Izolim akustik
Sa është i rëndësishëm izolimi akustik tek muret ndarës, të cilët në mënyrë funksionale ndajnë hapësirat dhe na mundësojnë qetësi nga aktivitetet në hapësirën tjetër, po aq i rëndësishëm është edhe tek mbështjellësit (mbulojat) e nënçative.
Sa është i rëndësishëm izolimi akustik tek muret ndarës, të cilët në mënyrë funksionale ndajnë hapësirat dhe na mundësojnë qetësi nga aktivitetet në hapësirën tjetër, po aq i rëndësishëm është edhe tek mbështjellësit (mbulojat) e nënçative. Sot, ekziston një gamë e madhe e materialeve që përdoren për mbulimin e çatisë: tashmë tjegullat tradicionale, llamarina e plastifikuar ose sandviç-panelet modern me PUR (poliuretan), ose lesh mineral, pastaj zgjidhjet sistemike me mënyrën e tyre të mbështetjes, përmbushjes, mbylljes dhe mirëmbajtjes.


Funksioni kryesor i tyre është që ti drejtojnë dhe ti mënjanojnë të reshurat, dhe atë e bëjnë me sukses tashmë një kohë më të gjatë. Ajo që nuk duhet harruar është që gjatë rënies këto dukuri shkaktojnë zhurmë të fortë në intervale kohore më të gjata. Imagjinoni shiun e furishëm që bie mbi llamarinën e plastifikuar! Atë që të gjithë në mënyrë romantike e imagjinojmë, të flemë përderisa jashtë bie shi, ngadalë shndërrohet në ankth që na mërzit edhe kur jemi të zgjuar.


