• Përgatitni dritaret e çative tuaja për dimër në 6 hapa

1. MIRËMBAJTJA E DRURIT

Druri është i lyer me shtresë mbrojtëse dhe përfundimtare në fabrikë dhe mund të pastrohet me mjete të thjeshta amvisërie për pastrim. Duhet që të ngjyroset përsëri së paku në çdo 4 vjet dhe sipas nevojës.

Dritaret e ekspozuara ndaj ngrohtësisë së fortë, ngrohtësisë së fortë diellore dhe/ose veçanërisht ndaj nivelit të lartë të lagështisë (p.sh. në kuzhinë ose në tualet) duhet të ngjyroset në çdo dy vjet.

Mirëmbajtja e sipërfaqes: Mënjanoni shtresën sipërfaqësore (llak ose ngjyrë). Mundohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe e thatë dhe aplikoni ngjyrën bazike në drurin. Kur ajo të thahet, vendosni shtresën e llakut akril/ngjyrë në bazë të ujit (gjithmonë përmbajuni udhëzimeve të prodhuesit).

Aplikoni metodën e njëjtë në sipërfaqet e prekura nëse janë hequr llaku/ngjyra. VELUX ofron një komplet për riparim me llak origjinal ose ngjyrë për riparim.

Kur ta trajtoni drurin, me rëndësi është që ti mbuloni gomat mbyllëse që të parandaloni që llaku/ngjyra ti përshkojnë ato, sepse kjo do ti bëjë më të ashpërta gomat mbyllëse dhe do ta prish efektin e tyre.

2. Pastrimi i qelqit

Për ta pastruar xhamin e jashtëm, zhvendosni krahun për 180 shkallë. Krahu duhet të fiksohet në vendin me tërheqjen e rezes për fiksim në hapjen e çarjes në fund të kornizës anësore. Ky funksion i sigurisë i liron të dy duart për të pastruar.

Pastroni qelqin me leckë/lëkurë kaprolli të butë, të pastër ose sfungjer të butë (jo gërryes)
që nuk lëshon qime ose me pastrues të pastër për dritare që nuk ka pjesë metalike. Për pastrimin e xhamit zakonisht mjafton ujë i pastër. Mund të përdorni edhe mjete të thjeshta të buta (jo gërryese) për pastrim në amvisëri. Për pastrimin e xhamave më i mirë është uji i butë. Për këtë arsye në pjesët me ujë të fortë, shtoni pak detergjent për ta zbutur ujin ose fshijeni tepricën e ujit pas pastrimit.

  • Mënjanoni kontaktin e silikonit me xhamin
  • Mos përdorni produkte për pastrim që përmbajnë grimca gërryese
  • Mos përdorni produkte kimike për pastrimin e xhamit
  • Mënjanoni kontaktin e xhamit me objekte të mprehta ose gërryese duke përfshirë edhe stolitë
  • Asnjëherë mos provoni ti pastroni papastërtitë e xhamit, pa përdorur fillimisht ujë
  • Nëse në afërsi të xhamit kryhet ndonjë punë, mbroni xhamin me najlon të pastër për të parandaluar stërpikjen ose njollosjen me kompozime agresive dhe gërryese

3. PASTRIMI I FILTRIT TË AJRIT

Филтерот за воздух може да се извади и да се измие со о

Filtri i ajrit mund të hiqet dhe të lahet me mjete të thjeshta pastrimi që përdoren në amvisëri. Rrotullojeni deri në fund dhe fiksoni dritaren në pozitë për pastrim, dhe më pas hiqeni filtrin nga mbajtësi i filtrit.

Filtrat e ri janë në dispozicion tek kompania VELUX dhe mund të blihen përmes servisit VELUX si pjesë e setit për mirëmbajtje (ZZZ.220).

4. Pastrimi i mbështjellësit

Gjethet dhe fundërrinat e tjera duhet pastruar përreth dhe nën mbështjellësin e dritares një herë në vit për të siguruar rrjedhje të lirë të shiut.

5. BORA DHE AKULLI

Në zonat me periudha kohore të ftohta më të gjata në të cilat të reshurat e borës janë të mëdha, në çati mund të akumulohet sasi e madhe e borës dhe akullit dhe dritaret e nënçatisë suaj VELUX mund të mbulohen me borë dhe akull për një kohë më të gjatë.

Kur temperaturat do të ngrihen, dritarja zakonisht do të jetë njëri nga vendet ku bora dhe akulli fillojnë të shkrihen.

Me rëndësi është që të sigurohet ujë dhe gjithmonë të mund të rrjedh nga çatia dhe ulluku përreth.

6. Kondensimi

Kur në xhamin e dritareve tuaja do të formohet kondensimi, atë duhet ta kuptoni si shenjë paralajmërimi se duhet më shpesh të ajrosni. Ajrosja e rregullt është mënyra më efikase për të parandaluar kondensim i ujit në xhamat e dritareve.

Kufizoni sasinë e lagështisë:

  • Nëse është e mundur, mos thani veshmbathjet brenda shtëpisë.
  • Mbyllni dyert e kuzhinës dhe banjës.
  • Rregullisht ajrosni nga 5 minuta së paku tre apo katër herë në ditë.
  • Nëse është e mundur, mbani temperaturë konstante në dhomë sa paku 20°C.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2018. Zhvilluar nga My Marketing