• Çfarë na bën të ndjehemi të lumtur dhe të qetë?

    A KENDI MENDUAR NDONJËHERË PËR KËTË?

A ka ndonjë arsye apo ide të veçantë që përcakton nëse jemi të kënaqur dhe të lumtur me jetën ose përkundrazi, që na bën të pasigurt, të shqetësuar dhe me ankth? Nëse shmangim momentin e thjesht psikologjik që të gjitha këto gjendje emocionale kanë manifestime të ndryshme, se ato mund të nxiten nga stimuj individualë dhe se ato varen nga shkaqe të ndryshme, ne mund të bashkohemi rreth nocionit se ekzistojnë varësi të përgjithshme njerëzore dhe ligje të pashkruara që formësojnë botëkuptimin tonë personal dhe ndikojnë në mënyrën se si ne e shikojmë jetën.

Të vërteta të tilla universale janë, për shembull, dëshira e secilit prej nesh për të marrë një arsim të mirë, në mënyrë që të kemi një të ardhme premtuese, nevojë për të ndjekur një karrierë profesionale, ku ne mund të zhvillojmë potencialin tonë të plotë dhe të fitojmë të ardhurat e duhura, ose aspirata për të gjetur një partner dhe të krijojmë një familje. Dhe me çka e lidhim familjen? Me rehati, siguri, ngrohtësi, bashkëndarje, vlera të përbashkëta dhe momente afërsie dhe qetësie.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, nuk është e vështirë të kuptohet pse është e rëndësishme se ku jetojmë dhe ku i ndërtojmë të gjitha këto momente të paçmueshme për të gjithë ne. Sepse shtëpia është mbretëria jonë e vogël, ku krijojmë kujtimet tona më të rëndësishme. A nuk do të ishte për të ardhur keq nëse ato shoqëroheshin me emocione negative që na pengojnë të gjykojmë se çfarë është me të vërtetë e bukur dhe domethënëse në jetë? Nuk është sekret se nëse kemi probleme në shtëpi, ato ndikojnë në gjendjen tonë të përgjithshme emocionale. Kjo është arsyeja pse ne jemi para së gjithash qenie njerëzore dhe duhet të dimë se qetësia është një parakusht për të ecur përpara me vetëbesim.

Duke kuptuar të gjitha këto, ne në Tondach i drejtojmë përpjekjet tona, kryesisht për të kënaqur nevojën që secili prej nesh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i kënaqur me jetën që ne bëjmë nën çatinë tonë . Për ta arritur këtë, ne e mbështesim punën tonë në ofrimin e zgjidhjeve të plota të sistemit që mund të sigurojnë gjithçka që nevojitet për çatitë e pjerrëta dhe të lejojmë realizimin e të gjitha ideve të guximshme për format, simetrinë dhe bukurinë.

Mbështetur mbi bazën e fortë që qeramika si një material ndërtimi na e ofron, ne mund të japim gjithçka që është e nevojshme për të ndërtuar një çati të re ose për të rinovuar çatinë e vjetër. Për ne, kjo është një mënyrë për të parë përpara dhe për të siguruar paqen e të dashurve tanë. Ne gjithashtu i kushtojmë vëmendje të veçantë bukurisë së zbatimit dhe emocionit të cilin çatitë tona mund ta zgjojnë, duke ju ndihmuar që ta imagjinoni madje edhe me padurim të prisni realizimin e tij në realitet.

Sepse e vërteta është se lumturia, siguria dhe qetësia nuk janë pikat përfundimtare të një udhëtimi, kurse mund të na shoqërojnë në çdo hap të vetëm. A doni t’i ndërmarrim këto hapa së bashku?

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2020. Zhvilluar nga My Marketing