• Rregullojeni në menyrë optimale nënkulmin e shtepisë tuaj

Shfrytëzoni këshilla për shpërndarjen dhe rregullim për nënkulmin e shtëpise tuaj, përzgjedhje të hapsirave, kombinim të ngjyrave, përzgjedhje të mobiljeve

Rregullimi dhe shpërndarja e hapsirave të nënkulmit jep një sfidë më të madhe nga banimi i thjeshtë. Tavanët e drejtë janë zëvendësuar me të pjerrët nën të cilat fshihen vendet hapsirore në pritshmëri të zgjidhjeve interesante të enterierit. Ndriçimi është ndryshe, vendi është më i vogël, me shumë vlerë dhe absolutisht asgjë nuk është e njejtë. Përseri kjo është e shkëlqyeshme sepse me mendime racionale dhe energji te përkushtuar, nënkulmi mund te shënderrohet në vendin më të rehatshëm dhe më të dashur për ju në të gjithë shtëpinë tuaj.
Nëse edhe ju jeni prej njerëzve që nuk e keni shënderruar hapsirën e nën kulmit në orman, atëherë vini re keshillave tona për rregullim të hapsirave të nënkulmit dhe shijoeni një dozë inspirimi.

Vendbanimi dhe mënyra se si ne e rregullojmë, rehatinë që ua japim është shprehje e personalitetit tonë. Para se të vimë deri tek zgjidhjet e brendshme edhe pse ka një numër të madh faktorësh të cilët duhet ti marim parasysh, që pamja të jetë më logjike, dhe të ndjehemi të shlirë në hapsirën përreth. Ua sugjerojmë disa keshilla praktike për rregullimin e nënkulmit.

Lëvizshmeria

Dinamika e lëvizshmerise në një dhomë është çelësi i gjendjes psikologjike dhe mirëqenies tuaj. Gjithcka që duhet vazhdimisht ta anashkaloni, heqja dhe mbledhja janë shumë të bezdisshme dhe jo të rekomandueshme.
Sa më shumë liri të levizshmërisë të keni, aq më mirë. Poashtu mendoni për numrin e njerëzve të cilët enden në atë vend. Shembull nësë është kuzhinë, shporetin dhe lavamanin mendoni me kujdes se ku do ti vëndoni që të kenë mundësi së paku dy vetë të punojnë në hapsirën e kuzhinës pa u ndeshur dhe pa I penguar njëri tjetrit.

Lartësia

Tanimë tavanët janë të pjerrëta. Imagjinata juaj mund të kyqet mu pershkak lartësive të ndryshme të murreve dhe tavaneve. Mundeni më shumë të eksperimentoni me ndërrimin e trendeve të ndryshme në dekorimin e dhomës. Në vendet ku nuk mundeni të lëvizni çlirë mund të vendoni tapiceri të mobiljeve dhe dekorime të ndryshme që të mundeni ti shtoni bukuri dhe atmosferë shtëpisë tuaj. Për momentin ekzistojnë zgjidhje të ndryshme kreative me çmime të përballueshme.

Nëse jetoni në shtëpi me nënkulm sigurisht i keni parë pjerrëshmërite për detale simpatike prandaj shfrytezoni në menyrë më racionale dhe optimale të mundshme. Kjo është poashtu e nevojshme nga pikëpamja psikologjike. Nëse nuk e krijoni një atmosferë që të permbushni, të shprehni veten dhe shijen tuaj, do të jeni të sigurtë që shprehja – tavanët e pjerrët që nuk u japin ndjenjë të mirë ngelet vetëm legjendë.
Perfeksiononi hapsirën që e keni në dispozicion

Kategorikisht nuk ka vend më sharmant dhe më te ngrohte se sa nënkulmi. Barrierat që u shfaqen banorëve që posedojnë nënkulm janë më të rënda, por në llogari të saj edhe rezultatet janë shumë herë më të dëshirueshme. Ja disa ide për rregullimin e nënkulmit, të cilat do ta përmiresojne jo vetëm enterierin, por edhe ndjenjën e të qenurit në shtëpi

• Vareni një djep ne tavan në vend të një divani;
• Nese hapsira eshte relativisht e vogel, perdorni pasqyre, per te pasur ndjenjen e hapsires me te madhe;

• Përdorni mobilje më minimaliste dhe më të ulëta;
• Zbukuroni vendet me hapësira ose lëshoni saksi të gjata nga tavani;
• Vëndoni polic në mure dhe dekoroni ato me libra dhe qirinj;
• Vëndoni tepik në dysheme, i cili nuk e mbulon gjithë hapsirën e dyshemesë, por jep vetëm atmosferë ose shfrytëzohet vetëm për tu ulur. Është një zgjidhje e shkëlqyeshme e cila në shoqëri të jastekëve të bukur do ta zgjidh problemin e tavanit te ulët;
• Shfrytëzoni muret për të varur gjëra të ndryshme. Jo vetëm fotografi, por shembull ndonjë biçikletë ose instrument muzikor;
• Nëse dyshemeja ose trerët janë të drurit dhe duken mund ti dekoroni me gjëra antike, shembull orë ose gramofon të vjetër, të cilat janë jo vetëm elemente impresionuese por edhe japin ndjenjën e një nostalgjie të ëmbel dhe është shenjë e një shije të mirë.

Bëni ndryshime

Nëse jeni të përgatitur për të ndryshuar vendbanim, nuk don të thotë që nuk mund të bartet edhe ndryshimi, që ta freskojë si shtepinë ashtu edhe entuziazmim tuaj.
Nëse i pëlqeni mobiljet tuaja, por ato tanimë janë vjetërsuar mund ti bëri tapiceri.
Shumëllojshmeritë e tapicerive sigurisht mund ta permbushin shijen dhe nevojën e çdokujt.
Ngjyrosni ose lyeni me llak karriket. Ndërroni perdet. Veçanërisht në periudhën e festave të dimrit, kur do të kaloni më shumë kohë në shtëpi, kur të prisni dhe të sjellni familjarë dhe shoqëri, do të kishte qenë e mrekullueshme nëse do të kishit bërë një ndryshim të freskët dhe të lezetshëm.

Mos nguroni të kombinoni stile të ndryshme dhe të eksperimentoni

Nuk ka asgjë të keqe me gjërat tjera të mëparshme qofshin ato edhe antike në kombinim me mobilje më moderne. Mendimi i përgjithshem i dekoruesve sugjerojnë se njëra prej aspekteve kryesore në dizajnimin e shtepisë tuaj është ajo që reflekton personalitetin individual dhe stilin tuaj. Zyrja juaj antike rrëfen tregimin e të kaluarës tuaj, ndërsa divani modern rrefën të tashmen. Nuk kanë arsye përse ato të mos qëndrojne, ashtu që vini re këtyre dredhive të brendshme.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2018. Zhvilluar nga My Marketing