• Të kesh një çati mbi kokë... kjo dëshirë është bërë e madhe me kalimin e kohës e cila është një pjesë e domosdoshme e jetës së gjithkujt.

SISTEMET PËR ZGJIDHJE TË ÇATIVE TONDACH

Këto pak fjalë janë larg nga thjesht ilustrimi i nevojës për një vend, për t’u fshehur nga moti i keq ose një vend për të ruajtur sende, por do të thotë shumë më tepër. Shtëpia është aty ku krijojmë kujtimet tona, atje jemi të lirë të ndjehemi vetvetja, atje kalojmë disa nga momentet më të çmuara dhe më të paharrueshme në jetën tonë.

Kuptimi që shtëpia ka për secilin nga ne është i pamohueshëm dhe kjo është arsyeja përse përpjekjet që ne bëjmë për krijimin e saj dhe aq më tepër për ekzistencën e saj, janë gjithmonë të rëndësishme dhe nuk do të nënvlerësohen. Përkatësisht, kjo është e vërteta themelore mbi të cilën bazohet Tondach– çdo person meriton siguri, paqe dhe mundësi për të krijuar botën e vet personale në një çati afatgjate dhe të sigurt. Mrekullueshëm, vërtet! Por si ndodhin gjërat në praktikë?

Për çatinë e pjerrët dhe qeramikën

Tashmë kemi folur për avantazhet e çative të pjerrëta, kemi paraqitur avantazhet e qeramikës si një material ndërtimi dhe kemi nxjerrë në pah zgjidhjet sistematike që Tondach ofron kur ndërtoni çati të reja ose rinovoni çatitë e vjetra.
Që një çati të jetë i besueshëm dhe të përmbushë të gjitha kërkesat e cilësisë dhe të sigurisë, të gjitha hapat në ndërtimin ose rinovimin e tij duhet të përmbushen rreptësisht. Mbi të gjitha, përbërësit individualë që e përbëjnë atë duhet të lidhen në mënyrë harmonike së bashku, duke krijuar një sistem të plotë të çatisë. Përdorimi i tjegullave qeramike Tondach në ndërthurje me aksesorët qeramikë dhe jo-qeramikë është një garanci për qëndrueshmërinë, funksionalitetin dhe cilësinë e shkëlqyer të çatisë dhe të gjithë elementëve të saj.

Është mjaft i përhapur mendimi se cilësia e çatisë përcaktohet kryesisht nga zgjedhja e materialit për çati. Në realitet kjo zgjidhje është vetëm një pjesë e vogël e procesit të përgjithshëm të ndërtimit ose rinovimit. Ka faktorë të tjerë që kanë rëndësinë e vetë. Kusht i rëndësishëm është që të gjithë elementet individuale të sinkronizohen mes veti dhe të plotësohen në mënyrë që ata të mund të përmbushin qëllimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zbatimi i akordimit jo-qeramik

Çatia është një sistem i plotë dhe për të funksionuar si i tillë është e nevojshme të zbatohen zgjidhje sistematike të cilat janë know-how sekret të Tondach. Në mënyrë që çatia të funksionojë normalisht, duhet të ndërtohet i gjithë sistemi i çatisë i cili përbëhet jo vetëm nga tjegullat keramike dhe aksesorët e çatisë, por edhe nga membranat ndihmëse difuzuese të avullit, listela mbajtëse dhe listela kryqëzuese (të ashtuquajturat “grilë dyshe), tjegulla që mbajnë borën, tjegulla për ventilim, tjegulla për finish, sisteme jo keramike për mbatjen e borës, kapakë, etj.

Zbatimi i të ashtuquajturit akordim jo-qeramik është gjithashtu i rëndësishëm. Disa nga zgjidhjet që ofron Tondach janë shirit i aluminit për ajrosje nën kapak për montim të thatë, mbajtëse për tjegulla dhe kapakë, mbajtëse për listela, rrjetë mbrojtëse nga shpendët, elementë të ndryshëm të ventilimit, shifirt alumini për oxhaqet, etj.

