• PARANDALON PARAQITJEN E EHULLIT ME KOHË!

Si krijohet ehulli?

Kur çatia e pjerrët ose hapësira e tavanit është e pa izoluar apo nuk ka izolim të mjaftueshëm, ajri i ngrohtë nga hapësira ku jetojmë depërton nëpër konstruksion.

Atëherë konstruksioni i çatisë fiton nxehtësi të mjaftueshme për ta shkrirë shtresën e poshtme të borës në çati. Uji rrjedh ndërmjet shtresës së borës dhe mbulesës së çatisë derisa të arrijë deri në parvazin e çatisë, i cili ftohet pasi që i tejkalon kufijtë e shtëpisë.

Këtu uji gradualisht ngrihet duke krijuar shtresa të mëdha të akullit dhe EHULL

Pasojat

1. Rrezik i drejtpërdrejtë – jeta e njerëzve dhe kafshëve mund të jetë rrezikohet seriozisht nga këputja e ehullit.
Në rastin më të mirë, mund të vijë deri tek dëmtimi i pronës – makinës, pjesëve të shtëpisë dhe gjërave të tjera që gjenden drejtpërdrejtë nën ehull.

2. ÇATIA QË RRJEDH – uji i shkrirë, që ndalohet, me kalimin e kohës gjen rrugën në brendësinë e konstruksionit të çatisë.

Nëse nuk keni vendosur termoizolim të përshtatshëm dhe nuk keni parandaluar lëshimin e nxehtësisë, së paku parandaloni depërtimin e ujit të shkrirë në konstruksionin e çatisë me fletë metalike LDS 0.02 të depërtueshme nga avulli – rezistent ndaj ujit, nga ana e jashtme e çatisë.

3. DËMTIME FIZIKE – akulli është i rëndë dhe kur të shkëputet ai me vete tërheq edhe ulluqet, kështu së bashku mund të shkaktojnë probleme serioze me demolim.

PARANDALONI SHFAQJEN E EHULLIT ME TERMOIZOLIM

Me izolimin e çatisë së pjerrët në situata kur nënçatia përdoret si hapësirë për të jetuar.

ose me izolimin e tavanit në rastet kur nënçatia nuk përdoret.

ÇFARË SASIE E IZOLIMIT ËSHTË E MJAFTUESHME?

  • Është shumë e rëndësishëm që të përdoret trashësia e përshtatshme dhe lloji i izolimit të nënçatisë.
  • Çatia e pjerrët ose tavani me izolim të pamjaftueshëm, gjithashtu, lejojnë depërtimin e një sasie të caktuar të nxehtësisë e cila çon në shkrirjen e shtresës së poshtme të akullit në çati dhe më pas deri në krijimin e ehullit.
  • Trashësitë dhe llojet e rekomanduara të izuolimit për çati të pjerrët/tavan, por edhe për të gjitha llojet e konstruksioneve mund ti shihni duke klikuar KËTU.

Nëse doni që ta rregulloni nënçatinë tuaj

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing