• Mbrojtje kundër zjarrit

    Tek shtresat e nënçatisë, Knauf ofron zgjidhje të dëshmuara për mbrojtje zjarrfikëse, të shprehur në minuta të rezistencës zjarrfikëse.

Siguria dhe qëndrueshmëria e nënçative, posaçërisht roli i tyre zjarrfikës, për fat të keq bëhen temë e bisedimeve vetëm atëherë kur në afërsi tonë do të ndodh ndonjë incident i pakëndshëm, në të cilin ndonjë familje, nën goditjen e flakëve të zjarrit do të humb pasuri materiale dhe shpirtërore ose në rast më të keq-incidenti do të përfundoj në mënyrë fatale për dikë. Përderisa izolimi i sistemit paraqet përparësi në aspekt të efikasitetit energjetik të hapësirës, kurse dritaret e nënçatisë tek drita dhe ajri i domosdoshëm, pllakat e gipsit Knauf dhe zgjedhja e duhur e tyre dhe montimi janë ajo pjesë e nënçatisë e cila përfshin jetëgjatësinë dhe sigurinë.

Tek shtresat e nënçatisë, Knauf ofron zgjidhje të dëshmuara për mbrojtje zjarrfikëse, të shprehur në minuta të rezistencës zjarrfikëse. Më së shpeshti arrihen nivelet në 30,60 dhe 90 minuta të mbrojtjes zjarrfikëse të nënçatisë. Në kuadër të kësaj kohe të testuar, garantohet se nuk do të ndodh qe zjarri nga pjesa e përdorur e nënçatisë ta përfshijë edhe konstruksionin bartës ose anasjelltas.

Për arritjen e këtyre nivele të mbrojtjes zjarrfikëse, kurse në pajtim me miratimet në fuqi nga arkivi i Knaufit, janë të mundshme kombinime dhe sisteme të ndryshme, kurse ato përfshijnë këto lloje të pllakave:

  • Panel standard Knauf – A, me trashësi prej 12,5 dhe 15mm
  • Panel kundër zjarrit – DF, me trashësi prej 12,5 dhe 18mm
  • Panel kundër zjarrit – DF, me trashësi prej 20 dhe 25mm
  • Panel të fortë, kundër zjarrit – të plotësuara Diamant – DFH2IR, me trashësi prej 12,5 dhe 15mm
  • Panele të gjipsit – phazer nga gjipsi i presuar dhe me fibra celuloze, me trashësi prej 10,12,5 dhe 15mm
  • Fireboard, panele kundër zjarrit të klasit A1 të kundër zjarrit dhe trashësi prej 15,20,25 dhe 30mm
  • Fireboard, panele kundër zjarrit të klasit A1 të kundër zjarrit dhe trashësi prej 15,20,25 dhe 30mm Aquapanel, panele çimentoje me trashë prej 12,5mm dhe të klasit A1 kundër zjarrit, për përdorje në hapësira të lagështa në nënçati dhe qoshet metalike në pjesën e jashtme të nënçatisë.

Në një nënçati standarde, këto panele do të bënin pjesë në sistemet e ndërtimtarisë si vijon:

  • Mur ndarës – 30, 60, 90, 120 и 180 minuta mbrojtje kundër zjarrit
  • Tavani i ulur – 30, 60 и 90 minuta mbrojtje kundër zjarrit
  • Mbështjellësi i nënçatisë (pjerrtësia) – 30, 60 и 90 minuta mbrojtje kundër zjarrit dhe
  • Mbështjellësi i murit (vertikalja) – 30, 60 и 90 minuta mbrojtje kundër zjarrit

Në veçanti, në ndonjë rast tjetër, do ti shqyrtojmë në detaje të gjitha sistemet e përmendura ose kërkoni informata në faqen e internetit http://www.knauf.al. Me rëndësi është që të dini se Knauf gjithmonë ka zgjidhje adekuate, me të cilën do të ju mbroj nga humbja e asaj në të cilën investoni dhe që doni të zgjat më shumë.