• Papafingo apo bibilioteka janë? Janë biblioteka në papafingo.

Çka është zakonisht si problem më i madh te të gjithë adhuruesit e librit, lexuesit e apasionuar dhe kolekcionerët e librit? Ai është momenti kur nuk e dimë ku t’i vendosim librat që i pëlqejmë. Kjo nuk na pengon që të blejmë edhe më tej, dhe vetëm do të thotë se ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje urgjente për ruatje plotësuese të librave. Pastaj vijon një aksion i bukur dhe i dobishëm: adaptimi i hapësirës në papafingo në bibliotekë shtëpiake! Shikoni me kujdes këto mostra të bukura të bibliotekave në papafingo.

Paralajmërim: Pas leximit të këtij blogu (ditari), ndoshta do t’ju lind dëshira që ta boshadisni papafingon dhe menjëherë ta rindërtoni në bibliotekë ose leximore personale.

Shumë libra dhe një vend ku mund në çdo kohë të strukemi me ndonjë libër më argëtuese i cili në atë moment më së shumëti na duhet.

A thua vetëm për shkak të librave ose për shkak të kolltukut të rehatshëm dhe llambës, por kjo hapësirë e tavanit krijon ndjenjën e bibliotekës…në të cilën, për shembull, lexohen veprat e filozofëve gjerman.

Libra nga dyshemeja deri në tavan do të thotë se shëndrimi i papafingos në bibliotekë, është vendim shumë i duhur dhe i vërtetë.

Nuk ka mënyrë më të mirë që të kuptohet monotonia e ngjyrës së bardhë nga larmia e librave?!

Shumë bibliotekë, pak dhomë ndeje. Por mund edhe pak anije. Sido që të jetë, kjo hapësirë relakson.

Kjo hapësirë ka vibrime elektrike dhe shumë zgjedhje për lexim sa që humbisni ndjenjën për kohën.

Në këtë hapësirë edhe fëmijët pa dyshim do ta pëlqejnë leximin.

Këndi për lexim, por edhe për izolim të plotë pas stresit të përditshëm.

Kush ka nevojë për dhomë ditore kur ka luksin në formë të tavanit – bibliotekë.

Kjo papafingo, kombinim i bibliotekës dhe zyrës, paraqet një hapësirë ideale për punë.

Sa mirë do të ishte kur të gjithë studentët të kishin në dispozicion një leximore të këtillë…

Edhe për lexim edhe për socializim… Kjo bibliotekë thërret për tubime letërare.

Edhe ngohtësia e drurit edhe drita edhe ngrohtësia nga rrezet e diellit dhe dëshira për lexim: çfarë bukurie !

A është kjo bibliotekë e bukur e jona, ne me siguri asnjëherë nuk do të dilnim nga ajo. Dhe kur dhemi “me siguri ” , mendojmë “definitivisht”.

A nuk ndjeni sikur kjo bibliotekë ende mban erën e tavanit? Edhe ne kemi ndjenjë të tillë, dhe pikërisht për atë është magjepëse.

Nëse kjo bibliotekë nuk e zgjon dëshirën që nga papafingoja të bëni bibliotekë, atëherë me siguri e ka nxitur dëshirën të merrni libër në duar dhe të filloni ta lexoni. A e qëlluam?

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing