Po, mirë e lexuat. Vendosëm të bëjmë një bisedë me disa pronarë, në disa raste madje të korrespondojmë, për temën e mbitrazës. Deshtëm të kuptojmë përse ata nuk do ta ndërrojnë shtëpinë e tyre me asgjë në botë. Na dhan disa përgjigj të ndryshme, një pjesë të tyre do t’ua bartim. Kuptohet, në këtë rast ju ftojmë të mendoni përse Ju e doni jetën në mbitrazë, na i trgoni arsyet tuaja.
Jetoj në një mbitrazë të marrë me qira. Arsyeja e parë ishte çmimi më imirë, por pas një viti e gjysmë, kuptova se mbitraza është hapësira ime. Përse? Për gjithçka – për shkak të dritës, qetësisë dhe paqës. Dhe definitivisht çlodhje. Nuk e di … por ka gjithçka. – Armelin 27
Unë më herët kam jetuar në katin e dytë, kisha izolim të keq, fqinjët përmbi mua nuk shkonin mirë – njerëzit marshonin! Tani askush në më godet mbi kokë, nuk shqetësohem natën sepse mund të fle normal. – Betim, 31
Atëhere …Sepse kur bëj aheng, nuk lodhem me fqinjët nën banesën time dhe askush për mbi mua nuk ankohet se jemi të zhurmëshëm🙂🙂🙂 – Bruna, 23
Pyesni fëmijët e mi. 🙂 Atyre ju pëlqen të bëjnë strehimore në mbitrazë dhe të luajnë lojën zbulues të vegjël, çdo natë gjuajnë dhe fshihen nga kafshët e rrezikshme.- Eriola 38
Për shkak të luleve. Nevojitet dritë…për ata që nuk kërkojnë shumë dritë i fus brenda dhe ma zbukurojnë shtëpinë – Elisa, 66
Në mbitrazën time ka një kënd, menjëherë pranë derës që shpie te terraca. Menjëherë nën çatinë është ky kënd dhe pikërisht këtu ka radijator. Pikërisht edhe unë këtu vendosa inventar te e cila strukem tërë dimërin, marr një libër dhe qëndroj e mbrojtur në hapësirë (e çuditshme por ndjehem e mbrojtur) lexoj deri në pafundësi – Majlinda, 39
Kemi ashensor në ndertesë, por gjithmonë kur nuk jam e ngarkuar eci në këmbë. Kjo është zëvendësim i ushtrimeve,pikërisht deri në katin e pestë, pikërisht kardio stërvitje🙂🙂🙂 – Blerta (38),
A është kjo anketë anonime? Mirë atëherë…vajzat dëshirojnë romantikë kurse mbitraza është shumë romatike 🙂🙂🙂- Naim
(Për hir të së vërtetës ky zotri i ri vendosi të quhet Naim, emrin e tij të vërtetë vendos ta fsheh nga publiku)
Mua shpesh më kap depresioni, ditë të shkurtëra.. nuk ka diell dhe më mirë ndjehem në mbitrazë, dielli ma jep energjinë e nevojshme…Në dimër madje as nuk i tërheq roletat në mbrëmje – Alketa 34
Nuk e kam patjetër të hekuros perde. Sepse nuk i kam… nuk i kam se nuk më duhen.🙂🙂🙂 – Medina, 39
Shpesh herë në terracë bëj zgarë. E di që nuk i pnegoj askuj dhe nuk hyjnë tym në shtëpi…në të kaluarën gjithmonë ankoheshin fqinjët mbi mua.I kuptoj nuk është edhe mjaftë mirë kur depërton era e qebapit në dhomën e fjetjes. 🙂🙂🙂 – Lirim, 37
Uf…nga ku të filloj…uk e di e dua mbitrazën nuk mund të ndaj asgjë konkrete…e di që kafenë e mëngjesit në mbitrazën time nuk e ndërroj me asgjë në botë…Luiza, grua në vitet e saj më të mira🙂
Sepse e hap dritaren dhe e shoh direkt qiellin. As që kam menduar për mbitrazën time..deri në momentin kur disa miq filluan të më “xhelozojnë” 🙂 – Albana 34
Bashkëshorti im pi duhan në kuzhinë, atje kemi papafingo dhe tymi del shumë shpejt, por kur bjen shi ptjetër të del jashtë 🙂🙂🙂..Tallem, del në terracë– Feride, 37
Unë punoj në mbitrazë, a llogaritet kjo?..Nuk e di ndjehem mirë, jemi si fëmijë me kolegët, ndjehemi sikur të vizajtojmë diçka në mbitrazë, nuk e kemi ndjenjën se punojmë. – Jeton 35
Tani është radha Juaj! Jemi kureshtar t’i mësojmë Arsyet tuaja 🙂Na shkruani!