• Familja synonë dritë të begatshme natyrore në shtëpi, me qëllim që të sigurohet jetë e shëndoshë në periferitë e qytetit.

Afrësia me natyrën është recetë e dëshmuar për jetë të lumtur

Shumë studime tregojnë se drita ditore ndikon në shëndet, aftësi punuese, efikasitetin e arsimit të fëmijëve dhe në tërësi – ndikon edhe jetën e njerëzve. Ventilimi është edhe një faktor plus për praninë e klimës së shëndetshme të brendshme dhe rehatinë optimale në hapësirat e brendshme. Në kohën kur kemi probleme të shumëta shëndetsore dhe shpërthim të alegjeneve, sigurimi i klimës së mirë të brendshme është kushtë kryesor për planifikimin e një shtëpie, duke përfshirë këtu edhe lokacionin e saj dhe efikasitetin energjetik.

Këto qëndrime, si dhe dëshira që të jetohet aq sa është e mundur afër natyrës, detyrojnë një familje që të krijoj fole të re në periferi të qytetit. Kjo zgjidhje shkaktohet nga dëshira për ndryshim të mënyrës së të jetuarit, me qëllim që ai të jetë më i shëndoshë. “Që të jemi më afër natyrës, nuk kishim mënyrë tjetër si të jetojmë në qytet dhe prandaj u detyruam që në vend se ta përdorim vilën e vogël verore, vendosëm të ndërtojmë një shtëpi më të madhe dhe të shpërngulemi në fshat. Bëmë një prjekt dhe për 9 muaj ndërtuam shtëpi për familjen tonë 6 anëtarëshe – ne, 2 vajzat dhe 2 djemtë “- tha pronarja e pronës, ku fillimisht kishte vetëm një shtëpizë montazh, që ishte synuar vetëm për pushime gjatë vikendeve.

Shtëpia gjendet në hapësirën shkëmbore në afërsi të qytetit Pernik. Shtëpia dykatëshe ka orar tipik si shtëpi familjare – më poshtë në bodrum ka tavernë, kurse kati i parë parë është hapësirë plotësisht e hapur ku kemi dhomën e ndejes dhe kuzhinën. Në katin e dytë janë dhomat e fjetjes dhe hapësirat ndihmëse ose plotësuese.

Stili i shtëpisë asocion me shtëpinë e fshatit –ullukët dhe keramikat janë të vjetra, fasada e jashtëme është nga guri dhe kjo krijon një ndjenjë unike për rehati. Në të njejtën kohë, ndërtimi është bërë me teknologjit dhe materiale të reja dhe sipas normave bashkëkohore.

Që të krijohen kushte më të mira të mundshme për fëmijët kur mësojnë, luajn ose pushojnë, familja e bën hapësirën e tavanit shumë të ndritshëm dhe të ajrosur. Për këtë arsye, në çatinë e thyer janë motuar 6 dritare papafingoje. Nga këto jo vetëm që hyn shumë dirtë, por shërbejnë edhe si ventilim. Drita natyrore ditore është e dobishme edhe për shëndetin dhe cilësinë e jetës së njerëzve dhe pozitivisht reflektohet në buxhetin e tyre – nevoja për sasi më të vogël të ndriçimit artificial i redukton shpenzimet për energji elektrike.

E tërë kjo është në përputhje me tentativat e pronarëve që të jetojnë afër natyrës dhe ta reduktojn dëmin e tyre ekologjik. Ata vetë prodhojnë pjesën dërmuese të perimeve dhe pemëve që i shfrytëzojnë për ushqim. Kultivojnë edhe shpendë shtëpiake. “ E gjithë ideja e tërë asaj që shihni këtu është se është ndërtuar me shumë dashuri, dhe jo me dhunë ose detyrim. Kultivojmë pula të ndryshem dhe i dërgojmë nëpër ekspozita gjithkund në Evropë. Ruajmë edhe gjeldeti, mishi i të cilave është shumë i shëndetshëm” – tha nikoqirja.

Interieri i brendshëm i shtëpisë është vepër e saj. Mbizotërojnë materiale natyrore, të cilët e mbështesin konceptin e përgjithshëm të shtëpisë dhe ofrojnë rehati unike. Dritaret e çatisë japin kontribut të madh në atmosferë dhe rehati. Në secilën dhomë të fjetjes kemi së paku nga një dritare, që familja të mund maksimalisht ta shfrytëzon dritën natyrore. Fëmijët ndjehen shkëlqyeshëm- luajnë, mësojnë dhe merren me punët e tyre të preferuara me humor shumë më të mirë “I vogli ulet mbi parapet në dritare në dhomën e tij dhe atje i shikon librat e tij, luan dhe kjo shumë më pëlqen.Kurse unë qysh si fëmij ëndërroj për ditare të tilla – kur të shtrihem t’i shikojsh yjet në qiell dhe qiellin, kurse qelli i tillë është shumë i pastër. “, regon nëna e emocionuar.

Të gjithë dritaret janë elektrike dhe shumë të lehta për t’u kontrolluar. Me ndihmën e telekomandës dhe panelit qendror në dhomën e ndejes, mund të hapen për ventilim dhe të mbyllen, sipas nevojës. Senzori për shi automatikisht i mbyll dritaret në kushte të këqija klimatike. Edhe rrjetet e vendosura kundër mushkonjave e pengojnë hyrjen e insekteve të mërzitshme, kur dritaret janë të hapura.

Nxehmja bazë dhe energjia në shtëpi sigurohen nga sistemi diellor. Shtëpia poashtu është e pajisur me pompën për nxehje me freon-ujë dhe koktel elektrik, i cili përdort vetëm në ditët më të ftohta të vitit. Nxehmja e montuar në dysheme krijon rehati plotësuese për familjen në shtëpi. Vatra e thatë jep rehati plotësuese në shtëpinë e familjes. Nxehtësia nga rrezet e diellit, që depërtojnë nëpërmjetë dritareve të papafingos, ndihmon edhe më shumë ngrohjen e dhomave. Në të njejtën kohë, dritaret e papafingos i ndriçojnë shkallët dhe e bëjnë të ndritshme dhe më të bukur.

Shtëpia e tipit molular është jashtëzakonisht ekonomike. Izolimi është vetëm nga materiale natyrore dhe është me disa shtresa – lesh prej dhenëve, pambuk prej fijes, grimca druri dhe celulozë. Duke ju faleminderuar izolimit dhe dy drunjëve të arrës në obor, në shtëpi gjitmonë kemi temperaturë të përshtatshme që sërish jep atmosferë të shëndetshme dhe të mirë. Rol të rëndësishëm luajnë edhe roletet dhe strehat e dritareve të papafingos në hapësirat e nivelit të dytë. Me ata shumë lehtë mund të regullot dhe sasia e dritës edhe sasia e nxehtësis që vjen nga jashtë.

“Një nga momentet e tyre më të preferuar gjatë ditës është kur tubohemi natën për darkë këtu në verandë dhe i dëgjojmë zhurmat e tuvave të dhenëve që kthehen nga kullota. Vetëm mendimi më rrënqeth – në të vrëtetë është magjike. Idea nuk është që vetëm të keshë shtëpi, por ku dhe si do të jetë ajo. ” – përfundon pronarja.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2025. Zhvilluar nga My Marketing