• Le të flasim për termoizolimin ..

Një prej metodave më efikase për të arritur klimë të volitshme në hapësirat e brendshme të një objekti dhe të kursehet energjia është me vendosje të termoizolimit. Ndërtesa me izolim të dobët humb energji nëpërmjet mbështjellësit. Pjesa më e madhe e kësaj energjie humb nëpërmjet çatisë. Te SKAT çatitë kjo përqindje mund të arrijë deri 30-35%. Konstruksioni i çatisë është më së shumti i ekspozuar ndaj ndikimeve atmosferike, për çka edhe e domosdoshme të ndërmerren masa, gjegjësisht të bëhet SKAT izolim cilësor i çatisë, mbyllje hermetike të shkëlqyeshme të sistemit të izolimit dhe mbrojtje të çatisë nga shiu, bora dhe dielli…

Ç ‘është termoizolimi?

Kur flasim për termoizolimin, më së shpeshti mendojmë për materialin termoizolues , funksioni i të cilit është të mbrojë ndërtesën nga ndryshimet e jashtme të temperaturës dhe të mirëmbahet temperaturë e këndshme e qëndrueshme në pjesën e saj të brendshme. Për ta quajtur një material termoizolues, ai duhet doemos të ketë koeficient të ulët të përshkueshmërisë së nxehtësisë, që shënohet me shkronjën greke λ (lambda). Lambda e materialit për izolim është gjithmonë më e vogël se 1 W / mK, dhe sa më e vogël që është kjo vlerë aq termoizolues më i mirë është ai material.

Termoizolimi – Si të bëhet përzgjedhja e materialit të duhur?

Në përzgjedhjen e materialit termoizolues, për një objekt konkret, ndikojnë pothuaj faktorët e njëjtë sikur edhe për çdo material tjetër ndërtimor: kushtet lokale makro dhe mikro klimatike, popullariteti i produktit dhe traditat e ndërtimtarisë, kërkesat specifike dhe gjithsesi çmimi. Ndonëse askush s’është i kënaqur kur çmimi është faktori që e dikton përzgjedhjen, megjithatë gjatë përzgjedhjes së termoizolimit shumica e klientëve kryesisht vendosin në bazë të çmimit.

Megjithatë nuk duhet harruar se sot izolimi nuk e kryen më vetëm funksionin primar – të mbrojë nga të ftohtit ose nga të nxehtit. Përkundër, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se termoizolimi plotëson edhe disa kërkesa plotësuese:

Përshkueshmëri të avullit – me qëllim që dhomat “të frymojnë”, gjegjësisht që lagështia prej dhomave të mund të del pa penguar jashtë ndërtesës.

Mbrojtje kundër zjarrit – të mbrojë nga zjarri, ndërsa në rast se shpërthen ndonjë zjarr, të parandalohet përhapja e tij. *

Qëndrueshmëri – të qëndrojë derisa të ekzistojë ajo ndërtesë

Izolim të zhurmës – të mbrojë nga zhurma e goditjeve ose të ajrit

Përkrah të gjitha karakteristikave të lartpërmendura të materialit temoizolues duhet të jetë rezistues ndaj lagështisë, kimikateve dhe insekteve.

* Më së miri është që termoizolimi, sa i përket reaksionit ndaj zjarrit, të jetë i klasës A1, gjegjësisht të jetë material që nuk digjet, si për shembull pambuk mineral guror dhe qelqor

Lloje të materialeve termoizoluese:

Materiale termoizoluese me prejardhje joorganike:

Pambuk mineral guror

Pambuk mineral guror është material termoizolues me prejardhje minerare, që përfitohet me shkrirje, në temperatura të larta, të shkëmbinjve vullkanikë – dolomiti, diabazi dhe bazalti.

“Lava” e shkrirë që përfitohet me teknologji të posaçme pastaj ftohet dhe gjatë këtij procesi krijohen fibra, të cilave me ndihmë të materies lidhëse novative ECOSE® Technology  iu jepet forma e pllakave izoluese.

Karakteristika themelore të pambukut guror

  • Fibra më të shkurta krahasuar me pambukun qelqor
  • Dendësia: 25-220 kg/m3
  • Material që nuk digjet: Klasa sipas reaksionit ndaj zjarrit А1
  • Temperatura maksimale e punës 800˚C
  • Rezistencë e lartë ndaj presionit
  • Forcë e ulët e tërheqjes (elasticitetit)
  • Material i shkëlqyeshëm për absorbim të zhurmës

Pambuku mineral qelqor

Pambuk mineral qelqor është material termoizolues me prejardhje minerare dhe me përmbajtje të lartë të lëndëve të para që riciklohen, që përfitohet me shkrirje të rërës dhe qelqit të ricikluar.

“Lava” e shkrirë që përfitohet me teknologji të posaçme pastaj ftohet dhe gjatë këtij procesi krijohen fibra, të cilave me ndihmë të materies lidhëse novative ECOSE® Technology  iu jepet forma rrotullave dhe pllakave izoluese.

Karakteristika themelore të pambukut guror

  • Fibra më të gjata krahasuar me pambukun guror
  • Dendësia: 8 – 45 kg/m3
  • Material që nuk digjet: Klasa Euroclass A1
  • Temperatura maksimale e punës 230˚C
  • Rezistencë e ulët ndaj presionit
  • Forcë e lartë e tërheqjes (elasticitetit)
  • Material i shkëlqyeshëm për absorbim të zhurmës

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2018. Zhvilluar nga My Marketing