Po pranvera është këtu më shumë se një muaj, i ndjejmë erërat jashtë, por nuk arrijmë t’i fusim brenda në mbitrazën tonë. Duhet vetëm pak që shpirti magjik në këtë stinë të bartet në shtëpi. Ja disa këshilla të thjeshta, jo komplekse, të cilat shërbejnë më shumë si përkujtim për ata të cilët, nga shtypja e ngazhimeve ditore, harrojnë që ta “pranverojnë” (Po, shpika një fjalë të re) mbitrazën e tyre.
1. Hapni dritare dhe lërni ajërin e freskët të hyj në hapësirë
E thjeshtë,apo? Madje edhe nëse jeni mjaftë të lumtur që jetoni afër parkut, ose ekzistojnë pemë rreth jush, shfrytëzoni erën natyrore e cila vjen jashtë këtë periudhë të vitit. Drita gjatë ditës vazhdimisht është më e pranishme, me diellin vejn edhe rritja e temepraturës, kështu që hapja e dritares duhet të jetë shprehi reflektuese të cilën natyrshëm do ta kryeni në orët e hershme të mëngjesit. Ky marifet nuk ju kushton asgjë. Kuptohet, përkujtim për ata që posedojnë papafingo në mbitrazë, që ta kontorolloni parashikimin e motit para se të dilni nga shtëpia.
2. Plotësoni balkoni me lule
Së pari, duhet të fillojmë me sqarimin për lulet në balkon, duam të theksojmë se të gjithë kemi dritare ku mund të vendosim ndonjë saksi me lule që lulëzojnë dhe janë aktuale në pranverë. Të gjithë ju që keni balkon ose terracë. Ju këshillojmë që ta shfrytëzojmë këtë hapësirë që dukshëm ta risni aromën në pranverë. Mirë është ta zgjedhim bimët që mund t’ju qëndrojnë edhe temepraturave më të larta – vera vetëm sa s’ka ardhur.
Përveç kësaj, balkonet zakonisht kanë hapësirë shumë të vogël të cilin mund ta shfrytëzojmë. Mbitraza shpesh ka kontakt të ngushtë me erën… Këshilla jonë është që, nëse keni balkon të vogël (i cili, poashtu, është i ekspozuar ndaj erë), patjetër t’i zgjedhni bimët të cilët rezistojnë më shumë erën, ku mund të vendosni rafte metalike ose të drurit dhe të bëni një lloj kopshti në balkonin tuaj. Këshillat plotësuese: nëse dëshironi të kombinoni të bukurën dhe të dobishme, përveç bimëve dekorative, mbjellni edhe ndonjë aromatike.
3. Ndonjë kuzhinë din të mbaj aromë të stinës vjetore
Dikush nga ne shkojnë në kuzhinë sepse e pëlqejnë, kurse disa tjerë sepse e kanë patjetër. Pavarasisht nga motivet tua, hyni në kuzhinë por paramendoni dhe nuhasni. Era e citrusit do të jetë një nga aleatët më të mirë. Nëse gatuani mish pule, pritni një pjesë limoni, shtoni ruzmarin dhe ndonjë burimë tjetër aromatike që i dëshironi në ushqim, dhe lejoni që magjia e aromave të bëhet realitet në tërë shtëpinë tuaj. Nëse prëgatisni ëmbëlsira, bëjeni atë me perime stinore, në vend të sheqerit, përdorni vanile –do të fitoni aroma tropikale.
4. Mbushni vazon me lule
Nga zymbyli, lalet, jorgovanet… pranvera është periudhë e përshtatshme kur shtëpia juaj do të larmohet me lule. Një buket i bukur i luleve në shtëpi, në mënyrë naive dhe jo ndërhyrëse, do t’ju kujtojnë çdo mëngjes, se tashmë pranvera ka ardhur. Madje kur përmendëm buketin, e kishim fjalën për dy ose tre- ose sa të doni, në kuzhinë, dhomën e ngrënies, dhomën e ndejes ose në korridor. Bashkë me kujtesën vuzuale patjetër ta përmendim edhe aromën e parezistueshme të luleve që shkakton fat, pastërti, mirëqenia dhe freski.Këto katër fjalë janë diçka që duhet ta ketë çdo shtëpi.
E nadamë këtë ide me Ju që të flasim për erën dhe aromën e pranverës. Nëse keni ndonjë këshillë plotësuese, na shkuani! 🙂





