
Ka vetëm 35 m2. Po, vetëm aq, po poashtu ka edhe gjithçka që nevojitet për një jetë të rehatshme.
Padyshim hendikepi më i madh- mungesa e hapësirës – zgjidhet me rirenditjen e shkathët të hapësirës dhe inventarit.
Ngjyrat kanë bërë që hapësira të duket më e madhe: të ndritshme dhe nuk mbingarkojnë, kurse kombinohen që të dominojnë hapësirën, e ” kryqëzojnë ” ngjyrën e hirtë të hapur dhe të gjelbërtën e butë mentë. Elegancë dhe freski. Këto ngjyra përsëriten te elementet e ndryshme, në mënyrë harmonike dhe pa mbingarkesë.
Kjo shtëpi e rehatshme është gjithçka që i duhet një personi që jeton e vetme në qytet. Nuk e kemi fjalën për hapësirën, por edhe për ndritën dhe ajërin e shëndetshëm brenda në hapësirë: duke ju falënderuar dritareve të papafingos, i kemi të dyja në sasi të mjaftueshme për jetë të shëndetshme dhe të mirë nën çati.
Shikoni fotografitë dhe na thoni se si ju pëlqen kjo papafingo.
Shpresojmë se ju ka pëlqyer kjo papafingo e vogël, së paku aq sa na pëlqen neve. Nëse është kështu, shkruani në komente fjalën me të cilën do ta kishi përshkruar.
Fjala jonë është : magjepsje !
Burimi: delikatissen.com