• Jeta në papafingo parë nga këndvështrimi i një maçoku

Më lejoni t’ju prezantohem

Unë, Milivoe, e përgdhelur si Mili, Miki ose ashtu disi, ndonjëherë harroj, maçok sijamez me pedigre të madhe, e cila nuk ka ndonjë rëndësi në jetën time.

Kam qime të shprishura, me ngjyrë margaritar dhe kanelle, me putëra, bisht dhe noçkë elegante të zezë. Momentalisht janë në moshën më të mirë. Me fuqi të plotë, vetëbesim dhe dëshirë për aventura.

Çdo ditë kur zgjohem dhe para gjumit dua të këndoj ndonjë arie, sepse konsideroj se jam shumë i talentuar. Supozoj se ajo që anëtarët e shtëpisë sime vazhdimisht ma hedhin ndonjë ” mjaftë Mili ” faktikisht tregon frymëzimin e tyre nga bravura ime.

Ditët i kaloj si bohem, duke u ëmbëlsuar me ëmbëlsira të ndryshme madje 5-6 herë në ditë, flej, dremis, shtrihem si pjesë e ushtrimeve të rregullta gjimnastike, sa për ta mbajtur linjën.

Papafingoja ime

Foleja ime gjendet në katin e gjashtë të një ndërtese, në papafingo të këndshme dhe të ndriçuar, me gjithsej 4 dritare të çatisë dhe një derë hyrëse. Kam një dhomë fjetje dhe një dhomë ndeje, kuzhinë me banak, korridor dhe tualet. Jetoj me dy shokë dhome të cilët nuk janë soji im, por e di vetëm se njëri është mashkull kurse tjetëra është femër, por s’e kam të qartë se në çfarë lidhje janë.

Unë nuk e fus hundën në punët e huaja. Ata rregullisht më përgatisin ushqime të shijshme, më bëjnë masazhë dhe më kruajnë, ndonjëherë marrë edhe ndonjë puthje ( he hе…) Të tre flejmë në shtratin e njejtë, dëgjojmë muzikë të ndryshme nga e tërë bota, kurse mua personalisht më pëlqen më së shumti garimi në këndim. Plotësisht më pushton fryma konkurruese andaj nuk mund të përmbahem pa e përfshirë vibraton time të përkryer.

Gjegjësisht, t’i kthehem temës, doja që maceve të tjera ( sidomos Cica Maci ) t’i sqaroj përse jeta në papafingo është zgjedhje më e mirë. Isha aq i vyeshëm dhe i frymëzuar dhe shkrova 6 përparsi më të rëndësishme.

1. Dritaret e çatisë

Siç edhe e thashë, kamë 4 dritare të çatisë. Duke pasur parasyshë se izolimi është i mirë, dritaret janë të hapura ose së paku të gjysmëhapur gjatë tërë vitit, gjë që jep një mundësi fantastike që të dal në çati në ajër të pastër kur të më dojë shpirti.
Mjafton vetëm një kërcim elegant të bëj dhe çatinë ta shojoj (ju thashë se jam muzikal dhe poetik ). Nuk ka nevojë t’ju them se e adhuroj sorollatjen në çati, gjithmonë më argëton dhe humbë kohë.

2. Trumcakët, pëllumbat dhe gjërat tjera me vlerë

Nuk ka argëtim dhe finesë më të madhe se sa vëzhgimi e zogjëve matuf, të cilët shumë më nevrikosin me këngët e tyre të tmerrshme monotone. Mos të them se sa falshojnë! Sidomos i urrej pëllumbat kur lëkunden, kurse ndejhem i cenuar nga mungesa e higjienës dhe kulturës së tyre ( nuk mund ta kuptoj se ATË nuk mund ta bëjnë në rërën e tyre, po në çatinë time )!

Më së shumti dua kur i kap në befasi dhe friksohen. Si pallto do të valvisin krahët e tyre të gjymta. Trumcakët janë pak më serioz, dhe gjithmonë kur vjedh ndonjë ndjehem krenar. Në çati gjenden edhe gjëra tjera me vlerë si gozhda, tapa të shisheve, peshqirë, faculeta, të cilat dëshiroj t’ua dhuroj shokëve të mi të dhomës. Nuk kthehet Мilivoje nga gjueta duar bosh.

3. Mbikëqyrja e çarshisë

Shumë është me rëndësi të dihet se kush dhe kur shëtit nëpër rrugicën tuaj. Meqë kam pozitën më të mirë, kryej edhe dy funksione në lagje – roje dhe sekretar. Mbaj evidencë të rreptë për banorët e përhershëm të banesave por i shënoj edhe banorët ri, sidomos nëse janë të dyshimtë.

Kjo detyrë serioze kërkon që ndonjëherë të nuhas edhe pranë dritareve të huaja, madje ndonjëherë t’i kërcënohem me shikim zgurdukues direkt në rivalin. Pavarsisht që ekspozohem ndaj rreziqeve, këtu ka edhe bukuri, si lustrimi i zonjave të reja të cilat gjatë mbrëmjes shëtiten nëpër shëtitoren e çatisë kurse pasditet e nxehta i kalojnë me shtrijen senzacionale.

4. Fqinjët

Unë jam qenie shoqërore. Kur shokët e mi të dhomës shkojnë diku për punë, unë dua të kërcej te fqinja ime e parë, kuptohet nëpër dritare. Ajo quhet Mitra, por pavarsisht se është nga sorta armiqsore e qenëve, ne kuptohemi shumë mirë, jemi miq që nga hapat e parë të jetës sonë.

Duam të dremisim në papafingon e saj, të hajmë ushqime të imëta dhe të lazdërohemi ( për skpetikët: asgjë më shumë se miqësi! ), kurse ndonjëherë gërvishem edhe për një pjesë mishi të pulës të cilën ai zakoinisht e ha për drekë. Është mirë të kesh fqinje tek e cila mund të shkosh pa u vërejtur.

5. Vende të fshehta

Jam i sigurt se çdo nënkulm ose papafingo ka vendet e saj të fshehta. I dini ata boshllëqe mes pjerrësive të çatisë, ose vende jo të kapshme për shokët e dhomës. Unë personalisht kam një derë të fshehtë në dhomën e ndejës, ku shokët e mi të dhomës ruajnë ndonjë kavanoz dhe gjëra tjera, dhe ata nuk e dinë se unë këtu di të futem dhe në qetësi të meditoj. Do t’jua tregoj edhe një sekret – këtu e fsheh thesarin e tij që e ka mbedhur tërë vitin:

  • 7 çorapë të ndryshëm
  • 1 karikues për ndonjë celular
  • 12 llastikë për flokë
  • 15 kapëse për flokë
  • 3 shufra për lavabo
  • dhe… mos t’i tregoj të gjitha

Ndonjëherë është interesant kur më thërrasin dhe më kërkojnë, kurse unë shtyrem sikur nuk jamë këtu, dhe pikërisht kur mendojnë se nuk jam këtu, unë kërcej me zë dramatik. Nga disa fqinjë dëgjova se disa papafingo madje kanë edhe trerë ku mund të varesh sa të duash, sa më pëlqen. Shokëve e mi të dhomës do t’jupropozoj që të marrim edhe ne një gjë të tillë.

Çka jam duke thënë ? Është e qartë se jeta në papafingo është e shkëlqyer.

Atëherë, të nderuar mace dhe maçokë të shtrenjtë, përpiquni për papafingon tuaj.

P.S. Më shkruaj! Më dërgoni fotografinë tuaj dhe fotografinë e papafingos suaj në momentet kur ju kënaqeni.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing