SI TË ARRIJMË IZOLIM TË SHKËLQYESHËM, TË ZËSHËM DHE TË NGROHTË NË
MES HAPSIRAVE NË NËNKULM

Shumë shpesh hapsirën e tavanit të cilën e rregullojmë për banim më të përshtatshëm podeson kuadraturë më të madhe dhe mundëson të ndahet në më shumë hapsira, të cilat mund të kenë funksion të ndryshëm. Falë sistemit për ndërtim të thatë, sot mund të kemi planprogram plotësisht të ndryshëm, jashtëzakonisht të lehtë dhe të shpejtë. Për vetëm gjysmë dite.

Më së shpeshti në ndërtimin e mureve ndarëse të bëra nga pllakat e gipsit, jemi të interesuar për gjendjen e zëshme dhe të ngrohtë të izolimit, ngarkimin dhe instalimin preciz.

Aftësi në mbështetjen e ngarkimit

Kur murat ndarëse ndërtohen mirë, perveç që mundësojne izolim kualitativ, ato mund te mbajnë pesha edhe më të mëdha të vënduara mbi to, elemente siç janë paqyrë, television dhe policia.

Izolim i zëshem

Kuptohet, nuk është njejtë sikur të bëhen dy hapsira të veçanta për nënkulmin e shtëpise krahasuar me dy mure në hotel. Prej saj varet mënyra konkrete që të zgjidhen problemet per izolimin e zëshem.

Muret ndarëse mund të jenë me konstrukcion të njëanshem ose të dyanshëm, në kombinim me vendosjen njështresëshe ose dyshtresëshe të pllakave te gipsit (psh. gips në karton). Nëse është dy shtresëshe e trashë 12,5cm izolimi i zëshem në këto raste është shumë i mirë -prej 45 deri 69 decibël.

Materiale për izolim

Një prej faktorëve bazë për një murë të ndërtuar dhe të formuar mirë është edhe lloji i pambukut mineral i cili shfrytëzohet në sistem.
Struktura fibër e materialit në menyrë të përkryer e absorbon zërin dhe siguron izolim te zëshem ne menyrë të shkëlqyeshme e cila arrihet me ndërtimin e sistemit më të mirë për izolim të zëshëm, ku në menyrë të ndërprerë ka materiale të ndryshme të rradhitura duke shfrytëzuar principin “material-spiralë -material”.

E rendësishme është të dihet se ekzistojnë prodhime prej pambukut mineral me teknologji specifike (ECOSE® Technology), e cila mundëson që këto produkte të jenë natyrale dhe jo te dëmshme për shëndetin e njeriut. Kjo është teknologjia inovative për prodhim në substancë për ndërlidhje të cilën Knauf Insulation e shfrytëzon për prodhimin e pambukut mineral. Nje avantazh tjeter thelbësor i prodhimeve me ECOSE® Technology është mënyra praktike e punës me to- lehtë prehen dhe shpejtë montohen, te mira janë në prekje, lëshojë më pak pluhur dhe janë pa ere. Knauf Insulation në pazarin maqedonas enkas ofron produkte shtesë prej pambukut mineral të cilat mjaftueshem përmirsojnë mbrojtjen e zëshme të sistemit, mure të ndërtuara me gips pllaka / karton gipsi/ ose fibra gipsi. Mund ti dalloni në bazë të paketimit- ngjyra e kaltërt e mbyllur dhe simboli për izolim te zëshëm nënkuptojnë prodhimet Decibël dhe Akustik Board të përpunuara për izolim të zëshëm në muret e ndërtuara, mbulesa murature dhe tavane të lëshuara.

Ndërtimi i mureve ndarëse

Muri i ndërtuar mund të montohet në cfarëdo baze- cimentë ose parket. Nëse vëndohet mbi parket ndërmjet murit dhe dyshemesë, poashtu ndermjet murit dhe tavanit, duhet të ngjitet shirit për izolim të zëshem, për shkak se ato janë zona shumë të ndjeshme.

Roli i izolimit të zëshëm e përmbush edhe shtresën e akrilit të këtyre sipërfaqeve, për shkak se në këtë mënyrë parandalohet bartja e zhurmës në tavan dhe dysheme të cilët më së shumti bartin frekuencat e zëshme.

Poashtu, profilet e dyshemesë dhe tavanit medoemos duhet të vëndohen në drejtim të murit që duhet të caktohen me ndihmen e gozhdës. Hapi i ardhshëm është që të vëndohen profile vertikale me gjatësi maksimale prej 260 dhe gjërësi prej 7,5 cm në hapsirë prej 60 cm.

Perveç asaj klasike, muret e ndërtuara mund te jenë edhe në formë rrethi që do ta bejë atmosferen e hapsirës së nenkulmit më intime. Nëse dëshironi mur oval, përdorni pllaka të gipsit me trashësi më të vogël, të cilat në varësi të rrezes së dëshiruar, që më parë duhet të jenë të lagura.

Me shfrytëzimin e sistemit të mureve të montazhuara të gipsit, me hapsirë më të përmbushur gjysëm profili me prodhime prej pambukut mineral, enkas te përpunuara për izolim të zëshëm mund ta ndërojmë shpërndarjen e tërë të nënkulmit të shtëpisë me te cilën kursejmë kohë dhe para, kurse hapsirat boshe janë ideale për vendosje të lehtë dhe racionale për të gjitha llojet e instalimeve.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing