• RUANI NGROHTËSIN E SHTËPISË

VELUX STANDARD PLUS DRITARE TE ÇATISË

Dritaret e çatisë VELUX të kategorisë standard Plus janë dritare optimale nga aspekti energjetik me dirigjim nga lart ose nga poshtë dhe e mbajnë shtëpinë tuaj të ngrohtë dhe me efikasitet të lartë energjetik.

Falë sistemit të ri të izolimit ThermoTechnology™ dhe goma rondelë shtesë, këto dritare karakterizohen me veti të shkëlqyera izoluese.

Dritaret unike me dirigjim nga lart janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e instalimeve, ndërsa dirigjimi nga lart ju ofron mundësi që ta vendosni nën të mobilet dhe madje të mund në mënyrë të rehatshme ta hapni dritaren.

Dirigjimi nga poshtë, me dorezë të galvanizuar, në formë ergonome në pjesën e poshtme, është i përshtatshëm për hapësira me mur të lart parape.

A i keni veshur dritaret tuaja të çatisë për ditët e ftohta dimërore?

Shumë prej nesh i kemi hequr palltot e dimrit dhe dorashkat, të cilat na ngrohin në këto muaj të ftohtë në vijim.

Por, rrallë kush mendon për faktin se mund të kursejmë shumë energji „me veshjen“ e dritareve të çative tona me veshje dimri gjatë stinës së ftohtë dimërore.

Ky është një refleks natyror: kur duhet të dalim në të ftohtë, veshim xhaketë që të na ngrohë. Nëse kemi të ftohtë në hapësirë të mbyllur, mbase do të veshim një pulovër shtesë ose e zmadhojmë nivelin e ngrohtësisë. Kur mbrëmjet janë jashtëzakonisht të ftohta, në shtëpitë tona është kryesisht freskët dhe atëherë është tejet logjike që të rritet temperatura e termostatit.

Por, ne në fakt mirë e mbajmë ngrohtësinë gjatë ditëve dhe netëve të ftohta me mbylljen e roletave. Kjo kryesisht ka të bëjë me dritaret e çatisë – roleta termike speciale e mban ngrohtësinë në dhomë falë materialit izolues nga i cili është i përbërë.

Është një ide shumë e mirë që të instalohen roleta termike në dritaret e çatisë – për shkak të aluminit ndërmjet dy shtresave të materialit të grumbulluar që e përmirëson izolimin. Ajri i ngrohtë në dhomë ngritet, por nëse i mbyllni roletat ato ndihmojnë në mbajtjen e temperaturës, dhe kështu do të jetë më e përshtatshme për ta kaluar kohën në dhomë kur jashtë bën të ftohtë.

Kur tërësisht është e mbyllur, roleta termike e përmirëson izolimin për 34% të çdo dritare të çatisë.

ROLETA TERMIKE MULTIFUNKSIONALE

Përveç kursimit të energjisë ekzistojnë akoma më tepër përfitime nga roletat termike – falë strukturës së kosheres së bletëve, gjithashtu kanë efektin edhe të errësimit dhe të dukjes atraktive. Tërësisht e përshtatshme, nuk është e fiksuar as në fund dhe as në krye, mund të pozicionohet në çdo pozitë, duke i bllokuar rrezet e diellit dhe shikimet kureshtare.

Kur keni roleta rregulluese siç është roleta termike, mund të uleni dhe të lexoni gazetën pranë dritares dhe të kënaqeni në dritë pa shkëlqimin verbues të diellit. Mund ta poziciononi roletën vetëm në atë vend ku rrezet e diellit janë më të forta.

Pra, tani është koha e duhur për t’u përgatitur për dimër!

Lexoni detajet për roletat termike dhe shikoni të gjitha dizajnet në dispozicion!

Dhe gjeni pikën e shitjes në qytetin tuaj!

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing