Çdokush që bile një herë ka vendosur mur ndarës nga gjips-kartoni e ka pyetur veten: si të var një barrë?
Për këtë arsye në këtë shkrim merremi me barrat konsole dhe me montimin e tyre të duhur, dhe e gjithë kjo për shkak të zmadhimit të sigurisë dhe komoditetit të jetës në nënçati.
Barrat konsole i ndajmë në tri grupe:
- Të lehta
- Mesatarisht të rënda
- Të rënda
Barrë konsole të lehta
Barrat konsole të cilat nuk tejkalojnë 0,4 kN/m (40 kg/m) nga gjatësia e murit (p.sh. rafte për libra, dollape të murit etj) thjesht i varim në cilën do pjesë të murit. Nuk është e nevojshme të “qëllohet” profili/nënkonstruksioni.
Grepa për fotografi
Në grepat për fotografi, në varësi të numrit të gozhdëve me të cilat i lidhim në mur, mund të varim gjëra të deri në peshë prej rreth 15kg.
Barrë konsole mesatarisht të rënda
Muret ndarëse me konstruksion të vetëm mundemi me konsol ti ngarkojmë me 0,4 – 0,7 kN/m (40-70 kg/m) në gjatësinë e murit edhe atë në cilën do qoftë pjesë të muri, ne qoftë se trashësia e shtresës është më e madhe se 18mm.
E njëjta gjë vlen edhe për muret me konstruksion të dyfishtë, në qoftë se profilet e konstruksionit ndërmjet veti janë të lidhura me pjesë nga panelet prej gjipsi.
Objekti i cili bashkëngjitet (për shembull dollap i murit, raftë për libra ose radiator) lejohet që të ketë gjerësi maksimale prej 60cm dhe thellësi prej 30cm. Për varjen e barrave të rënda rekomandohet përdorimi i ankoruesve të veçantë të çelikut për zbrazëtira në mure.
Barrë konsole të rënda
Tek barrat konsole të cilat janë më të rënda se 0,7kN/m (70kg/m) deri 1,5 kN/m (150 kg/m), si për shembull WC predha dhe lavaman të murit, përdoren bartës të veçantë në këmbë ose lidhëse prej çeliku të cilat e përcjellin fuqinë e barrës në profilet dhe në dyshemenë masive.
Bartësit janë bërë nga çeliku jo i ndryshkët dhe janë të paraparë për montim në elementet sanitare, të gypave të ujit, dërrasa shkollore, bojlere dhe të ngjashme. Montohen ndërmjet UA mureve vertikale ose CW profile dhe forcohen për profilet dhe për dyshemenë.
Fiksim për tavani
Trupat ndriçues, perdet dhe llojet tjera të barrave thjeshtë dhe në mënyrë të sigurt fiksohen për tavanin nga panelet e gjipsit me ankorues të posaçme për zbrazëtira.
Megjithatë, duhet të mbahet llogari për ngarkesën maksimale të pikave të caktuara nga panelet prej gjipsi.
Tek shtresat me trashësi prej 12,5mm ne secilën 40cm, barra nuk guxon të jetë më e madhe se 30N/m2 (cca. 3 kg/m2).
Ankorues për mure prej gjipsi
Varësisht nga trashësia e shtresës dhe llojet e ankoruesve, barrat deri në 50 kg mundet thjesht të varen në muret ndarës.
Dollapet e murit (për shembull varg i elementeve të varura të kuzhinës) në mënyrë të sigurt forcojini për murin me ankorues metalik për muret boshe në cilën do pjesë të murit.
Rekomandohet përdorimi i ankoruesve metalik special të cilat nuk guxohet të montohen në distancë ndërmjet veti prej më pak se 7,5cm.
Ngarkesa maksimale e lejuar varet nga trashësia e shtresave nga panelet prej gjipsi dhe nga lloji i bulonit (shikoni në tabelë).
Paraqitje tabelore e ngarkesave të lejuara.
| TRASHËSIA E PLLAKAVE | ANKORUESIT PËR MURE ME ZBRASËTIRA | HARTMUT |
|---|---|---|
| 12,5 – 15mm | 25kg – PVC 30kg – metal | 35 – 40kg |
| 18 – 20mm | 35kg – PVC 40kg – metal | 40 – 45kg |
| ‚25/2 x 12,5mm | 40kg – PVC 50kg – metal | 55kg |
Barrat me peshë deri 200 N/m2 (rreth 20 kg/m2) patjetër duhet ti forcojmë për konstruksionin e tavanit nëse disa vende nuk e ngarkojnë tavanin më shumë se 100 N (околу 10 kg).
Barrat më të rënda se 200 N/m2 duhet patjetër të forcohen për tavanin ndërmjet kateve.








