• Hermitizimi- thjesht një fjalë arkaike apo çelës për të jetuar jetë cilësore në papafingo?

Sa për fillim të bëjmë dallimin midis dy kuptimeve të fjalës së padepërtueshmërisë ose hermitizimit

Hermitizimi (angle. air-tightness) – Aftësi e mbështjellësit të jashtëm, gjegjësisht e pjerrësisë së çatisë për të ndaluar lëvizjen e ajrit përmes mbështjellëses për shkak të ndryshimeve të temperaturës brenda dhe jashtë objektit. Ajo “rrjedhje” (nga gjuha angl. air-leakage) ndodh përmes hapjeve, çarjeve dhe vrimave të shkaktuara nga montimi i keq ose zgjedhja e gabuar e materialit, ose nga të dyja. ” “Rrjedhja e ajrit” mund të jetë dy-drejtimshe, në dimër nga jashtë në brendësi, dhe në verë nga jashtë në brendësi kur nxehtësia hynë brenda. Disa vlerësime sugjerojnë që pa hermitizim të mirë të mbështjellëses nga jashtë, mund të ketë humbje të energjisë deri në 30% për shkak të lëvizjes së lartë të ajrit përmes vrimave dhe çarjeve të ndryshme. Prandaj, ky lloj hermitizimi është një nga parakushtet kryesore për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm, të rehatshëm dhe me efikasitet energjetik.

Hermitizimi nga era (nga gjuha angl. wind-tightness) Aftësi e mbështjellëses së jashtme të pengoj hyrjen e ajërit të ftohtë brenda për shkak të qarkullimit të ajrit dhe në këtë mënyrë zvogëlon efikasitetin e materialit termoizolues. Si shembull, imagjinoni sikur keni veshur vetëm një triko leshi – nëse fryn era, ajri i ftohtë relativisht lehtë do të kalojë përmes leshit dhe do të keni ftohtë. Por nëse vendosni mbi triko edhe një shtresë e cila nuk lejon që ajri i ftohtë të kalojë nëpër triko, atëherë fuqia e saj izoluese do të dalë në dritë, dhe ju do të ndjeni ngrohtësi. Kjo do të thotë që izolimi termik duhet të mbrohet nga qarkullimi i lirë i ajrit të ftohtë përmes tij.

Hermitizimi- Ventilimi

Në ndërtimin modern këto dy nocione shkojnë së bashku. Hermetizim nuk do të thotë një objekt i mbyllur hermetikisht – një objekt i ndërtuar siç duhet është i hermetizuar edhe i ajrosur falë materialeve moderne dhe zgjidhjeve sistematike. Më detalisht në tekstin e mëtejshëm.

Si? Pra, izolimi nuk është i mjaftueshëm.

Izolimi termik është i nevojshëm, por nuk është i mjaftueshëm për arsyet e mësipërme. Rritja e efektit të izolimit termik kërkon hermetizimin e tërë sistemit.

Zgjidhja- Sistemi Homeseal LDSS për izolimin e papafingos

Materialet dhe struktura e duhur që sigurojnë hermetizim patjetër të jenë në përputhje me materialet e izolimit termik të papërshkueshëm nga avulli. I gjithë sistemi duhet të jetë i avull-lëshues dhe në mënyrë të kontrollueshme ta lirojë ajrin. Si arrihet kjo? Fletët bashkëkohore të çatisë sigurojnë hermetizim dhe frymëmarrje të objektit! Ato nuk janë lloje najloni, por membrana me shumë shtresa, ku secila shtresë ka funksionin e vet.

Prandaj Sistemi LDS Homeseal është zgjidhja e duhur për çdo çati. Le të shohim pjesët e tij:

  1. Nga jashtë: membrana e përshkueshme nga avulli – e papërshkueshme nga uji LDS 0.02 e cila nuk depërtimin e ajrit të ftohtë në izolim, si dhe shiun dhe borën në strukturë (për shkak të dëmtimit të tjegullave ose mbulesave tjera të çatisë): duke lejuar rrjedhjen e lirë të avullit të ujit nga hapësira.
  2. Më mes: kombinimi i leshit prej guri dhe qelqi me teknologjinë ECOSE – materiale fibroze të përshkueshme nga avulli të bëra nga lëndët e para natyrore ofrojnë ajër të brendshëm cilësor.
  3. Nga ana e brendsh,me: Diga aktive e avullit Homeseal LDS 5 kontrollon rrjedhën e avullit nga brenda jashtë. Rrjedha e kontrolluar e avullit nuk lejon kondensimin e avullit të ujit në materialin izolues termik (e cila ndodh kur nuk ka fletë, duke zvogëluar kështu efektin dhe krijohet një rrezik nga shkatërrimi i strukturës prej druri).
  4. E RËNËDSISHME: i gjithë sistemi duhet të ngjeshet dhe “rrjedhja” e ajrit të ngrohtë, si dhe depërtimi i ajrit të ftohtë të eliminohet duke përdorur materialet e mëposhtme:
  • Shirita ngjitës për bashkimin e të gjitha palëve për fleta (Solifit 1) dhe për ngjitjen e fletave me profile nën-ndërtuese (Solifit 2)
  • Risi: Ngjitës elastik Solimar 310 për lidhjen e fletave në muret anësore dhe të gjitha llojet e e murit dhe të gjitha llojet e bazave.

Ne ju dëshirojmë një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm në papafingo me sistemin Homeseal LDS!


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing