Dëshironi një shtëpi moderne, jo e dëmshme për mjedisin dhe me jetëgjatësi? Tjegullat  Vineam  – janë zgjedhja e duhur!

Vineam është një brez i ri i tjegullave prej argjilës krejt natyrore.

Për shekuj me radhë, tjegullat e argjilit kanë një epërsi të provuar mbi të gjitha llojet e tjera të çative në zonën tonë.

Me teknologjinë më të fundit për aplikimin e engobës mbrojtëse në sipërfaqen e tjegullës së thatë, me pjekje mbi 1000 gradë, formohet një tërësi e pandashme solide. Kjo jo vetëm që përmirëson pamjen estetike të çatisë, por gjithashtu zvogëlon thithjen e ujit, shpejton kullimin e shiut dhe siguron qëndrueshmëri të provuar.

Gjatë pjekjes, vetëm gazi natyror përdoret si karburant i vetëm ekologjik pa efekt të ndotjes së mjedisit dhe vetë produktit. Sipërfaqja e përsosur e tjegullës e bërë me këtë teknologji, e cila mund të shihet edhe me sy të lirë, karakterizohet nga saktësia e patejkalueshme e formës dhe butësia e sipërfaqes.

Antraciti Tondach Vineam në mënyrë të përsosur  do të përshtatet në zgjidhjet arkitekturore të guximshme dhe moderne. Kjo tjegull, përveç që është e bukur dhe me një ngjyrë moderne, karakterizohet edhe nga një qëndrueshmëri e përsosur.  Eleganca e saj klasike nxjerr estetikë dhe stil, veçanërisht me zgjedhjen e re të ngjyrës së zezës. E zeza është sinonim i elegancës dhe stilit, kështu që çatia juaj mund të jetë një “çati me stil”.

Bukuria e saj nuk zbehet sepse engoba ka një veti mbrojtëse që e bën tjegullën rezistente ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve të tjera natyrore. Përshtatet shumë lehtë në ndërtesat moderne me fasada të rafinuara ose diskrete, sepse i përshtatet absolutisht çdo trendi.

Bëni çatinë tuaj tërheqëse për syrin e çdo kalimtari. Atraciti Tondach Vineam do t’ju lejojë të keni një çati të sigurt, të qëndrueshme dhe të bukur me të cilën do të jeni krenar.

Jini të sigurt për cilësinë – ju keni një garanci 33 vjeçare. Ju siguroni një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

 Vineam  – Shikimi drejt së ardhmes!

Brezat e ardhshëm do të jenë mirënjohës ndaj jush.

Tjegulla Tondach nga Wienerberger


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2021. Zhvilluar nga My Marketing