KOMPONENTE THEMELORE

Ne do të përqendrohemi pak më shumë në dy nga komponentët kryesorë që kanë një ndikim vendimtar në strukturën e përgjithshme të çatisë. Një prej këtyre përbërësve është ventilimi i hapësirës nën çati. Prania e një ventilimi efektiv ndihmon që çatia të funksionojë si një sistem, dhe rryma e vazhdueshme e ventilimit nga streha e çatisë kah kreshta ose kulmi lejon që struktura e drurit të ajroset dhe ftohet në të njëjtën kohë.

Te ngjyrat e ndryshme të tjegullave të çatisë ka shkallë të ndryshme të ngrohjes nga dielli dhe, në përputhje me rrethanat, disa prej tyre kanë nevojë më të madhe për të ftohur hapësirën nën çati. Ventilimi gjithashtu përmbush rolin e izolimit termik natyror dhe një efekt tjetër pozitiv është heqja e avullit të ujit që grumbullohet nga aktiviteti natyror i njeriut nën çati.

Sigurimi i hyrjes dhe daljes së ajrit është një parakusht për të siguruar ventilim efikas. Në kreshtë, kjo arrihet me montimin e thatë të kapakëve, shiritave ventilues nën kapakë dhe me instalimin e tjegullave ventilues . Numri i tyre përcaktohet nga pjerrësia dhe madhësia e çatisë, në mënyrë që të lejojë që ajri të qarkullojë dhe ventilojë çatinë nën tjegulla. Në praktikë, një tjegulla ose pllakë ventilimi zakonisht vendoset në 5 m2.

Sa u përket strehëve, në varësi nga mënyra e zgjedhur e kullimit të ujit në ulluqe, mund të instalohen elemente të ndryshme të ventilimit. Një tipar tjetër i dobishëm i ventilimit të hapësirës nënçati (papafingo) është tharja e kondensimit të mundshëm që mund të ndodhë gjatë ndryshimit të temperaturës (ditë / natë) në pjesën e poshtme të çatisë.

Sistemi i plotë i çatisë

Elementi i dytë thelbësor i gjithë sistemit të çatisë, i cili është pjesë e pashmangshme dhe e detyrueshme e tij, është membrana e përshkueshme nga avulli ose e ashtuquajtura fleta për mbulimin e çatisë. Ajo mbron hapësirën nën çati nga depërtimi i ujit nën strukturë dhe mundëson kalimin papengesë të avujve natyrore nga aktiviteti njerëzor që ndodhë nën çati dhe daljen e tyre kah kanali i ventilimit të hapësirës nën kulm ose çati.

Është e rëndësishme të sigurohet dendësia e membranës për përhapjen e avullit, e cila pajiset me shtesa të tilla si shirita vetë-ngjitës me ngjytëse të dyfishtë që shërbejnë për sigurimin plotësuese të gozhdave që e shpojnë membranën gjatë montimit të liestave mbajtëse. Membranat kundër avullit të ofruara nga Tondach, garantojnë hidroizolim, përshkueshmëri të avullit, termostabilitet, janë rezistent ndaj plakjes dhe posedojnë forcë mekanike. Falë këtyre cilësive siguria dhe mbrojtja e të gjithë sistemit të çatisë sigurohet.

Thelbësore për cilësinë e membranës për difuzimin e avullit është materiali nga i cili është bërë. Struktura e membranave të avullit e Tondach është me tre shtresa për të siguruar shkallën më të lartë të cilësisë. Shtresa për mbulimin e çatisë është përgjegjëse për mbrojtjen e saj mekanike dhe ultravjollcë, shtresa e mesme ose membrana e vërtetë është pjesë më e rëndësishme e fletës dhe është e papërshkueshëm nga uji dhe e përshkueshëm nga avulli, dhe shtresa e tretë është mbrojtëse dhe siguron mbrojtje mekanike për fletën nga ana e poshtme.

Nëse mund t’i përmbledhim me disa fjalë, atëherë ato do të jenë “siguri, paqe, mbrojtje dhe integritet”. Siguria për ne dhe familjet tona dhe qetësia në shtëpi, mbrojtja nga kushtet e pafavorshme klimatike dhe kompletimi i ekzekutimit përmes zgjidhjeve sistematike të çatisë. E gjithë kjo mund të sigurohet me tjegullat keramike të çatisë dhe pajisjet shtesë Tondach që ofrojnë performancë me cilësi të lartë, ngjyra dhe forma të pasura, si dhe në zbatojnë kërkesat më të larta të sigurisë.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2020. Zhvilluar nga My Marketing