• Fatkeqësitë e shkollës dhe sfidat e vjeshtës nën çati

Rrezet e diellit janë zhdukur pothuajse.Tashmë të gjitha gjethet kanë rënë në tokë.Vjeshta është plotësisht e pranishme.

Më të rinjtë tashmë janë mësuar me punët e shkollës ndërsa më të moshuarit janë  mësuar me temperaturat e ftohta dhe kohën e zymtë.Pavarësisht se në cilën periudhë të vitit jemi, me rëndësi të madhe është hapësira e brendshme që e përdorin studentët, atyre ju duhet rehati dhe shumë dritë dhe ajër i pastër.Për të siguruar mjedisin më të mirë për fëmijët tuaj dhe për të mbajtur një mjedis të shëndetshëm në shtëpi, merrni parasysh mundësinë e një dhome nën çati. Kur vendosni materialet e duhura në dizajn, do të siguroni siguri, praktikë dhe në të njëjtën kohë  to të provokoni edhe dëshirën e fëmijëve për ta theksuar procesin mësimor.

Rindërtimi i dhomës së fëmijëve

Shpresojmë që tashmë të keni siguruar një dhomë mësimi për fëmijë, nëse ende nuk e keni bërë këtë, ta dini se është përparësi për komoditetin e tyre në të mësuar. Dizenjoni dhomën në mënyrë tillë që të ketë hapësirë të mjaftueshme për mobiljet më të rëndësishme. Qëllimi i mobiljeve është që fëmijët të ndjehen rehat dhe të mos e mbushin dhomën me sende të panevojshme.Vendoseni tryezën direkt pranë dritares për të siguruar shumë dritë natyrale dhe qasje të shpejtë në ajër të pastër për ta inkurajuar studentin.

Mendoni për ngjyrat para se të dekoroni tavanin. Me guxim përzieni nuancat e ndryshme dhe eksperimentoni me to. Sa më e gjallë të jetë dhoma e fëmijës, aq më shumë kohë fëmija do të dëshirojë të kalojë në të. Nuancat e lehta janë të përshtatshme, sepse dhoma duket e madhe dhe e freskët. Papafingoja duhet të provokojë imagjinatën e vogëlushit tuaj dhe ta drejtojë atë në drejtim krijues. Vendosni një globë ose një hartë të madhe botërore në mur, si dhe rafte të librave dhe enciklopedive  pranë shtratit.Inkurajoni fëmijët tuaj të lexojnë dhe të mësojnë për botën përreth tyre, sepse në vitet e para kurioziteti dhe të gjitha interesat janë më të zhvilluara.

Sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të mbrojtur gjatë muajve të ftohtë dhe me shi.

Kujdesuni për një çati të qëndrueshme

Tashmë është sezoni i ngrohjes, a keni kontrolluar gjithçka rreth çatisë?A është siguruar mirë, oxhaku i pastruar, kështu që nuk do të rrezikoni një riparim urgjent në muajt e ftohtë.Kontrolloni ulluqet nga gjethet ose degët e rënë. Sado që ne i duam pemët, nëse ato janë afër shtëpisë, ekziston rreziku t’i thyejnë tjegullat e çatisë sonë gjatë dimrit.Dëbora në degë është e rëndë dhe mund të shkaktojë shumë rrëmujë në papafingo.

Kujdesuni për forcën e tjegullave. Ata janë të ekspozuar ndaj erërave dhe goditjeve, shirave të dendur dhe stuhisë së dëborës në vjeshtë dhe dimër. Për të rënë në gjumë të qetë dhe të mos shqetësoheni për sigurinë e papafingo tuaj, investoni në tjegulla të fuqishme. Zgjidhni materiale me një sipërfaqe të qëndrueshme dhe me cilësi të qëndrueshme.Sigurohuni që ngjyra e tyre përputhet me modelin tuaj të jashtëm të shtëpisë.

Izoloni çatinë(nënkulmin) nga të gjithë faktorët negativë

Struktura e çatisë është e ekspozuar ndaj një numri të madh ndikimesh atmosferike, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të merret izolim cilësor në shtëpi. Përveç mbrojtjes gjatë gjithë vitit, do të merrni fatura të ulta  gjatë dimërit dhe buzëqeshje të ndritshme miqësore nga e tërë familja. Izolimi i çatisë do të parandalojë mykun, i cili përveç që shkakton erë të keqe, është gjithashtu i dëmshëm për shëndetin tuaj. Sistemi prej leshit të gurit dhe të xhamit LDS për pjerrësinë eizuolimit të çatisë siguron siguri dhe ajër të pastër në shtëpi … Nëse dhoma e fëmijëve tuaj është direkt nën çati, zgjedhja e duhur e sistemit të izolimit termik do të zvogëlojë zhurmën e jashtme dhe do të sigurojë atmosferë të rehatshme dhe krijuese.

Lejoni dritën të hyjë në shtëpinë tuaj

Drita dhe nxehtësia në muajt e ftohtë sjellin lumturi dhe ngrohtësi në shtëpi. Ajëri i freskët ngre humorin dhe rrit produktivitetin. Dizajni dhe shkëlqimi i një shtëpie mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike kur shtoni dritë natyrale. Instalimi i mbulesave rrëshqitëse garanton sipërfaqe me diell dhe pamje magjike të shtëpisë. Shiu dimëror ose dëbora nuk do t’ju shqetësojnë më nëse zgjidhni dritare me sigurime plotësuese dhe izolime silësore. Është thatë, ngrohtë dhe rehatshme nën dritaret e çatisë. Edhe stuhitë më të forta nuk mund të ju trazojnë gjendjen shpirtërore kur jeni të mbrojtur në shtëpinë tuaj. Dhe lajmi më i mirë është se temperatura qëndron e ekuilibruar gjatë gjithë ditës.

Skuadra ime e “Papafingoja Ime” ju uron të gjithë studentëve fat të mirë në periudhën e mëtjshme të vitit. Ndërsa prindërve të tyre u prremton këshilla të dobishme për hapësirat nën çati.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing