BallinaIzolimMembrana e NËNÇATISË Si të vazhdohet jeta e ÇATISË – PJESA II

Membrana e NËNÇATISË Si të vazhdohet jeta e ÇATISË – PJESA II

Ç’ËSHTË SD-VLERA DHE PËRSE është i rëndësishëm ky parametër?

Sd-vlera – është parametër që e përshkruan rezistencën e materialit ndërtimor ndaj depërtimit të avullit të ujit. Sa më e madhe është Sd-vlera, aq më e madhe është rezistenca e materialit ndërtimor ndaj depërtimit të avullit të ujit. Dhe anasjelltas, sa më e vogël është Sd-vlera aq më e vogël është rezistenca ndaj depërtimit të avullit të ujit. Prandaj kjo vlerë paraqet kriter të rëndësishëm për përzgjedhje të saktë të materialeve ndërtimore, duke përfshirë edhe membranat e nënçatisë dhe barriera të avullit (fleta të aluminizuara).

LLOJE të membranave SIPAS SD-vlerës

Membrana që lejojnë depërtimin e avullit- nuk lejojnë depërtimin e ujit

membranat me Sd-vlerë më të vogël se 0,5 metra, e lejojnë depërtimin e avullit dhe përdoren në ndërtimtarinë moderne për konstruksione të çative me shtresë të ventilimit. Përshkueshmëria e tyre nga avulli mundësojnë kalimin e avullit të ujit nga izolimi në membranën e nënçatisë.

Barrierë aktive e avullit

membranat me Sd-vlerë prej 2-5 metra llogariten si barriera aktive të avullit, gjegjësisht membrana për izolim nga avulli, që e parandalojnë depërtimin e avullit të ujit në brendi të izolimit.

Barriera të avullit (fleta metalike që nuk lejojnë depërtim të avullit)

fleta të aluminizuara me Sd-vlerë mbi 20 metra përdoren te konstruksionet e çative tradicionale me dy shtresa ventiluese (mbi dhe nën membranën e nënçatisë ose shtresa me dërrasa.), me çka avulli i ujit nga membrana izoluese nuk përçohet nëpër fletën e aluminizuar të nënçatisë, por në shtresën e poshtme izoluese, që kur vendoset në mënyrën e duhur gjendet nën shtresën e dërrasave.

LDS SISTEMI

Membranat dhe fletat e aluminizuara të nënçatisë përdoren në SKAT sistemin e konstruksionet të çatisë për të cilën Knauf Insulation ofron zgjidhje të jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për LDS sistemin (Luftdicht-Dämmsystem – sistem hermetik për izolim). Është sistem efikas energjetik i cili siguron komoditet maksimal në hapësirën nën çati duke kursyer sasi të konsiderueshme të energjisë.


Përparësia e LDS sistemit manifestohet me termoizolim të jashtëzakonshëm
 (kombinim i pambukut mineral guror dhe pambukut mineral qelqor), që edhe më tepër përforcohet me tamponim të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje nga era, nëpërmjet membranave LDS.


Mbyllës hermetik (Airtightness)
:  vetëm konstruksion hermetik mund të mbajë ajrin e nxehtë brenda, ndërsa ajrin e ftohtë jashtë. Me ndalimin e qarkullimit të ajrit- gjegjësisht qarkullimit të pa kontrolluar tl ajrit nëpër vendet e lidhjes ose të çarave në objekt, rritet komoditeti i jetesës dhe efikasiteti energjetik, ndërsa si rezultat i kësaj ulen edhe faturat për ngrohje dhe ftohje. Kërkesat e rrepta të dispozitave për ndërtimtari për përmirësim të efikasitetit energjetik e rrisin rëndësinë e mbyllësit hermetik. Përveç se mbyllësi hermetik e mbron, tërë objektin dhe materialet prej të cilave objekti është ndërtuar, prej lëndimeve, e  zgjatë edhe kohëzgjatjen e funksionimit të objektit.

Mbrojtje nga era (Wind protection): kryesisht ka të bëjë me raste kur izolimi është drejtpërdrejt nën shtresën e nënçatisë. Efikasiteti i izolimit mund të zvogëlohet dukshëm, në raste kur ka infiltrim të ajrit dhe “efekt të ftohjes” për shkak të qarkullimit të ajrit. Me membranat mbrojtëse, të cilat janë pjesë përbërëse e sistemit LDS ky efekt minimizohet.

REZYME

  • Qarkullimi i tepërt i ajrit rezulton me humbje të panevojshme të nxehtësisë dhe përkeqësim të komoditetit dhe qarkullim të ajrit të ftohtë.
  • Dispozitat e rrepta për ndërtimtari me të cilat kërkohet efikasitet më i madh energjetik, çështjen e mbylljes hermetike e vendosin në vend të parë.
  • Qëllim duhet të jetë “tamponim i mirë – ajrosje e mirëfilltë “. Ndërtesat, megjithatë, nuk duhet të mbyllen tepër hermetikisht sepse është e domosdoshme të sigurohet ventilim i mirëfilltë.
  • Për të siguruar mbyllje hermetike të mirëfilltë, të gjithë proceset duhet të parashihen qysh në fazën e projektimit. Shumë është me thjeshtë të bëhet projektimi dhe të ndërtohet hapësirë për jetesë, e mbyllur hermetikisht, se sa të bëhen përmirësime më vonë në shtëpi ku ka lagështi.

Lexoni më tepër: Membrana të nënçatisë – si të vazhdohet jeta e çatisë – Pjesa I

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

POSTIMET E LIDHURA

NJOFTIMET MË TË FUNDIT

Më të lexuarat

Popullore