• Papafingoja vetëm me një mur

Kjo papafingo ka vetëm një mur! Sigurisht që ne nuk e konsiderojmë murin e banjës. Pse është e rëndësishme kjo? Epo sepse në atë mur ka disa dollapë dhe një TV dhe sepse pikërisht kjo renditje lejoi që drita natyrale të përshkoj tërë dhomën.

Apartmanti gjendet në Stokholm dhe ka “vetëm” dy dritare në dhomën e ndenjes. Kur themi dy nënkuptojmë tre, sepse bëhet fjalë për hyrje në formë U, e ndarë me qelqë, ku një pjesë çon në dhomën e ndenjes, kurse pjesa tjetër në kuzhinë. Për shkak të kësaj, papafingo merr dritë maksimale.

Kjo hapësirë me një sipërfaqe totale prej 49m2 plus një ballkon prej 6m2 është funksional dhe shumë e ndriçuar. Është e pajisur në stilin skandinav, dhe ngjyra e bardhë mbizotëruese thyhet me detaje të hareshme që nuk mbingarkojnë hapësirën dhe me trarë që i japin ngrohtësi hapësirës. Nga mobiljet e rënda, nëse mund të thuani se ka, ky apartmant njëdhomëshe është i pajisur me vetëm një dollap në dhomë gjumi dhe një gardërobë në kuzhinë.

Tarraca është një magji e veçantë për të cilën ne harxhojmë shumë fjalë. Thjesht do t’i mbyllim sytë dhe do ta imagjinojmë se si është ndjenja kur në të pihet kafeja e mëngjesit.
Burimi: Atico sin Paredes

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2022. Zhvilluar nga My Marketing