës – dritë e cilat është e pranishme gjithkund, e theksuar dhe imponuese.

Sa i përket pikës së dytë, saktësisht e dimë se cila është arsyeja që harxhojmë më shumë energji. Kondicionerët punojnë shumë më shumë për ta përshtatur temperaturën në 25 shkallë të preferuara gjatë verës, kurse rrezet e diellit aspak nuk e lehtësojnë punën dhe nuk janë mjaftë bashkpunues. Prandaj roletat cilësore janë shoqëruesit tuaj të përkryer që ndihmojnë në këto situata. VELUX ofron një mundësi të begatshme të roletave të brendshme dhe të jashtme , kurse ju duhet vetë të vendosni se cila ju përshtatet më së shumit.

3. Bëhuni të vetëdijshëm për ujin e harxhuar

Mund të pajtohemi që së paku një herë mund të lejojmë rrjedhjen e ujit gjatë pastrimit të dhëmbëve, flokëve ose kur lajmë enë. Kjo është në rregull, sepse jo gjithmonë kemi fuqi të mendojmë për gjithçka. Por nëse jemi të informuar me vlerësimin se sa persona nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, pikërisht këtë moment kur jemi duke lexuar këtë bllog, do të kuptojmë se kursimi është në veprimet e vogla dhe mënyrën e të jetuarit, dhe tërë kjo mund të na bëhet shprehi. Vlerësimi i përgjithshëm është 738 milion njerëz kanë mungesë të ujit. Mendoni për faktin që uji jo gjithmonë ju nevojitet për ta harxhuar në momentin kur përdorni shampo, kur rruheni ose i fërkoni dhëmbët me brushë. Poashtu, kontrolloni edhe funksionalitetin e çezmave. Është me rëndësi që ata të jenë në gjendjen e duhur, sepse edhe pikimi ose kullimi mund të rezulton në humbjen e panevojshme të 40 litrave ujë në ditë. Nëse vjen koha që t’i ndërroni elementet sanitare , shihni aktivitetet të cilat synojnë dhe përshtaten për të kursyer. Ekzistojnë edhe elemente të tilla që mund të kursejnë ujë deri në 30%.
Përdorini ujin e njejtë disa herë. Për shembull, uji në të cilin keni përgatitur vezë mund tëpërdoren edhe për vaditjen e lules. Jo për shkak se është ujë i pastër, por edhe pse është i pasur me kalcium që i përshtatet bimës.

Nëse keni kazan të ndarë në dy pjesë, përdorni butonët me kujdes, por nëse nuk kemi kazan të tillë, mund të mbushni shishe plastike prej 2 me ujë,dhe ta vendosni në kazan. Kështu do të kursin edhe 2 litra ujë, në momentin kur do ta përdorni kazanin. Moe e përdorni tualetin si vend ku mund ta hudhni letra.
Përdorni pajisjet tuaja mekujdes:gjithmonë kyçni lavatriçen dhe makinën e enëve kur të mbushen plotësisht me teshja dhe e enë. Por nëse nuk mund t’i prisni që të mbushen plotësisht, atëherë kyçeni makinat në programën e shpejtë ose me cikël të shkurtër.

4. Në vend të plastikës dhe kimisë, përdorni mjete dhe produkte me biopërbërje

A e keni ditur se uthulla, sodë bikarbon si dhe lëngu i limonit në shumë raste mund ta zëvendësojnë ‘kiminë’, gjegjësisht mund të jenë edhe mjete më të mira për pastrim? Besoni në fjalët tona, flasim nga përvoja, mundohuni t’i përdorni kur keni mundësi dhe nevojë. Kur shkoni në shoping, përdorni qese për një përdorim, që të pengoni mijëra qese të gjenden në shtëpinë tuaj. Këto qese janë ndërtuar nga materiale rigjeneruese, me çka ruhen resurset në planetin tonë. Mund të gjenden në madhësi të ndryshme, dhe me materiale të ndryshme, madje edhe për ata për të cilët stili është me rëndësi, mund të themi se ekzistojnë edhe të tilla që janë shumë moderne dhe elegante.

5. Përkushtojuni izolimit të nëkulmit tuaj

Kjo hamendje është braktisur tani sepse, për fat të mirë, ajo nuk përket në aktivitetet e përditëshme në amvisëri. Për kundrazi! Izolimi duhet të jetë aktivitet i njëpërdorshëm, nëse është i mirë, ai do të zgjas ose do të qëndroj tërë jetën. Me izolim të mirë, do të kurseni energji më gjatë, gjë që është pozitive edhe për xhepin tuaj edhe për mjedisin. Ju rekomandojmë ta izoloni nënkulmin me Knauf Insulation dhe me sistemin e tij izolues LDS, i cili përveç mbrojtjen supertermike (kombinim i gurit dhe leshit të xhamit), poashtu, siguron edhe mbrojtje nga zhurma dhe ndikimi i erës.

Nëse akoma ekziston sekreti i vogël i mjeshtërive të mëdhej, bashkëndajeni me ne! E dini që me pa durim i presim komentet tuaja.