• Rrugën që duhet ta kaloni ... nga një papafingo e papërdorshme deri në një vend që ju pëlqen të gjithëve!

Papafingoja është pjesë e shtëpisë që shpesh herë edhe anashkalohet pa arsye, e që është hapësire që mund të ofrojë vend shtesë madje edhe për një apartament të tërë për të jetuar – gjithmonë mund të jetë shume e popullarizuar! Sigurisht se veç më keni dëgjuar për një hapësirë… papafingo..të atillë…apo? 😊

Ky është një shembull i atillë, një apartament i vogël njëdhomësh në papafingo.

Shembull më i mirë se si dukej ajo hapësirë para se të bëhet papafingo:

Idetë e arkitektëve, dizajnuesve të enterierit, kanë kontribuar që kjo papafingo e lënë anash të ndryshohet në mënyrë të pabesueshme, me një dukje krejtësisht ndryshe – pronarët fituan një apartament të tyre të ëndrrave në papafingo!

Punët e brendshme kanë kontribuar për krjimin e një enterieri të përsosur dhe që si udhërrëfyes për idenë u morën:

  • Tërë papafingoja është dizajnuar sipas parimit “open concept”, që shpeshherë e dëgjojmë në shprehjet origjinale, me vetëm një mur të ruajtur në gjendjen fillestare. Ai është muri me tulla i cili e ndanë trapezarinë nga dhoma e ditës duke i dhënë papafingos një nuancë të një stili të njohur industrial.
  • Dizajnuesit me guxim kanë vendosur që të përdorin nuanca më të errëta në kombinim me ngjyrat e drurit natyral për ta bërë papafingon që të duket më e ngrohtë dhe më elegante. Ne mendojmë se aspak nuk kanë gabuar. 😊
  • Dhoma e gjumit është ndarë vetëm me një qelq – që rezultoi me ndriçim të hapësirës, duke mos e “ngulfatur” me mure shtesë.
  • Hapësira deri te ndarja e qelqtë e dhomës së gjumit është shfrytëzuar për të vendosur një pllakë të hollë për punë – me “rolin” e tavolinës së punës – në këtë mënyrë duke mos e ndryshuar edhe dukjen origjinale.
  • Kuzhina është planifikuar deri në detajet më të imëta me qëllim që të përshtatet me enterierin tjetër – shumë dollapë dhe rafte të fshehura, dyer që nuk duken si elemente të thjeshta të kuzhinës dhe përmbajnë gjithçka që ju nevojitet.
  • Dy dhoma dite: koncept i përsosur i ndarë me mur me tulla. Ato duken si dy raste të veçanta, dy dizajnë që përshtaten me pjesën tjetër të enterierit.
  • Vendi nën diell është vendi i rezervuar për ballkonin e kësaj papafingoje: investuesit nuk kanë kursyer por dëshironin që papafingoja të jetë me ajër të pasur dhe të pastër, dritë e diellit, shumë ndriçim që këtë hapësirë të errët që ka qenë dikur, ta shndërrojë në një shtëpi të përsosur. Ata e shfrytëzuan njërën anë për të vendosur një ballkon, e më pas edhe bënë një dalje nga dhoma e ditës duke bërë që shumë thjeshtë dhe pa shumë investime të përfundohen edhe muret e tjera, si dhe të vendosen të gjitha dritaret e papafingos.

Kjo banesë është shembull tipik që në mënyrë praktike, diçka shumë të keqe mund ta shndërrojmë në një hapësirë ideale për të jetuar. Për këtë edhe e ndamë me ju, sepse besojmë se shembujt e praktikës së mirë do t’ua lehtësojnë punën me qëllim që të fitoni një papafingo ideale. Gjithashtu dëshirojmë që të potencojmë se edhe pse në këtë blog, në mënyrë konkrete nuk ka pasur një referencë të posaçme për rëndësinë e izolimit adekuat, këtë fakt doemos duket ta keni parasysh kur e rregulloni papafingon dhe kur dëshironi që të krijoni një papafingo përrallore.😊

Burimi: potkrovlje.ba

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing