• ZBULIMET MË TË PABESUESHME TË GJETURA NË MBITRAZA NËPËR BOTË

ZBULIMET MË TË PABESUESHME TË GJETURA NË MBITRAZA NËPËR BOTË

Nuk është sekret se ekzistojnë dy mënyra bazë si të përdoren hapësira e mbitrazit. Zakonisht ajo është pjesë e shfrytëzuar e shtëpisë për banim, ose depo për gjëra të ndryshme-nga pajisjet për sport dimëror, vendin e të cilave vonë e zënë edhe ushqimet dimërore, nga dekorimet e fundvitit, e deri te lojrat e tashmë fëmijëve të rritur, a mos t’i anashkalojmë edhe gjërat të cilat ne i duam, por duhet t’i hudhim.

Dhe nëse këto janë shumica raste klasike, atëherë përgatituni të lexoni për disa gjëra më të njohura të pabesueshme, të harruara nga njeriu dhe koha por të gjetura ndonjëherë në tavane ose me fjalë tjera – list me gjëra të pa besueshme që janë zubuluar në mbitrazat e braktisura.
Nëse e lexoni këtë në shtëpi nën dritaren e mbitrazës, ju uroj që maksimalisht të kënaqeni në faktin që shtëpia juaj e ka prëdorimin e parë, dhe jo të dytin. Nëse jeni i tipit të dytë, mendoni për të- nuk do të bëni asgjë të keqe me pastrimin pranveror dhe do të argëtoheni me gjërat që i gjeni në tavan.

OBJEKTE TË DYSHIMTA

Sidomos nëse hapësira është ndonjë shitore e vjetër ose shtëpi, trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë, mundësia që të gjendet diçka e dyshimtë që ika takuar ndonjë gjyshi- veteran nuk është e ulët. Paramendoni se çfarë shoku ka përjetuar njeriu nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës Milvoki, kur në tavan ka gjetur 4 pjesë të granatave dore. Kjo nuk sugjeron se ju duhet të viheni pas gjërave të rrezikshme në tavan, por në rast se gjendeni në një situatë të tillë, është mirë të kërkoni ndihmë profesionale. Ashtu edhe ka vepruar personi në fjalë, i cili i ka ftuar njësitë speciale, që ti marrin granatat në një vend të sigurt edhe janë shaktruar.

OBJEKTET ME VLERË TË RRALLË DHE HISTORIKE

Po, ky është rast i mbitrazës së braktisur në Neshvill, Tenesi –ku janë krijuar audio inxhizime të vjetra të publicistit dhe priftit të njohur Martin Luter King. Pronari i mbitrazës, me emërin Stiven Tall, pastronte tavanin e babait të vetë kur zbuloi audio inçizimet e vjetra me merin “Dr. King Interview, Shtator, 1960 “. Kjo quhet ose emrohet si zbulim. Personi i surprizuar nuk ishte më pak i shokuar kur e dëgjoi edhe inçizimin ku dukshëm dallohen zërat e babait të tij dhe të Martin Luter King. Djali i tregtarit të policave për sigurim, Stiven nuk mund ta mendoj vlerën e zbulimit të tij në planin historik. Bbai i tij kishte disa besime dhe pozicione në fushën e të drejtave të njeriut dhe kishte shkruar libër e cila ishte shkaku edhe i kësaj interviste. Libri nuk kishte parë dritë të bardhë, për dallim nga inçizimi i cili u shit në ankand dhe u ble nga instituti për trashëgimi historike.

OBJEKTE NË PRONËSI TË PERSONAVE HISTORIK

Zbulimet e përmendura deri këtu janë zbulime jashzakonisht të rëndësishme. Por, zbulimet në vijim janë edhe më të rëndësishme sepse i përkasin njëri nga personat më të ashpër historik. Njeriu I cili e bëri bëton të dridhet para personalitetit të tij, gjegjësisht, ishte adhuruesi pasionant i muzikës klasike. Bëhet fjalë për Adolf Hitlerin. Pas shembjes së Gjermanisë Naciste dhe ka fundi i Luftës së Dytë Botërore, gjërat personale të Hitlerit, të gjetura në shtabin e partisë naciste në Berlin, ishin paketuar dhe shkruar siç duhet, që të dërgohen në vendin e tij, në Gjermaninë jugore.

Siç duket Kapiteni rus Lev Besimenski nuk rezistoi dot lakminë që t’i mbaj si suvenir nga ndodhitë e atëhershme historike të cilat e ndryshuarn botën. Kështu që koleksioni personal i punimeve klasike të Hitlerit përfundon në mbitrazën e tij. Koleksioni del në dritë duke ju faleminderuar bijës së tij, e cila pa ndonjë qëllim të keq, duke kërkuar pallën e bedmintonit i gjen këto objekte. Mes shënimeve kishte edhe vepra artistike të kompozitorëve: Petar Çajkovski, Aleksandës Borodin dhe Sergej Rahmanjinov, të gjithë ato të shkruara dhe shënuara me shenja naciste.

KUSHTE TË PAMUNDSHME

Me të vërtetë nuk mund të besojmë, por revolja shokuese (elektrike)na shpien te zbulimi i violës së rrallë Stradivarius, me vlerë mbi 5 milion dollar. Instrumenti ishte vjedhur nga pronari i Orkestrës së Simfonisë në Milvoki- Frank Mlmond. Ai shkonte ka automobili itij, kur ishte sulmuar me revole elektrike dhe viola ju ishte vjedhur. Policia kishte ndjekur vjedhësin falë armës që e ka përdorur. U zbulua se tre persona ishin të përfshirë në ngjarjen e vjedhjes, dhe tërë gjurmët pasi janë tubuar bashkë, kishin dërguar te mbitraza në pjesën lindore të qytetitе. Viola me vlerë ju kthye pronarit të vet.

SPROVIM I INDIVIDIT

Po, pikërisht atë e kemi në mendje. Çka do të bëni nëse gjeni një shumë të madhe të parave në tavan, e cila, nuk është e juaj. Shumica nga ju madje as nuk do të hamendeshin në atë moment. Por, shikoni tregimin e një njeriu i cili me të vërtetë është ballafaquar me këtë dilemë serioze.

Emri i tij është Xhosh Ferina nga Juta. Një ditë Xhosh vetëm i rendiste instrumentet e tij në garazhë, kur papritmas vërejti një si derë të vogël për qasje ka tavani, e mbuluar me një pjesë të qilimit të vjetër. Kureshtja e kishte detyruar ta hap derën dhe të hetoj çka ka atje. Ai gjeti kuti për municion, që si duket kishin qenë në depo qysh nga Lufta e Dytë Botërore, por kur i kishte hapur, ishte shokuar. E kishte thirrur edhe bashkëshorten që të vërtetohet se ajo që e kishte zbuluar është e vërtetë. Në kuti kishte pasur banknota të mbështjellura formë ruleve.Jo vetëm disa të holla të kursyera, por pasuri prej 45.000 dollar.

Pikërisht këtu fillon dilema morale para familjes së Xhoxh.Paramendoni gjithçka që i është rrotulluar në kokë. Një shumë e tillë me siguri do ta kishte barazpeshuar jetën financiare të familjes, borxhet e shtëpisë, automobilin, pse jo edhe një fëmijë tjetër. Por ajo që ky njeriu vendos ta bëj, nuk ka mundësi të blihet me të holla, por në të njejtën kohë ka shërbyer edhe si mode ose shembull për dy djemt e vetë duke veprur me nder dhe i ktheu të hollat te pronarët. Historia nuk tregon nëse ka fituar shpërblim në të holla për këtë vepër guximtare, por gjithsesi mund të themi se ndonjëherë vlera morale është më e rëndësishme.

PJESË ARTI I PAÇMUESHËM

Vite me radhë në një mbitrazë në Norvegji qëndron dhe absorbon pluhur një pikturë e piktorit të njohur Vinsent Van Gog. Pronari i mbitrazës ishte i vetëdijshëm për pikturën, por kohë të gjatë kishte menduar se ajo është e falsifikuar. Vepra me emrin”Perendimi në Montmaior” kishte kaluar më shumë se 100 vite e fshehur nga publiku – kur pronarët vendosin që të lidhen me muzeun e Van Gigut në Amsterdam, që të verifikojnë nëse në të vërtetë fotografia është falsifikat. Ekspertët përfunduan se me siguri ashtu është, sepse nuk ishte e nënshkruar, por ka një supozim se vetë autori nuk e kishte dashtur prandaj edhe nuk e kishte nënshkruar. Me avancimin e teknologjisë, me analiza kimike, hulumtimi me rengen rrez dhe me anë të dhënave të tubuara për pikturën të cilën vetë Van Gogu e kishte përshkruar dhe përmendur në letrat për vllaun e tij, është dëshmuar se vepra është krimtari e tij origjinale.

