BallinaIzolim„Nga nesër“ tavani duhet të jetë i termoizoluar dhe të më strehojë

„Nga nesër“ tavani duhet të jetë i termoizoluar dhe të më strehojë

FAKTORTË E RËNDËSISHËM PËR TERMOIZOLIM TË MIRË TË HAPËSIRËS NËNTRAZË

Korrigjimet gjatë transformimit të hapësirës së papërdorshme të mbirazës në mbitrazën e bukur kërkojnë kohë për planifikim, për zgjedhjen dhe blerjen e materialeve, si dhe kohë për mbarimin e punimeve.

Por, duhet ta pranojmë – ndoshta për shkak të rrethanave objektive të cilat na pengojnë, rritmi i shpejt i jetës ose ndoshta për shkak të tërheqjes ndaj adreanlinës nga ndjekja e afateve të shkurtëra, nuk përjashtohet mundësia që të gjendemi në situatë kur duhet lehtë dhe shpejt të kalojmë nëpër të tre fazat e lartëpërmendura të renovimit të mbitrazës.
Në moment të tillë preferojmë të diskutojmë për më pak imtësira, me të dhëna të qarta që do të na ndihmojnë me vendimin për zgjedhjen e materialit dhe të shfrytëzojmë produkte të cilat maksimalisht do të lehtësojnë punën tonë.

Çka garanton termoizolimi i mirë i hapësirës së mbitrazës:

1. Zgjidhje konstruktive e mbitrazës dhe zgjedhjen e membranave të mbitrazës me të cilat do të sigurohet mbrojtja nga kondenzimi në strukturën e kulmit dhe rrjedhja e nxehtësisë nga hapësira jashtë gjatë dimërit dhe e kundërta – depërtimin e nxehtësis brenda– gjatë verës.

2. Zgjedhja e duhur e materialit termoizolues- përveç me karakteristika të shkëlqyera termoizoluese, ai duhet të lëshoj avullin, të jetë afatgjatë, me izolim akustik dhe të jetë i pa ndezshëm – klasa sipas reagimin ndaj zjarrit А1, që të mbrohet nga zjarri mbitraza juaj.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

POSTIMET E LIDHURA

NJOFTIMET MË TË FUNDIT

Më të lexuarat

Popullore