• Cili është sistemi më i mirë i izolimit të oxhakut?

Koha kur oxhaqet i izolonim me fletë metalike është pas nesh. Sistemet e çatisë Tondach  janë një tjetër sistem inovativ, modern dhe i lehtë – sistemet Koraflex për izolimin e oxhakut.

Sistemi Tondach për izolimin e oxhakut si pjesë e sistemeve të çatisë Tondach

Në kompaninë Wienerberger ne vazhdimisht jemi duke punuar në inovacione. Çatia shihet si një tërësi dhe sistemet që sigurojnë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e çatisë e lehtësojnë dhe përshpejtojnë ndërtimin. Për shkak të kritereve më të larta arkitekturore, si dhe dëshirave dhe ideve të investitorëve, vazhdimisht e më shumë rëndësi i jepet edhe identiteti vizual të çatisë, jo vetëm funksionalitetit.

Të motivuar nga ky qëndrim ndaj çatisë, inxhinierët e ndërmarrjes ose të kompanisë Wienerberger zhvillojnë zgjidhje të shumta funksionale për çatitë, duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe standardet e larta të ndërtimtarisë.

Përveç sistemeve origjinale për ndërtimin e nënkonstruksionit cilësor të çatisë, theksi i është vënë instalimit të sistemit cilësor për mbrojtje nga dëbora, stuhia, kurse kohën e fundit më aktuale janë edhe sistemet e izolimit të oxhaqeve.

Koraflex dhe Koraflex plus – e ardhmja e izolimit të oxhaqeve

Sistemet Tondach për izolim të oxhakut kanë vetëm një qëllim-izolimin cilësor dhe të sigurt të oxhaqeve. Me shiritin Koraflex Plus për izolim, oxhaqet mbrohen absolutisht nga shiu, dëbora dhe papastërtia në hapësirën e papafingos, dhe ju gjithashtu merrni një tërësi të bukur vizuale pasi shiritat janë në disa hijëzime ose nuanca të cilat në mënyrë ideale përputhen me pllakat tuaja Tondach.

Ky shirit shumë fleksibil për mur dhe oxhak është jashtëzakonisht i qëndrueshëm, ideal për të gjitha kushtet e motit, rezistent ndaj rrezeve UV dhe i riciklueshëm.

Duke pasur parasyshë se nga pjesa e poshtme është i mbështjellur me ngjitëse butil, ai shumë lehtë dhe në mënyrë të përhershme ngjitet në sipërfaqen e pllakave Tondach prej argjili. Për shkak të elasticitetit të tij, shiriti bashkohet në mënyrë optimale me tjegullat Tondach. Me shiritin Koraflex Plus izolimi i oxhakut do të përfundojë 50% më shpejt sepse është i shpejtë dhe i lehtë për tu vendosur.

Sistemi izolues Cornflex gjithashtu përmban një listelë përfundimtare e cila do ta plotësojë vizualisht dhe funksionalisht.

Pse Koraflex Plus?

  • Vendoset mbi tjegullat dhe mbron nga depërtimi i shiut dhe dëborës në hapësirën nën çati (ndryshe nga fleta metalike e cila vendoset nën tjegull)
  • Është rezistent ndaj rrezeve UV
  • Është i thjeshtë për tu vendosur dhe nuk kërkon realizues të specializuar
  • Është afatgjat dhe i qëndrueshëm ndaj ndikimit atmosferik
  • Është rezistent ndaj plasaritjeve
  • Vizualisht përputhet me sipërfaqen e çatisë
  • Nuk është i dëmshëm për mjedisin
  • Pjesë e sistemit origjinal të çatisë Tondach

Nëse jeni duke planifikuar një ndërtesë ose jeni në proces të rinovimit ose ndërtimit të një çatie, kujdesuni që zgjidhjen që keni zgjedhur të jetë më e lartë dhe do të shkaktojë më pak shqetësime dhe probleme në të ardhmen. Zgjidhjet e sistemit Tondach për çatinë janë moderne, funksionale dhe zgjedhje e duhur! Mos bëni kompromis, vetëm ORIGJINALI është mjaft cilësor!

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2020. Zhvilluar nga My Marketing