• Festat kanë arritur!

Krishtlindjet nën çati: Si deri tek një dekorim i bukur për nënkulmin e shtëpisë tuaj

Fryma e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe euforia e plotë ndjehen në ajër, qyteti është zbukuruar dhe festiv, të gjithë tashmë i numërojnë ditët në kalendarin e vitit. Era e verës së zier dhe kanellës, tezgat me dekorata shumë ngjyrëshe, si dhe llampionet dhe dritat janë përshtatur mirë në qytetin tonë. Si zakonisht, shitësit janë të gatshëm me tezgat e tyre të shumëllojshme, duke joshur me propozime për çdo lloj mallrash, kurse promovimet dhe ofertat arrijnë kulmin, duke marrë parasysh nxitimin e madh për blerjet gjatë festave të Vitit të Ri. Ka ardhur momenti më i bukur i vitit, në të cilin të gjithë do të shkëmbejnë dhurata dhe do të ndajnë çaste të bukura me familjen dhe miqtë.

Nëse tashmë edhe ju jeni infektuar me disponimin e Krishtlindjeve dhe nuk keni durim që të zhyteni në festë, ja disa ide jo tradicionale për dekorime të cilat munden t’ju frymëzojnë dhe me siguri do të ju sjellin një atmosferë festive në shtëpi.

1. NDËRROJENI bredhin

Bredhi është një nga simbolet më tradicionale të Krishtlindjeve, kurse zbukurimi e saj është një ritual që bashkon gjithë familjen dhe sjell gëzim dhe kënaqësi. Nga ana tjetër, çdo bredh me madhësi pak më të dalluar, qoftë e vërtetë apo jo, zën një hapësirë që mund të optimizohet. Hapësirat në nënkulmet e shtëpive duhen të planifikohen me mençuri që ato të jenë më praktike dhe të rehatshme për përdorim. Pronarët e dinë mirë këtë gjë dhe veprojnë në përputhje me dimensionet e dhomave kur merren parasysh blerjet e reja për në shtëpi. Në këtë kuptim, bredhi për Krishtlindjet mund të marrë hapësirën ku ju zakonisht e shfrytëzoni për të akomoduar të dashurit tuaj dhe miqtë për të përmbushur festat.

Një zgjidhje e mençur dhe origjinale që me siguri do t’ju bëjë përshtypje mysafirëve është që ju vet ta bëni bredhin. Forma e bredhit është mjaftë dalluese dhe mund ta formoni shumë lehtë. Dekorimet në përgjithësi janë një çështje e imagjinatës dhe shijes tuaj. Bredhat alternativ mund të jenë shumë argëtuese dhe jashtëzakonisht ekonomike në hapësirë. Për shembull, ju mund të ndërtoni një bredh nga materiali i ricikluar i drurit, siç kanë shumica e shtëpive.

Ju gjithashtu mund të përdorni llamba të vogla:

Ju mund të bëni bredhin ose thjesht të shprehni vullnetin e plotë të imagjinatës tuaj dhe të bëni një projekt së bashku me familjen tuaj që të ndërtoni bredhin nga materialet që keni:

Përveç se ju do të keni një bredh që askush tjetër nuk do ta ketë, njëkohësisht do të jeni në valën e gjelbër duke kontribuar në ruajtjen e natyrës.

2. DEKORONI MURET

A keni hapësirë të lirë në mure? Shkëlqyeshëm! Çdo hapësirë do të bëhet aleati juaj gjatë dekorimit të Krishtlindjeve, por muret janë një nga vendet më të mira për të vendosur dekorimet. Lajm i mirë është se në ditët e sotme keni aq shumë zgjedhje që vështirësia e vetme do të ishte- si të ndërpritet. Natyrisht, llambat e vogla janë opcioni më i zakonshëm, dhe ndoshta ju tashmë i keni përdorur për të bërë një bredh sipas këshillave tona të mëparshme. Në këtë rast, ju gjithashtu mund të shikoni edhe dekorime të tjera, të tilla janë afishet që janë bërë shumë të popullarizuara:

Ju mund të bëni dy në një dhe ta ngjitni bredhin në mur:

Lehtë, por sidoqoftë zgjidhje efektive janë dekorimet e varura në mur:

Është koha për të përmendur karakteristikën e njohur të nënkulmeve – tavan nën kënd. Nëse gjithnjë e keni pëlqyer këtë veçori të nënkulmeve, tani është koha për ta përdorur atë. Një nga dekoratat më kreative të Krishtlindjeve është stoli që varen dhe i lëshoni poshtë nga vende të ndryshme. Ato janë shumë të bukura, dhe në dyqane mundeni ti gjeni me ngjyra dhe forma që i përshtaten më shumë hapësirës së brendëshme të nenkulmit tuaj. Definitivisht një zgjidhje elegante që do të sjellë shije të re të atmosferës dhe disponimit tuaj festiv.

Nëse nuk keni asgjë për të lidhur lidhëzet e dekorimeve, mund të përdorni shirita ose ngjitëse që gjinden në të gjitha libraritë. Nëse ka latex ose ndonjë ngjyre që mund të dëmtojnë muret, kushtojini vëmendje forcës së ngjitjes që do të shkaktoni – nuk dëshironi ti zhvishni muret nga raftet. Zgjidhni një mjet pune që nuk do ti dëmton muret ose vendin ku vendosni dekoratën.

3. PËRCJELLNI FRYMËN FESTIVE

Ndoshta një nga mënyrat më të lehta për të ndjerë frymën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri është zëvendësimi i gjërave të zakonshme në shtëpi me zbukurime të reja. Zgjedhja është e pakufizuar – nga shandanët, përmes tekstileve deri tek mbulesat, gotat, pjatat dhe salvetat. Natyrisht, dekorimi është elementi më i dukshëm dhe në të njëjtën kohë një detaj i rëndësishëm që e dëshirojmë, sepse e vendosim vetëm gjatë festave të Krishtlindjes. Dekorimet si dhe darka e veçantë e Krishtlindjeve janë pjesë të rëndësishme të vetë festës dhe janë përgjegjës kryesorë për disponimin tuaj të mirë.

Nëse keni dëshirë të gatuani dhe ti prezentoni shkathtësitë e juaja gjatë kohës së festave, shërbeni miqtë e juaj të ftuar me biskota në pjata speciale:

4. BËNI DEKORIME

Natyrisht, kjo këshillë është e përgjithshme dhe nuk vlen vetëm për njerëzit që jetojnë në nënkulme të shtëpive. Megjithatë, kjo me të vërtetë është e rëndësishme edhe për ata, sepse lehtë mund të përshtaten me specifikat e këtij lloji të shtëpive. Gjithsesi, stolitë e bëra me dorë edhe më tepër do t’ju sjellin gëzim dhe kënaqësi.

Poashtu, kjo është një kohë e mjaft e mirë për t’u argëtuar – cili prej nesh si fëmijë nuk ka këputur llambat e vogla ! Në internet mundeni të gjeni mijëra projekte DIY, shumë prej të cilave janë jashtëzakonisht të lehta për t’u zbatuar dhe nuk kërkojnë ndonjë pajisje apo material të veçantë. Platformat si YouTube dhe Pinterest ofrojnë jo vetëm ideja interesante dhe frymëzim, por edhe udhëzime të hollësishme se si të bëni një dekorim të duhur.

Në ditët e festave të fundvitit dhe të Krishtlindjeve, juve ju duhet kohë për vehte dhe pët të dashurit e juaj, sepse pikërisht këta e bëjnë këtë kohë të vitit kaq të veçantë. Relaksohuni, lexoni ndonjë libër të bukur në komoditetin e shtëpisë tuaj dhe pini një gotë me kakao të nxehtë.

Dhe mbi të gjitha, kushtoni vëmendje familjes dhe miqve tuaj, sepse fryma e vërtetë e Krishtlindjeve nuk është thjesht një zbukurim por edhe afërsia dhe dashuria jonë që ndajmë mes nesh.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing