Klimë më e shëndetshme e brendshme me VELUX ACTIVE with Netatmo

Klima e shëndetshme e brendshme nuk është diçka që mund të shihet, por mund të ndjehet: keni më shumë energji, më lehtë dhe më thellë frymoni, keni gjumë të mirë. Sot, kur 90% të kohës e kalojmë në hapësirë të mbyllur, rëndësi të madhe i jepet mirëmbajtjes së hapësirës së brendshme.

Kompanitë VELUX dhe Ntatmo bashkarisht kanë punuar në treg që të ofrojnë sistem të mençu për kontrollim automatik të dritareve të çative, roleta të brendshme dhe të jashtme të cilat punojnë me sensor dhe ofrojnë shtëpi më të shëndetshme për jetesë.

Ventilimi me senzor

Senzorët e mençur e përcjellin temperaturën, lagështinë e ajërit dhe koncentrimin e CO2 dhe sipas parametrave automatikisht hapen ose mbyllen, me çka ofrojnë rehati optimale në hapësirën tuaj. Mos u shqetësoni, ky sistem i mençur e dinë kur bie shi dhe e shtyn ventilimin automatik.

Mbajeni kontrollin

Kontrolloni dritaret dhe roletat tuaja të çatisë VELUX INTEGRA nga kudo që jeni me ndihmën e aplikacionin falas intutiv VELUX ACTIVE. Kur të dëshironi dhe nga ku të dëshironi, në këtë mënyrë mund ta kontrolloni statusin dhe t’i hapni/mbyllni dritaret e çatisë ose t’i lëshoni roletat. Me aplikacionin e njëjtë mund ta kontrolloni lagështinë e ajërit, temperaturën dhe nivelin e CO2 në çdo hapësirë dhe kështu do të jeni të sigurtë se jetoni ose qëndroni në një mjedis të shëndetshëm. Aplikacionin mund ta gjeni për pajisjet IOS dhe Android.

“Hej Syri, hape dritaren”

VELUX ACTIVE është kompatibil me Apple Home Kit dhe mundëson që me urdhëresa vokale t’i kontrolloni tërë produktet VELUX INTEGRA, si dhe pajisjet tjera të mençura shtëpiake. Vetëm thoni Syr-it që ta hap dritaren e çatisë dhe krijoni atmosferë të përkryer për mbrëmje të këndshme shtëpiake.

Përse është me rëndësi që rregullisht të ajroset hapësira?

Jepni detyrë sistemit VELUX ACTIVE, që kohë pas kohe ta ajros shtëpinë tuaj, madje kur temperatura, lagështia e ajërit dhe niveli i СО2 janë në nivel optimal. Kështu do të mund të kënaqeni me ajërin e freskët dhe ta largoni erën e keqe nga hapësira e pa ajrosur.

Mbrojtje e mençur nga nxehtësia

VELUX ACTIVE praktikisht i mbyll tërë roletat dhe rrjetat e  jashtme VELUX INTEGRA sipas prognozës lokale të motit. Regjistroni temperaturën tuaj optimale në aplikacion, dhe sistemi do t’i ngrit ose do t’i ul këto pajisje ndihmëse për mbrojtje nga nxehtësia dhe ju mundësojë rehati dhe komoditet.

Lëshimi i thjeshtë i shtëpisë

Me një shtypje të kopsës VELUX ACTIVE, kur dalim ose largohemi nga banesa, tërë dritaret VELUX të çatisë që i keni në sistem do të mbyllen. Pasi dritaret të mbyllen plotësisht, me anë të kapakëve ventiluese sigurohet ventilimi ose ajrosja.

Instalimi”Bëje vetë”

VELUX ACTIVE mund ta instaloni vetë, pa asnjë ndihmë profesionale, vetëm ndiqni udhëzimet që gjenden në paketim.

Nëse dritaret tuaja të çatisë nuk kanë burim elektrik ose solar, kurse dëshironi të shfrytëzoni VELUX ACTIVE , elektrifikimi i tyre plotësues mundësohet me shtimin e një motori. Kështu edhe këto modele të dritareve VELUX të çatisë mund të kypen në sistemin VELUX ACTIVE.