• 3 këshilla se si ta rregulloni hapësirën e punës në papafingo

Sot vendosëm që me ju të ndajmë përshtypje, mendime dhe këshilla për temën Papafingo në funksion të punës. Pavarsisht nëse bëhet fjalë për zyrë në papafingo, mini studio, ose keni vendosur që një kënd ta përshtatni për punë, nuk do të gaboni!

Përse jemi aq konfident kur e konfirmojmë këtë? Atëherë, sa për fillim, kjo pjesë është përplotë me dritë natyrore. Por, nuk është me rëndësi vetëm sasia, por një specifikë :këndi nën të cilën drita nga dritaret e çatisë direkt bie në fushën punuese.

Pastaj, papafingoja është më e qetë se sa pjesa e mbetur e ndërtesës ose shtëpisë, Por edhe këtu ka ” diçka ” që ju tërheq që të koncentroheni në ndonjë cep dhe të izoloheni dhe të orientoheni ka mendimet dhe puna. Kur themi “diçka”, nuk e kemi fjalën për këtë hapësirë, por bëhet fjalë për një përfundim të vetëm se në pejsën e izoluar të shtëpisë ka më pak shqetësime kur punojmë.

Prandaj përderi sa jetoni në shtëpi ose dupleks ose nëse nuk dini si të shfrytëzoni hapësirën nën çati (papafingo), këshilla jonë është që të mendoni për dhomë pune ose zyrë – si ta keni më lehtë.

1.Izolimi

Gjithsesi se nuk mundemi ashtu shkel e shko, që nga papafingoja ose tavani të bëjmë dhomë pune. Së pari duhet të marrim parasyshë një faktor të rëndësishëm, kurse ky faktor është temperatura në hapsirën tuaj. Zakonisht hapësirat në papafingo janë të ftohta në dimër kurse të nxehta në verë, pra prandaj patjetër të mbështetemi mbi izolimin e mirë të çatisë, si dhe mbi zdrugthtarinë (dritaret dhe dritaret të çatisë ). Përveç izolimit të përmendur, nga zemra ju rekomandojmë orenditë të cilat do t’i inkuadroni të jeni nga materiali natyror sepse ndihmon të ruhet temperatura. Konkretisht, gjithkund ku është e mundur, nga dyshemeja e deri në tavan përdorni dru.

2. Optimalizimi

Edhe një problem tjetër i përbashkët i tërë papafingove është përdorimi i pjesëve të ulëta të hapësirës, ata që gjenden nën çatinën e pjerrët. Rregulla e parë: në ato pjesë vendosni elemente që nuk i shfrytëzoni gjatë aktiviteteve ditore, ose më mirë të cilat i shfrytëzoni më rrallë. Për shfrytëzimin e kësaj hapësire mund të vendosni komodina ose sandëk për ruatje ose magazinim ose rafte për libra ose detale dekorative. Mos na thoni tani se këto detale janë të panevojshme në një hapësirë pune, sepse çdo hapësirë për punë është e këndshme nëse ka ndonjë detal të bukur që na kujton punën.

3. Kënaqësia

Nëse vendosni që papafingon ose tavanin tuaj ta shëndroni në hapësirë për punë, përzemërsisht sugjerojmë që ta zgjedhni një kënd që do ta shëndroni në leximore, vetëm ju dhe librat, me ndriçim, qetë plus me pamje të këndshme ku do të sodisni kur mendoni për atë që keni lexuar. Mund të thoni se keni krijuar një parajsë të vogël për lexim!

Shpresojmë se këto këshilla, si dhe ato disa shembuj për zyrat dhe dhomat e punës nën çati, do t’ju inspirojnë që edhe ju nga papafingoja juaj të bëni hapësirë për punë.

Burimi: https://decofilia.com/blog/

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose