• Shikoni në pasqyrën e mrekullueshme, të sofistikuar në Stokholm

Kjo nënçati grandioze gjendet në Stokholm, Suedi. Është projektuar dhe ndërtuar (nga biroja Scandinavian homes) ashtu që duket njëkohësisht edhe e madhe edhe komode – 163 m2 me plafonë mjaft të lartë prej pothuaj 4 metra. Dritaret nga të tre anët e shtëpisë mundësojnë jo vetëm të ketë dritë natyrore por edhe shikim në pjesën e qytetit në afërsi.

Kontrast i hapësirave të ngjyrosura me të bardhë janë trarët e drurit. Hapësira për jetesë është e imagjinuar sipas të të ashtuquajturit koncept i hapur, ashtu që dhoma e ditës pothuaj pa vërejtur kalon në pjesën e kuzhinës me një kaminë të madh si pjesë qendrore.

Sikurse të shumica e shtëpive skandinave theksi është në dritën natyrore të cilën projektuesit përpiqen që sa më shumë të hyjë brenda shtëpisë. Kjo arrihet me dritare të mëdha në çati pa perde dhe me dominim të ngjyrës së bardhë dhe sipërfaqe të drurit me ngjyra të ndritshme.

Dizajnuesit e kanë shfrytëzuar maksimalisht formën e hapësirës dhe renditjen e ndërtesës. Lartësia është shfrytëzuar për të krijuar hapësirë dramatike për art dhe jetesë. Pjesët e lëshuara të çatisë formojnë dhëmbëzime në formë të gropës të përshtatshme më magazinim. Rezultati është hapësirë e sofistikuar dhe komode për të jetuar dhe për aktivitete tjera.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing