• JETA E SHËNDETSHME FILLON NGA SHTËPIA!

Sipas një studimi në kohën e fundit, për evropianët shtëpia e shëndetshme është më e rëndësishme se sa shmangia nga pirja e duhanit dhe aktivitetet e rregullta fizike, kështu që krijimi i një shtëpie të shëndetshme është duke u bërë faktor i rëndësishëm për një stil të jetës së shëndetshme.

Ky është përfundimi i një studimi të ri të Healthy Home Barometer, i kryer nga grupacioni VELUX .

Jeta në kushte jo të shëndetshme mund të çojë deri te astma, tek lodhja kronike, të shkaktojë rezultate dhe performanca të dobëta në vendin e punës dhe ta dëmtojë aftësinë e të mësuarit tek fëmijët.

Shkencëtarët paralajmërojnë për këto dhe rreziqe të tjera me të cilat përballemi kur jetojmë në shtëpi jo të shëndetshme. Megjithatë, kur bëhet fjalë për aktivitete konkrete për ti eliminuar këtë rreziqe, edhe pse të vetëdijshëm, nuk sillemi në mënyrë me të cilën do ti largojmë dhe ti tejkalojmë..

Ky është edhe një nga përfundimet e studimit të Healthy Home Barometer 2015, i cili është kryer me banorët e 12 vendeve evropiane.
.
„Evropianët duan shtëpi me efikasitet energjetik, të cilat njëkohësisht iu sigurojnë rehati dhe jetë të shëndetshme. Njerëzit thjeshtë duan shtëpi të shëndetshme.“ tha Michael K. Rasmussen, nga grupacioni CMO VELUX, i cili e inicioi këtë studim.

Arsyet për krijimit të shtëpisë jo të shëndetshme janë nga ajrosje jo e rregullt deri tek tharja e rrobave nëpër dhoma, deri te një jetë me shumë pak dritë gjatë ditës, ose fjetje në hapësira tejet të ndriçuara.

AJRI I FRESKËT DHE NDRIÇIMI NATYROR JANË MË TË RËNDËSISHME PËR SHËNDETIN SE SA DIETA

Sipas këtij studimi të kryer së fundmi, të anketuarit i dhanë përparësi ajrit të freskët dhe ndriçimit natyror në raport me dietën e pasur me fruta dhe perime. Është e logjikshme që të arrijmë në përfundim se të anketuarit më tepër merren me avancimin e klimës së brendshme në shtëpitë  e tyre, se sa të aktivizohen dhe të merren me aktivitete fizike dhe stërvitje, përgatitje dhe konsumim të ushqimit të shëndetshëm ose lënien e duhanit.

Megjithatë, ky aspak nuk është realiteti.

Edhe pse shtëpia e shëndetshme për shumë nga ne paraqet një prioritet, megjithatë jetojmë në kushte të cilat e dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë, madje edhe pa vetëdije se sa i rrezikojmë.

„Duke siguruar ndriçim natyror gjatë ditës dhe errësirë të plotë gjatë natës, ushtrojmë një ndikim të ndjeshëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. E njëjtë vlen edhe për ajrin e freskët. Të gjithë këto faktorë janë pjesë e stilit të jetës së shëndetshme, ashtu siç është edhe dieta e shëndetshme dhe shkuarja në palestër.“ – tha Michael K. Rasmussen.

SHIKONI EDHE KËTË FILM TË SHKURTËR!

Nëse doni që ta rregulloni nënçatinë tuaj

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2017-2019. Zhvilluar nga My Marketing