Pranvera na erdhi, me të edhe pastrimi dhe rregullimi pranveror i shtëpisë. Jemi të sigurtë se dikush nga ju do ta bëjnë të njejtën edhe me mbitrazën e tyre.
Nuk është e domosdoshme që ky pastrim dhe ky rregullim të përfshij aktivitet serioz dhe të gjërë, ndonjëherë mjafton vetëm t’i riaorganizoni elementet që tashmë gjenden në hapësirë.
Sot do të ndajmë me ju gjashtë këshilla praktike dhe të thjeshta se si të rrisni në maksimum potencialin e hapësirës në mbitrazën tuaj, filimisht mendojmë për dollape në mur dhe raftet.
1. Pastërtia dhe ekonomizimi i hapësirës
Jemi të sigurtë se këto ditë ju arrin aktiviteti për rregullimin e garderobës së dimërit. Kur tashmë e bëni këtë, mos harroni se kutitë e kartoni dhe qeset e vakumit, janë miqtë më të mirë për garderobën tuaj.
Para se t’i tuboni kuptohet pastroni dhe hekurosni robat sezonale, dhe i paktoni nëpër kuti prej kartoni ose në qese me vkum prej pëlhure ( jo në qese plastike që absornbojnë lagështinë), pastaj i shënoni. Sa u përket këpucëve, pas pastrimit vendosni veçmas ose vertikalisht, jo njëra pran tjetrë, që të pengohet deformimi.
2. Objektet e vogla në kuti të vogla
Përdorni sirtarë të vegjël ose dollap të vegjël për ruatjen e strajcave, peshqirëve dhe stolive. Gratë e dinë sa është e rëndësishme që t’u kushtohet kujdes këtyre imtësirave, por me rëndësi është të theksojmë se gjërat e paketuara me kujdes zën më pak hapësirë, kur të njejtin kualifikohen dhe redhitjen në kuti të vogla; një për unaza, kutija tjetër për vëthë,karvica, varëse…
3. Dollapet e cekëta që marrin shumë gjëra
Rastis që për shkak të madhësis së hapësirës, të mos ketë mënyrë të bëhet dollap me thellësi klasike.. Por kjo nuk është arsye që të mos mund ta shfrytëzojmë atë që e kemi në dispozicion dhe në dollap të cekët të mos e vendosim pajisjen sportive, strajcat dhe këpucët, kapelat dhe objekte tjera të cilët mund të deponohen në dollape në murë me thellësi të cekët. Nëse keni hapësirë të pa shfrytëzuar për shkak të pjerrtësisë, ju rekomandojmë që të krijoni dollape pikërisht në këtë vend, ideal për të organizuar objektet më të vogla në të, si dhe objektet që kanë gjatësi më të madhe por jo edhe vëllim (psh., dërrasa për hekurosje)
4. Shfrytëzoni derën nga elementet
Kur pjesa e bredshme e qilarit nuk mjafton për ruatjen e ushqimit, atëherë gjeni vende plotësuese. Në derën e pjesëve të larta të kuzhinës mund të krijohen vende për ruatje të ushqimit ose erëzave, që mund të vendosen pikërisht në ato vende. Frymëzime për këtë temë ka mjaftë, por ju më mirë e njihni hapësirën tuaj, prandaj edhe do ta gjeni idenë e vërtetë që ju nevojitet.
5. Elementet nga qelqi – kombinimi i bukurisë dhe prakticitetit
Edhepse raftet e hapura të kuzhinës në mbitrazë janë dukuri e shpesht, për shkak të faktit se vërtetë duken bukur dhe në aspektin vizual nuk e “sulmojnë” hapësirën, e cila është shumë e shtrenjtë – jo gjithmonë janë zgjidhje ideale. Për ato pronarë që duan t’i mbrojnë nga pluhuri enët e tyre që nuk i shftrytëzojnë shpesh por sërish meritojnë të qëndrojnë në vend të dukshëm, ju rekomandojmë elemente të kuzhinës të mbyllura me qelq. Kështu do të jeni të sigurtë se gotat tuaja të bukura që do t’i shfrytëzoni disa herë gjatë vitit do të duken dhe vërehen dhe në të njejtën kohë do të mbrohen. Këshillë plotësuese është që këto elemente delikate t’i vendosni me pjesën e përparme përpjetë sepse në këtë mënyrë më pak dëmtohen.
6. Çka ju ofron hapësira vertikale
Ndodh që në banjot e vogla të paramendojmë gjëra për të fituar hapësirë me ndimën e përputhjes, ruatjes, ndërsea hapësira e shfrytëzueshme është para nesh.Shikoni se cili mur nga banjoja juaj do të mundësoj që t’i ngjitni kukat e vogla që do t’ju ndihmojnë për vendosjen e krëhërit për flokë ose bizhuterive.
Poashtu, ndonjëherë keni nevojë vetëm për rafte për të fituar hapësirë ku do ta vendosni letrën e toaletit, kozmetikën dhe e tërë këtë mund ta keni afër.
Shpresoj se disa nga këto truke do t’ju ndihmojnë që ta bëni hapësirën të shfrytëzueshme. Nëse keni ide tjetër, do të kishim dashur të na dëgjoni . Prandaj na shkuani!