PËR DIKË MBETURINË, KURSE PËR TJERËT PASURI

Plotësisht në kuptimin e saktë të fjalës– mbeturinat për dikë mund të jetë pasuri e vërtetë për dikë tjetër. Kështu është rasti edhe me një person të thjeshtë në Minesota, i cili blen një shtëpi që ishte nevojë për renovim serioz. Planet e Dejvid Gonzales përfshijnë edhe prishjen e një muri që të zgjeroj njërën nga hapësirat. Kur e prish murin, Gonzales e zubulon Gralin e shenjtë për adhuruesit e skicave komike. Action Comics # 1, mesiguri të përdorur për izolim bashkë me shumë gazeta tjera të vjetra. Rëndësia e kësaj skice komike lidhet me zhvillimin e njrit nga yjet më të mëdha në botën e skicës komik – Supermenit.

Gonzales, teza e tij dhe bashkëshortja e tij e ndërrojnë skicën komike me njëri tjetrën. Si rezultat griset kapaku i pasëm. Fletë prej 75.000 dollar. Skica komike u shit në ankand nga shtëpia për skicat komike për vlerë prej175 000 dollar ose vetëm për krahësim- vlerë disa herë më e madhe se e shtëpisë së familjes së tij. Sërish vetëm për ta krahësuar- kopje e botimit të kësaj skice komike deri në vitin 2011 ishte në pronësi të aktori Nikolla Kejxh i cili të njejtin vit e shet me vlerë mbi 2 milion dollar.

ZBULIM I KOHËRAVE ANTIKE

E mbani mend se kur si fëmijë keni gjurmuar në tavan dhe keni gjetur gjëra të ndryshme, nga të cilat imagjinata juaj është orientuar në drejtime të ndryshme. Gjithçka që mund të thoni për gjetjet tuaja do të veniten para asaj që 10-vjeçari Aleksandër Ketler e ka gjetur në tavanin e gjyshit të tij. Trup i mumifikuar i mbështjellur i vendosur në sakofag, i shoqëruar me zbukurime të cilat tradicionalisht vëndosen në arkivol. Paramendoni shokun e gjyshit dhe befasinë nga ky zbulim i mahnitës. Realisht tregimi është i thjeshtë, ndoshta gjyshi i tij e ka marr si suvenir gjatë vizitës në Afrikën Veriore. Në fund, del që i tërë kompleti një falsifikat i bërë me mençuri dhe shkathtësi. U dëshmua se trupi është prodhim i fabrikuar, skelet i prodhuar prej metali, i mbështjellur me fasha. Kuptohet, kjo nuk e redukton vlerën e zbulimit dhe të prëvojës në asnjë mënyrë të Aleksandrit të vogël. Nëse asgjë tjetër, ajo është një tregim interesant të cilin ai me siguri do ta tregon nëpër kohë.

Ashtu si mund të bindeni –ka me të vërtetë gjëra të pabesueshme që mund të gjenden në tavanet e lëshuara.

Do të jemi me fat që t’i dëgjojmë edhe tregimet tuaja, sepse jemi të sigurtë se në tavani keni gjetur gjëra jo më pak kurioze. Çka mendoni për iden të bëjmë një listë tonën me gjërat më të njohura të pabesueshme, të cilat janë gjetur në territorin tonë. A do të potësojmë faqet e humbura në historinë tonë apo ndoshta do të bëjmë zbulime shokuese të objekteve ose gjërave nga bota e artit. Jemi të sigurtë se keni çka të ndani me ne, prandaj – mos nguroni të na kontaktoni në faqen tonë në facebook ose në email: keshille@papafingojaime.al .

Burimi: www.odee.com

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2018. Zhvilluar nga My Marketing