Pavarësisht nëse çatia juaj shërben si një zyrë në shtëpi, një dhomë gjumi e qetë ose një dhomë për fëmijë, komoditeti është thelbësor, veçanërisht kur fillon vapa e verës. Dritaret pa roleta lejojnë që nxehtësia të hyjë dhe të grumbullohet në vetë çatinë, duke ndikuar në temperaturën dhe komoditetin e përgjithshëm. Pajisjet shtesë të mbrojtjes nga nxehtësia, të tilla si roletat e jashtme, ndihmojnë në rregullimin e temperaturës në çati duke bllokuar rrezet e diellit përpara se të arrijnë xhamin e dritares. Me disa truke të thjeshta dhe produktet e duhura, mund ta përgatisni çatinë me lehtësi për verën.
Ventilim i menċur
Dritaret VELUX mund të hapen në një kënd për të lejuar që ajri i ngrohtë të dalë natyrshëm, duke krijuar ftohje pasive në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Ventilimi në kohën e duhur të ditës ndihmon në ruajtjen e temperaturave të ulëta të brendshme dhe rrjedhjes së ajrit të pastër pa përdorur energji shtesë.
Blloko nxehtësinë para se të hyjë në hapësirë
Dritaret janë qëllim kryesor për rritjen e nxehtësisë, kështu që roletat e jashtme janë projektuar për të bllokuar rrezet e diellit edhe para se të arrijnë xhamin. Roletat e jashtme të lehta me mbrotje nga ngrohtësia VELUX mund të ulin temperaturën e brendshme në verë deri në 6,5°C në dhomë dhe të kontribuojnë në një gjumë të mirë të natës duke bllokuar dritën hyrëse dhe duke reduktuar zhurmën.
Nëse dëshironi mbrojtje nga të gjitha kushtet atmosferike, roletat e jashtme prej alumini VELUX për mbrojtje nga nxehtësia janë zgjidhja më e mirë për ju. Dizajni i qëndrueshëm i aluminit e mban dhomën tuaj të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër duke përmirësuar izolimin, duke bllokuar gjithashtu 99% të dritës hyrëse. Gjithashtu, redukton zhurmën e jashtme, duke e kthyer hapësirën në një mjedis më të butë dhe më të qetë, ndërsa telekomanda ofron kontroll të plotë, edhe nëse dritaret janë jashtë mundësive për tu arritur.
Bllokoni nxehtësinë, mbajeni pamjen
Rrjeti i jashtëm i bllokimit të nxehtësisë VELUX siguron mbrojtje të mirë ndaj nxehtësisë në ditët me diell pa kompromentuar dritën e ditës. E bërë nga pëlhurë rrjetë transparente, lejon zbehjen e dritës, ndërsa ruan edhe pamjen jashtë, duke reduktuar nxehtësinë nga dielli. Përveç qëndrueshmërisë së tij, mund të instalohet nga brenda dhomës në vetëm 15 minuta, gjithçka që ju nevojitet është një kaçavidë.
Përgatitja e çatisë suaj për verën nuk do të thotë një rinovim i madh: me disa këshilla të zgjuara dhe zgjidhjet e duhura, ju mund të shijoni hapësirën tuaj gjatë gjithë verës. Eksploroni gamën e opsioneve duke vizituar faqen tonë të internetit dhe gjeni kombinimin perfekt enkas për shtëpinë tuaj.