• Format i madh i tjegullave të argjilit në çatinë më të lartë

Cilësia e lartë e këtyre tjegullave dhe ekonomia e tyre (9.2 copë / m2) lejojnë që çatia të zgjasë për dekada dhe instalimi të përfundojë në një kohë shumë të shkurtër.

Me tjegullat e çatisë me format të madh çatia juaj do të jetë moderne dhe e bukur, dhe mbi të gjitha funksionale. Për shkak të dimensioneve të tyre, ato janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për çati të shpejtë dhe të lehtë. Paleta e hijeve ose nuancave moderne do të përshtatet në çdo zgjidhje arkitektonike.

Për një elegancë më të madhe ose avangardë frymëzuese, zgjedhja është e sigurt – Tondach  tjegulla argili me format të madh!

Formati i madh i tjegullave prej argjili është më aktual, jo vetëm për shkak të standardeve më të larta të arkitekturës moderne dhe ideve krijuese të investitorëve, por edhe për shkak të mbulimit të thjeshtë dhe të shpejtë të çatisë. Wienerberger me modelet Tondach Twist, Tango plus dhe Bolero kënaqin klientët dhe format klasike dhe mesdhetare dhe moderne të tjegullave të argjilit.

Cilësia e lartë e këtyre tjegullave të çatisë dhe e tyre ekonomike (9.2 copë / m2) lejojnë që çatia juaj të zgjasë për dekada, dhe vendosjen e tyre ta përfundoni shpejt. Përveç kësaj, gamë e hijeve/nuancave u jep liri maksimale krijuese si për ndërtimet klasike ashtu edhe për ato moderne.

Këto tjegulla janë gjithashtu të përshtatshme për pjerrësitë më të ulëta të çatisë me nënndërtim me cilësi më të mirë me kërkesa të veçanta.

  1. Twist Tondach

Nëse dëshironi të keni një çati më ndryshe nga të tjerët, dhe në të njëjtën kohë të jetë modern, i bukur dhe me cilësi, Tondach Twist është tjegulla që i bashkon të gjitha dëshirat tuaja. Formati i madh dhe listelat rrëshqitëse e bëjnë vendosjen e tjegullave të shpejtë dhe të lehtë. Sipërfaqja më verore, si dhe përzgjedhja me e madhe e hijeve/nuancave, përshtaten në mënyrë të përkryer në të gjitha objektet.

  1. Tondach Tango plus

Sipërfaqja e gjallë e tjegullave Tondbach Tango plus do ta bëj çatinë tuaj më të gjallë, dhe qëndrueshmëria dhe cilësia nuk duhet të diskutohen. I përket stilit kontinentale të tjegullave dhe vjen me nuanca të ngrohta dhe natyrale, si dhe me nuancën e errët moderne. Formati i madh dhe listelat rrëshqitëse e bëjnë ndërtimin e çatisë më të lehtë dhe më të shpejtë.

 

  1. Tondach Bolero
    Për arkitekturën klasike dhe moderne, dhe për të gjitha stilet. Formati i madh i tjegullave Tondach Bolero dhe mundësia për listela rrëshqitëse ofrojnë një ndërtim më të shpejtë të çatisë, si dhe çati cilësore, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Hijet e errëta të këtyre tjegullave janë mbresëlënëse dhe përputhen në mënyrë të përkryer me standardet e larta arkitekturore.

 Përparësitë e çatisë së mbuluar me tjegulla me format të madh

  • më pak lëndë druri dhe instalimi i shpejtë
  • mbulim i shpejtë dhe i lehtë për shkak të madhësisë më të madhe
  • ulni peshën e përgjithshme, dhe kështu më pak ngarkesë në strukturën e drurit
  • pamje moderne e çatisë
  • garancë e cilësisë 33 vjet

 Përse produkte argjil?

  • argjili është një material natyral dhe i shëndetshëm
  • Çatia e mbuluar me tjegulla argjili thjesht “frymonë”:
  • Argjili është një material i qëndrueshëm dhe afatgjatë (vlerësohet të ketë një qëndrueshmëri mbi 100 vjet)
  • Tjegullat prej argjili mund të riciklohen
  • Tjegullat e argjilit për çati janë rezistente ndaj të gjitha kushteve të motit

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2020. Zhvilluar nga My Marketing