Dirigjimi nga lart
Dritare e çatisë origjinale me dirigjim të vetëm nga lart.
Reze elegante për hapje – dizajn i ri për hapje dhe mbyllje duke përdorur njërën dorë që të jetë më lehtë.
Tanimë në dispozicion me ventilim të integruar.
Nxjerrni maksimumin e hapësirës suaj. Dritaret tona me dirigjim nga lartë ju mundësojnë që të vendosni mobile nën dritare dhe megjithatë në mënyrë të rehatshme ta hapni dhe mbyllni dritaren. Doreza jonë e vetme e sipërme, gjithashtu, ju mundëson që ta vendosni dritaren në lartësinë që ju ofron një pamje të përkryer, pa dallim nëse jeni në këmbë apo të ulur.



Dritare e çatisë origjinale me dirigjim të vetëm nga lart.
Reze elegante për hapje – dizajn i ri për hapje dhe mbyllje duke përdorur njërën dorë që të jetë më lehtë.
Tanimë në dispozicion me ventilim të integruar.
Lejon ajrin e pastër në shtëpinë tuaj, edhe kur nuk jeni në shtëpi ose kur bëni gjumë. Është e nevojshme që një herë të hapet kapaku i ventilimit dhe ai do të lejojë që ajri i freskët dhe i filtruar të hyn nga pjesa e sipërme e dritares, edhe kur dritarja është e mbyllur, pa u brengosur për pluhurin dhe insektet.


E përkryer për mure parapet deri në 130cm mbi nivelin e dyshemesë.
Dirigjimi nga lart ju lejon që të vendosni tavolinë ose sofa nën dritare dhe në mënyrë të rehatshme të mund ta hapni dritaren.
Filtri i ajrit i vendosur mundëson hapësirë më të shëndetshme për jetë, sepse nuk lejon që pluhuri dhe insektet të hyjnë në shtëpinë tuaj. Filtri mirëmbahet lehtë, vetëm duhet të kalohet me fshesë me korrent.


Vetëm dritaret e çatisë VELUX janë të dizajnuar me dirigjim nga lart. Ato kanë dy përparësi kryesore: dritarja përdoret lehtë, edhe kur mobilet janë nën të; dritarja është e vendosur më poshtë në çati, ashtu që përfitohet një pamje e shkëlqyeshme edhe kur jeni të ulur edhe kur jeni në këmbë.