Mbrojtje termike në dimër

Në përgjithësi është e njohur se shtëpia jo mirë e izoluar shpenzon energjinë përmes mbulojës së saj, por më pak i njohur është fakti se, përqindja më e lartë e kësaj energjie „rrjedh“ pikërisht përmes kulmit të pjerrët (30-35%).

Duke pasur parasysh se lesh-xhami mineral Knauf Insulation, UNIFIT 035 ose NatuRoll Plus, posedon karakteristika të larta izoluese (λ = 0,035W/mK), ne ju rekomandojmë që ky produkt të jetë pjesë e izolimit termik (së bashku me lesh-gurin mineral) që do t’ju sigurojë rehati të këndshme në nënçatinë tuaj.



Mbrojtje nga ngrohja e tepërt gjatë verës

Lesh-guri mineral, Knauf Insulation, karakterizohet me dendësi të madhe, me këtë edhe me kapacitet të lartë të absorbimit dhe mbajtjes së ngrohtësisë.

Kjo karakteristikë e lesh-gurit mineral i jep përparësi në raport me materialet e tjera termo-izoluese, sepse e zvogëlon ndikimin e temperaturës së jashtme, me këtë edhe e parandalon ngrohjen e tepërt gjatë verës.



Mbrojtja nga zjarri

Në rast zjarri, struktura e çatisë është veçanërisht e ndjeshme.

Për këtë, për materialet izoluese, përveç kërkesave të tjera, vendoset edhe një nivel i lartë i sigurisë në lidhje me mbrojtjen nga zjarri.

Materialet izoluese nga lesh-xhami dhe lesh-guri mineral Knauf Insulation posedojnë klasin më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – А1, që d.m.th se digjen.

Pika e lartë e shkrirjes së materialeve nga lesh-guri natyral prej mbi 1000°C ofron sigurinë më të mirë në rast të zjarrit.



Qetësi dhe pushim

Zhurma e avionëve, trafikut rrugor ose e vendit të ndërtimit në fqinjësi, nga më shumë aspekte mund ta prishë rehatinë e shtëpive.

Lesh-guri mineral, Knauf Insulation, si izolues akustik, e parandalon depërtimin e zërit përmes pjesëve të ndërtimit.

Arsyeja për këtë është struktura fibroze e lesh-gurit mineral.



Nga se përbëhet sistemi LDS?

Homeseal LDS 0.02, mbështjellës i depërtueshëm për avullin dhe rezistues ndaj ujit

Mundëson avullimin e kondensimit dhe parandalon depërtimin e shiut dhe borës në strukturën e çatisë.

Pse mbështjellës i depërtueshëm për avullin dhe rezistues ndaj ujit?

Këto membrana afatgjate, shumë funksionale (strukturë polipropileni), i kanë zëvendësuar ngjitëset e mëparshme të çative (letër nga katrani) të cilat shumë shpejtë plasariten dhe ekspozojnë strukturën e çatisë ndaj ndikimit atmosferik.

NaturBoard FIT PLUS, λ=0.037, lesh-guri mineral

Siguron mbrojtje termike, si dhe ngrohje stabile gjatë verës për shkak të aftësisë së tij të lartë për akumulimin e ngrohtësisë.

Përse lesh-guri mineral?

Për shkak të temperaturave veçanërisht të larta nën mbështjellësin e çatisë, duhet të përdoret izolimi që është rezistuese ndaj temperaturave të larta dhe është njësoj funksionale gjatë viteve në vijim sikurse ditën e parë.

Leshrat mineral (lesh-xhami dhe lesh-guri) janë zgjidhja ideale për izolimin e çatisë së pjerrët, sepse nuk digjen, e lëshojnë avullin (çatia “merr frymë”) dhe janë materiale afatgjate.

Trashësia e rekomanduar e lesh-gurit mineral NaturBoard FIT PLUS, λ=0.037 është 10cm

*Sipas rekomandimeve të Rregullores për EnEf, trashësia e izolimit në nënçati duhet të jetë të paktën 25cm.

Unifit 035 ose Ekoroll, lesh-xhami mineral

Siguron mbrojtje termike dhe kontribuon drejt cilësisë së ajrit në shtëpi.

Përse lesh-xhami mineral?

Vetëm lesh-xhami Knauf Insulation ka certifikatë të artë EUROFINS (për rregullimin e emisioneve të dëmshme në ajër) që bën të jetë një lloj „filtër për ajër“. Kjo karakteristikë, përveç karakteristikës së saj për të lëshuar avullin (çatia „merr frymë“), qëndrueshmëria dhe mos djegia, e bën të dëshirueshëm për shkak të qëndrimit të këndshëm në nënçati.

Trashësia e rekomanduar e lesh-xhamit mineral Unifit 035 ose Ekoroll është 15cm

*Sipas rekomandimeve të Rregullores për EnEf, trashësia e izolimit në nënçati duhet të jetë të paktën 25cm.

Homeseal LDS 5, pengesë aktive e avullit

Siguron një rehati më të madhe dhe komoditet dhe në mënyrë të kontrolluar e lëshon avullin.

Përse pengesë aktive të avullit?

Ky lloj mbështjellësi, si pasojë e lëshimit të pjesërishëm të avullit, në mënyrë të kontrolluar e lëshon lagështinë nga hapësira dhe njëkohësisht nuk lejon që teprica e avullit të ujit të shtresohet në strukturën e çatisë.

Në kombinim me membranën e jashtme siguron rehati më të madhe dhe komoditet në shtëpi. Për dallim të mbështjellësve klasik (struktura PVC), është e qëndrueshme (struktura polipropilene) dhe mundëson që çatia të „merr frymë“.