• Dielli dhe drita në 68 katëror në një dupleks skandinav

Sot hyjmë, qoftë vetëm në mënyrë virtuele, në një dupleks suedez në 68 m2 të të cilit është vendosur gjithçka që mund të vendoset në një banesë luksoze dhe komode.

Dallimi i vetëm mes këtij dupleksi dhe banesës klasike luksoze është në atë që kjo hapësirë është e ndriçuar plotësisht – kjo vlenë edhe për katin e sipërm: që ka orendi karakteristike për papafingon – trerë dhe dritare të çatisë – dhe çka nga hapësira qiellore e ndan vetë çatia. Kurse suedezët e vlerësojnë dritën më shumë se sa egjiptasit gjelbrimin ose mesdhetarët fjollat.

Estetika e hapësirës, pavarisht nga specificiteti i hapësirës, është menduar me shumë kujdes. Të gjithë fotografitë tregojnë se synimi i projektuesve ka qenë t’i ruajnë protagonistët: druri i errët dhe tulla, por në ndërkohë t’i shfrytëzojnë të mirat e kësaj hapësire të ndritur. Kështu dhe ” lindi” përzierja e stilit skandinav dhe rural.

Orenditë janë me linja të përpikëta dhe ngjyra ndriçuese, detalet dekorative diskrete dhe nuk e mbingarkojnë hapësirën, por trerët e përmendur krijojnë kontrastin e dritës ndërkohë që i lidhin tullat e ndryshme dhe orenditë bashkëkohore në një tërësi të menduar ideale.

Drita, aq e theksuar dhe e vlerësuar, në këtë banesë është shfrytëzuar edhe si ushqim për bimët, me çka begatohet cilësia e ajërit në këtë papafingo të shkëlqyeshme.

Balkoni i çatisë është vendi i duhur! Përveç dritës, banorët e bansës fituan një derë ka bota e jashtme, livrimin e ajërit të freskët dhe kuptohet, s’mund ta lëmë pa e thënë, pamje të shkëlqyeshme!

Ne mendojmë se ky dupleks është fole e përkryer dhe mburojë nga zhurma urbane.Me ju e bashkëndamë sepse besojmë se ekzistojnë disa detale të vogla dhe të mëdha të cilat çdo banori do t’i shërbenin si frymëzim.

Burimi: Delikatissen.com

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing