• Treshi i tavanit: izolim, ajër i kondicionuar dhe ndriçim

Tavani… Kjo është një temë e përjetshme. Jo vetëm për ju adhuruesit e papafingos, por për të gjithë ata që e kanë atë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me të. Ata e dinë vetëm se kur të bëhet një papafingo, ose një vend për të jetuar, ata do të fitojnë një hapësirë intime, private, të izoluar – dhe ndoshta edhe më shumë.

Kjo është arsyeja pse ne ia kushtojmë këtë blog atyre që aktualisht kanë hapësirë të papërdorur dhe vizion, d.m.th., një pamje të një tavani tashmë të rregullt, dhe do të merremi me hapat që bashkojnë pozicionin fillestar dhe mbarues. Me një fjalë do ta quajmë adaptim.

Përshtatja përfshin disa faza, tre prej të cilave janë me përparësi: izolimi, ajri i kondicionuar dhe ndriçimi.

Papafingo ka karakteristika specifike, dhe ato e bëjnë atë të ndryshme dhe më të bukur se njësitë e tjera të banimit, por ato të njëjtat janë gjithashtu kufizimi më i madh i saj. Sidomos pjesa e sipërme e shtëpisë dhe çatitë e pjerrëta janë dy pozicione specifike kur përshtatni çatinë. Vetë afërsia e çatisë është arsyeja që temperaturat në këtë zonë janë më ekstreme sesa në pjesët e tjera të shtëpisë, dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet izolimit, ajrit të kondicionuar dhe ndriçimit të hapësirës.

Sigurisht që ekziston një zgjidhje për të tre aspektet! Sa i përket izolimit, mbështjellni muret me material të lartë izolues. Për përpunimin përfundimtar, zgjedhni një dekoratë sipas dëshirës suaj, mbase pllaka gjipsi. Ata do të mbrojnë hapësirën nga lagështia, dhe amplitudat e mëdha ftohje- ngrohje. Pastaj instaloni një kondicioner që ftohë gjatë verës dhe ngrohje në dimër: dhe në fund vlerësoni se sa natyrshëm ndriçohet hapësira e papafingos , pasi çatitë e pjerrëta zvogëlojnë depërtimin e dritës.

Për fat të mirë, ky aspekt i fundit ka një zgjidhje. Bëni një vrimë në tavan dhe instaloni dritare të mëdha në çati dhe ndriçoni të gjithë dhomën. Këto janë çështjet e para dhe më të rëndësishme të cilat duhet të adresoni, pa marrë parasysh se cili është qëllimi i adaptimit, por në çdo rast duhet të dini se për çfarë do të përdoret kjo pjesë më boheme e shtëpisë.

Sa i përket rolit të hapësirës, bëni një zgjedhje bazuar në nevojat tuaja dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Nëse jeni në gjendje lejoni vetes një dhomë shtesë për të kënaqur të gjitha dëshirat dhe kënaqësitë tuaja, harroni prakticitetin dhe vendosni një hapësirë intime për lexim, ushtrime, meditim apo për të dëgjuar muzikë, dhe ndoshta edhe për xhakuzi, mini spa, që mometalisht është hiti më i madh në botë. Zgjedhja gjithashtu mund të bëhet edhe në stilin e thjeshtë, ku vaska është vendosur nën një dritare të madhe çatie, me pamje nga qielli.

Nëse dëshironi edhe një dhomë tjetër gjumi, pune ose dhomë ndeje, ne do të jemi të kënaqur nëse zgjedhni hapësirën në papafingo. Sigurisht që duhet të keni kujdes se si e përdorni hapësirën, duke pasur parasysh strukturën origjinale të secilit tavan, të cilin nuk mund ta ndryshoni. Mobiljet duhet të ndjekin lartësinë e mureve, veçanërisht nëse dëshironi të përdorni të gjithë gjatësinë e mureve.

Dekorimi i kësaj hapësire, në shumë mënyra, shumë specifike është temë e vazhdueshme në blogjet tona, kështu që ju mund të shihni në portalin tonë se cilat ngjyra, stile dhe materiale përshtaten në hapësirën tuaj dhe cilat rregulla duhet t’i respektoni kur dekoroni në papafingo.

Sigurisht, nëse keni nevojë për ndihmën tonë, na shkruani!

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2025. Zhvilluar nga My Marketing