• 10 ide për dekorimin e papafingos para Vitit të Ri!

Pushimet e dimrit janë një periudhë që kanë për qëllim dekorimin e shtëpive, pronarët e papafingove mund t’i fillojnë mendimet e tyre krijuese-imagjinare në mendjen e tyre, sepse shpesh hapësira që e keni në dispozicion e lejon dhe e kërkon atë nga ju.

Për fat të mirë, ne kemi dritare që mund t’i shfrytëzojmë në maksimum për këto qëllime festive, pa frikë nga pushtimi ose uzurpimi i hapësirës funksionale dhe se dekorimet do të na pengojnë dhe se do të ndeshemi me të deri në 15 janar.

Sot ne do të ndajmë me ju disa ide që do t’ju ndihmojnë të dekoroni më mirë dritaret e papafingos, dhe kështu të gjithë pamjen e papafingos, në komentet mund të na shkruani se cilat ide ju erdhën në mendje!

1. Zbukurime me origami

Kur bëhet fjalë për dekorime, origami gjithmonë do të gjejë vendin e tij në fjalorin dhe sugjerimet tona. Ju mund ta përdorni këtë mundësi për të ftuar fëmijë, për t’i mësuar ata të bëjnë dekorime të bukura për shembull të Babadimërit. Ne jemi të sigurt se atyre do t’u pëlqejë ky aktivitet, dhe ju do të fitoni dekorime prej origami, të cilat janë shumë dekorative dhe moderne.

2. Keka, të përdorura si zbukurime

Gjatë pushimeve të Vitit të Ri, ne zakonisht përgatisim një vakt të pasur, por edhe të shijshëm. Ju mund të bëni ëmbëlsira të vogla të Krishtlindjeve, të cilat do t’i dekoroni, dhe pastaj do ta dekoroni shtëpinë tuaj me to dhe do të arrini një atmosferë të mahnitshme.

3. Përdorni fruta të thata dhe lule

Përveç ëmbëlsirave të shijshme, mos harroni frutat e thata dhe kanellën.
Asgjë nuk mund të krahasohet me ndjenjën e këndshme kur hyni në shtëpi dhe ndjeni aromat festive të dimrit. Papritmas, gjërat bëhen më mirë sesa para se të hyni në shtëpinë tuaj!
Provoni të bëni një kurorë me fruta të thata dhe kanellë dhe ta varni para dritares tuaj. Ju mund të përdorni portokaj, mollë, limonë, blirë ose ndonjë nga frutat tuaja të tjera të preferuara.

4. Kurora të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve

Nuk ka Vit të Ri nëse nuk ka bredh, dhe kurorat mund të jenë një zbukurim i bukur në shtëpinë tuaj. Vendosini në dritare ose varni në derën e përparme, ata do të kënaqin mysafirët tuaj dhe do të sjellin një frymë festive në shtëpinë tuaj.

5. Bëni flok dëbore

“Le të bjerë shumë borë”, madje edhe nëse nuk ka dëborë! Nëse nuk jeni me fat të shijoni dimrin e bardhë, bëni vetë flokë dëbore. Është e thjeshtë dhe argëtuese. Mund t’i ngjitni në dritare dhe gjithashtu mund të bëni edhe fjolla të mëdha dëbore që do të jenë zbukurimi kryesor në shtëpinë tuaj.

6. Stolitë zbukuruese dhe këmbanat

Le të fillojë magjia! Krijoni dekor të mrekullueshëm me zbukurime qelqi, topa për Krishtlindje dhe kambana për të përmirësuar pamjen e dritareve tuaja.

7. Krijoni një kalendar unik

Ora po troket, ditët po kalojnë dhe të gjithë mezi presin Vitin e Ri. Bëni një kalendar dhe vendoseni në dritare. Ju mund të përdorni qese të vogla të bardha që do të tërhiqni dhe hiqni çdo ditë deri në prag të Vitit të Ri. Vendoseni këtë para dritares tuaj dhe llogaritni ditët më lehtë dhe më argëtuese.

8. Dekoroni dritaret me shirita dhe llambushka

Kurrë mos harroni këtë, shiritat janë gjithmonë aleatë të mirë kur punoni në projektin “Dekorim për Vit të Ri”. Thjesht mund të vendosni shirita, fjongo ose llambushka dekorative përpara dritares tuaj, mund t’i përdorni dhe t’i vendosni në perde, ose t’i trajtoni ashtu siç ju duket e përshtatshme për momentin – gjithmonë do të ketë efekt.

9. Përdorni degëza

Degëzat japin gjithmonë një notë dramatike interesante dhe të veçantë. Vendosni njërën prej tyre pranë dritares dhe do të shihni se sa lehtë mund të fitoni zemrat e mysafirëve tuaj.

10. Mbjellni “boçe pishe”

Kjo është një nga idetë më të thjeshta dhe më të lira të dekorimit. Merrni një vazo të zbrazët, pak humus dhe boçe pishe. Ju duhen 5 minuta. “Mbillni” boçe dhe zbukurojeni vazon me myshk. Vendosni vazot pranë dritares. Ju gjithashtu mund të pikturoni boçet me të gjelbërt dhe t’i ktheni ato në pemë të vogla dekorative të Krishtlindjeve!

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing