• Cmimi i të dhënurit shpresë dhe të kthyerjes në jetë të dickaje qe ka mbetur e harruar

Jetë të re për shtepinë e vjetër në fshat

Ndriçimi dhe ajri i freskët që depertojnë nga dritaret e çatisë, japin hapisë, komoditet dhe ambient të shëndetshem për banim e cila jep disponim të mirë dhe energji.

Një lidhje emocionale tregon se si në emër të familjes dhe të afërmve, mund te transformojë një vend pothuajse të harruar, në një vend modern dhe të rehatshëm për të pushuar.
Për atë na është e nevojshme vetëm pakëz dashuri, pak entuziazëm dhe perkrahje e madhe nga familja.

Pronarët e kësaj shtëpie e kanë renovuar shtëpine e vjetër të pa banuar dhe e kanë shënderruar në një vend të përkryer për të pushuar në vikendet e tyre të lira.
Ketë kryesisht e kanë bërë për fëmijun e tyre, që të ketë mundësi të rritet në natyrë dhe në ajër të pastër larg haosit dhe ndotjeve të qytetit.
Ndërtesa e renovuar ndodhet ne regjionin tek gryka Искър, në afërsi të malit me pisha.
Shtëpia nuk është e madhe- madhësia e saj është afersisht 40kb.m. Pasuria e tij më e madhe është hapsira e shtëpise së tij prej 400 metra katror, e tëra e mbjellur me barë.
Pronarët treguan që ai vend ua jep ndjesinë sikur po të jenë në afërsi të bregut të detit, përshkak se gjatë ditës dielli fuqishëm ngroh dhe ndriçon, kurse gjatë mbrëmjes është më freskët dhe ftohtë.

Njëra prej gjërave që e bën këtë shtëpi për pushim të dallohet në krahasim me ndërtesat tjera janë katër dritaret e nënkulmit- të montuara nga dy herë në të dy anët në nënkulm të dyanshem.
Ato janë të vendosura për ti dhënë shpirt hapsirës, atmosferës shtëpiake dhe në të njejtën kohë mbrojnë maksimalisht ndriçimin për gjatë ditës në atë hapsirë.

Dritaret e nënkulmit të cilat janë të parashikueshme që nga projekti për renovim gjenden mbi secilën dhomë të fjetjes dhe dy mbi dhomën e fjetjes, me pjerrëtësi më të ulët, u mundesojnë familjes të shijojnë ndriçimin dhe rrezet e diellit që depërtojne në drejtim të tij prej lindjes deri në perëndim.

Pjesa e mbetur e hapsirës së pa shfrytëzuar nën nënkulm dhe instalimi I dritareve të nënkulmit mundëson hapsirë më të madhe në brendësine e shtëpise. Tavani i lartë mbi 3 metra rezulton në secilin që e kalon pragun e saj, në shikim të parë, shtëpi e vogël.

Mobiljet janë të lehta dhe praktike. Plani ka qenë të investohen resurse minimale dhe të arrihet një ambient i rehatshëm në kombinim me atë moderne.
Ndërtesa përmban materiale kualitative të cilat në një afat më të gjatë do të kenë efekt pozitiv- izolim, qeramikë dhe dritaret e nënkulmit.
Për atmosferë të përmbushur në shtëpi sjell koftori i cili sëbashku me trashesinë e izolimit ndihmojnë që të mbahet një ngrohtësi brenda në periudhën e sezonit dimëror.
Ekuilibri i arritur në mes mjeteve të investuara dhe rezultatit të arritur.

Dritaret e nënkulmit janë të bëra me pjesë shtesë për të ndihmuar në rregullimin e temperaturës së brendshme dhe arritjen e klimës optimale në bazë të kushteve të jashtme. Roletat për mbrojtje të dritës dhe dielli të mundësojnë për arritjen e rehatisë maksimale dhe temperaturën e brendshme të dëshiruar, kurse rrjetat kundër insekteve janë të nevojshme për ëndrra të qeta dhe pushim të kompletuar në shtëpi ku zakonisht rrafshinat janë të stërmbushura me insekte. Njëra prej dritareve ka kontrollë elektrike për rehati më të madhe. Në periudhen e verës, në nxehtesinë më të madhe , pronaret i lënë roletat të lëshuara, kurse në të njejtën kohë i hapin dritaret për ajrosje.

E gjithë familja e kanë shijuar periudhën e kaluar në shtepinë e vogel jashtë qytetit dhe e kanë shfrytëzuar cdo ditë për të shijuar ajrin e pastër dhe natyrën e mrekullueshme.
Fëmiju vraponte me shumë dëshirë në livadhin para shtëpise, kurse prindërit rrijnë pa brenga dhe shumë të përmbushur që i mundësojnë të rritet i lumtur në një ambient të shëndetshëm banimi.

Çmimi i të dhënurit shpresë dhe të kthyerjes në jetë të dickaje që ka mbetur e harruar mund të jetë e lartë, por kënaqesia e rezultatit përfundimtar sigurisht që vlen më shumë!

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing