• Detaje të vjeshtës në papafingo

A e doni edhe ju vjeshtën, veçanërisht kështu si është shtruar?A ju pëlqejnë ngjyrat e ngrohta, një paralajmërim se natyra do ta “ta bëj të veten” para një zgjimi të ri?

Nëse po, atëherë ju jeni në vendin e duhur – sigurisht që e doni papafingon, apo jo ?!

Kur vjen puna për të sjellë vjeshtën në shtëpi,nuk ka nevojë të ndryshohet i tërë dekorimi. Vetëm disa detaje goditëse dhe detaje zbukurimi në mantelin dhe shpirtin e vjeshtës janë të mjaftueshme për të thënë se e keni afruar papafingom tuaj më afër natyrës.

Ne duam të ndajmë me ju disa ide të thjeshta dhe të lira për të cilat ne mendojmë se janë të realizueshme.Ne besojmë se kemi anashkaluar po aq ide dhe për këtë arsye presim komentet tuaja.

Le të fillojmë:

Qirinj në dritën e vjeshtës

Qirinjtë mund të jenë një aleat ideal që do të sjellin tonet e vjeshtës në papafingon tuaj. Ka shumë modele në treg që mund të kombinohen me çdo stil dekorativ, dhe nëse bëni zgjedhjen e duhur, këto detaje do ta bëjnë që të relaksoheni (pushoni) në shtëpinë tuaj pas një dite të vështirë me motive vjeshte dhe dritë të ngrohtë.

Koha është për ë koha për boçe pishe

Pranoni, kur dikush përmend fjalën “boçe pishe” menjëherë mendon për vjeshtë dhe dimër.Tashmë mund të gjejmë të thata, mund t’i përdorim ato si një detaj dekorativ dhe të dekorojmë një kënd në papafingo me këtë magji vjeshtore.

Tryeza e drekës në stilin e vjeshtës

Nëse dëshironi të dekoroni tryezën tuaj të drekës me lule, vjeshta do të bëjë një dekorim pak më ndryshe. Thjesht zgjidhni bimë të përshtatshme me ngjyra vjeshte. Estetika e tryezës mund të përputhet me shijen e gjellës, kështu që ju rekomandojmë supë me kungull. Padyshim, ju bëftë mirë dreka!

Gjethe të thata

Gjethet dhe degët e thata mund të arrijnë një efekt dekorativ të fortë dhe të mrekullueshëm. Prandaj, nëse keni një vazo në shtëpi – kurse të gjithë kemi së paku një – ne mund ta mbushim atë me gjethe dhe degë të thata ose me lule të thata.

Kurora në shpirtin e vjeshtës

Kurorta e bëra me gjethe dhe degëza të thata janë një mënyrë e bukur dhe e lirë për të kaluar vjeshta nëpër derën e papafingos tuaj, ose për të dekoruar të paktën një mur në këtë stil.Ne kemi ndarë disa shembuj si frymëzim, por kur të shkoni për një shëtitje në natyrë do të keni shumë më tepër ide.

Detaje të tjera dekorative

Kur themi detale “tjera”, nënkuptojmë aksesorët e tekstilit që mund të gjenden në shitoret për dekorime shtëpiake. Ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për të sjellë joshjen e vjeshtës, disa detaje janë të mjaftueshme: jastëk, mbulesa të krevatëve ose peshqirë në peshqirët e kuzhinës me motive vjeshte.

P.S. Meqë vjeshta nuk hyn vetëm në jetën tonë përmes ngjyrave, por edhe përmes tingujve, këshillat tona ndonjëherë janë që të pasurojmë papafingon me disa kompozime të Vivaldit, siç është “Vjeshta”.

YouTube

Burimi: Hogarmania


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing