• Rinovoni shtëpinë Tuaj në mënyrën e duhur!

A keni blerë apo trashëguar një shtëpi që është disa dekada e vjetër? Ka diçka shumë të veçantë dhe simpatike në këto shtëpi. Historia, tradita dhe cilësia e ndërtimit janë karakteristike për këtë lloj shtëpie. Në të kaluarën, ndërtesat që u ndërtuan zgjatnin për breza të tërë. Ishin paraparë të gjitha detajet e nevojshme, trashësia e duhur e mureve dhe nëse ambientet janë të mjaftueshme për secilin anëtar të familjes. Gjëja më e mirë është që familja Juaj do të jetë në gjendje të kalojë momente të bukura në atë shtëpi.

Si ta shëndroni këtë tip të ndërtesës në shtëpi? Kënaqësia më e madhe (sidomos për popullatën femërore) është peizazhi i ambienteve të brendshme dhe i kopshtit. Detajet e vogla, mobiliet, ngjyra e mureve dhe elementet e tjerë vizuale me të vërtetë i japin një vulë të veçantë personale ndërtesës.

Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se, para çdo dekorimi të shtëpisë, së pari duhet t’i kushtohet vëmendje funksionalitetit të ndërtesës. Shpesh, jetëgjatësia e materialit mund të shkaktojë probleme në jetën e përditshme dhe të prishë përshtypjen e përgjithshme, si dhe kënaqësinë e jetës.

Për të mbrojtur gjithçka në shtëpi, së pari duhet të filloni duke kontrolluar vetë cilësinë e çatisë. Siç edhe thuhet, çatia mbron shtëpinë. Nëse po përpiqeni të rregulloni brendësinë, nuk do të ishte e këndshme që gjithçka të prishej gjatë shirave të parë të rrëmbyeshëm. Ky dëmtim mund të jetë shumë më i madh se rinovimi parandalues i çatisë në vetvete.

Prandaj, para se të kaloni në detajet e hollësishme dhe zgjedhjen e mobilieve, thirrni një ekspert i cili do të kontrollojë çatinë e shtëpisë suaj të re. Kryesisht në ndërtesat e vjetra, çatisë duhet t’i bëhet riparim, nuk është funksional madje as edhe tërheqës në aspektin pamor. Është e nevojshme të kontrolloni qepërat, ventilim dhe vetë tjegullat. Nëse çatia me të vërtetë nuk e kryen funksionin e saj kryesor, mos t’ju vë mendja për rinovim sepse detyra juaj e parë duhet të jetë çatia.

Të gjithë e dimë se rinovimi është një investim i madh, por është një nga më të rëndësishmit për shtëpinë tuaj. Ekzistojnë gjithashtu një numër i madh i aksesorëve që mundësojnë jetëgjatësi të çatisë për të cilët duhet të njoftoheni para se të bëni ndonjë ndryshim që do të zgjat me dekada.

Tondach Vineam me zgjidhjet e saj sistematike është zgjedhja perfekte për rinovimin e çatisë sepse ofron një numër përfitimesh për të gjithë ata që kanë vendosur për një përpjekje të tillë.

Rinovimi nuk do të jetë më problematik dhe as nuk do T’ju merr shumë kohë.

Përveç që është bërë me materiale natyrore me cilësi të lartë,Vineam është një tjegull ekonomike, e përballueshme ekonomikisht dhe e bukur nga ana vizuale. Në një ngjyrë të bukur natyrore prej argjilës, me një sistem elementesh qeramike me ngjyrë identike, çatia Juaj mund të jetë cilësore dhe e bukur. Me sipërfaqen e gjerë të sheshtë mbuluese çatisë i jep një pamje të sheshtë. Linjat tradicionale të tjegullave Vineamit kanë kënaqur me vite investitorët në zonën tonë.

A e keni ditur se Tondach Vineam  për shkak të mundësisë së zhvendosjes, është zgjidhja më e përshtatshme për rinovim. Përveç kësaj, vetëm 12.3 copë janë të nevojshme për të mbuluar një metër katror çati, dhe për këtë arsye përdorimi i këtij modeli përshpejton vetë procesin e rinovimit. Pesha e saj optimale nuk do të paraqes problem  madje as edhe mbingarkesë në strukturën e drurit.

Gama e madhe e elementeve sistemike qeramike dhe joqeramike do të sigurojë që çatia juaj të arrijë funksionalitet dhe qëndrueshmëri të plotë. A nuk do të ishte mirë që fëmijët tuaj të trashëgojnë një shtëpi me një çati cilësore dhe të qëndrueshme që do të zgjasë për breza të tërë.

Ne nuk duhet të harrojmë garancinë fantastike 33-vjeçare për Tondach, e cila do të sjellë siguri dhe paqe për të gjithë familjen.

Pas të gjitha hapave të nevojshëm për rinovimin e çatisë, ju me qetësi dhe pashqetësime mund të angazhoheni për të rregulluar më tej shtëpinë të ngrohtë të ardhshme.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2021. Zhvilluar nga My Marketing